Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

SHBA- Melania, Eric, Donald Jr., Ivanka dhe Barron e gjithë familja Trump do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë të hënën pas inaugurimit të Donald Trump. Edhe pse të afërmit e tij pritet të jenë më pak të përfshirë në këtë mandat të dytë të Trump, disa pritet të mbajnë një rol kyç si këshilltarë jozyrtarë të republikanit. Gruaja e tretë e Trump, Melania, me të cilën ai u martua në vitin 2005, po kthehet si zonja e parë e SHBA. Ish-modelja 54-vjeçare do të banojë në Shtëpinë e Bardhë, siç bëri gjatë mandatit të parë të bashkëshortit të saj.
Tradicionalisht, zonjat e para të SHBA-së përfshihen në organizimin e darkave zyrtare dhe duke e marrë përsipër të promovojnë çështjet sociale. Herën e parë që mori këtë rol, Melania Trump u përfshi në luftën kundër ngacmimeve në internet. Djali i madh i presidentit amerikan, biznesmeni 47-vjeçar Don Jr njihet ushtroi ndikim të madh te babai i tij për të zgjedhur J. D. Vance si zëvendëspresident.
Sipas mediave amerikane, Don Jr nuk është më i fejuar me Kimberly Guilfoyle, të cilën Trump e emëroi si ambasadore amerikane në Greqi. Donald Trump Jr nuk pritet të marrë një rol zyrtar në Shtëpinë e Bardhë, por do të mbetet nënkryetar ekzekutiv i biznesit familjar, Organizata Trump. Ivanka Trump u distancua nga politika në fund të mandatit të parë të babait të saj, pasi ishte një nga këshilltaret e tij kryesore.
"Unë e di koston e kësaj dhe nuk jam gati t'ua vë atë fëmijëve të mi," tha së fundmi Ivanka.
Bashkëshorti i saj Jared Kushner ishte gjithashtu këshilltar i Trump në mandatin e tij të parë, duke u marrë kryesisht me liderët e vendeve të Gjirit gjatë periudhës kur SHBA po negocionte përfundimin e Marrëveshjes së Abrahamit për të normalizuar marrëdhëniet e saj me Izraelin. Këtë herë, Kushner nuk do të ketë një rol zyrtar, por do të jetë një këshilltar jozyrtar i Trump për çështjet e Lindjes së Mesme.
Eric Trump, 41 vjeç, më i riu nga fëmijët e Trump nga martesa e tij e parë, ishte nënkryetar i Organizatës Trump gjatë mandatit të parë të babait të tij, duke u shfaqur në mitingje dhe në televizion për ta mbrojtur atë. Ai pritet të mbajë të njëjtat role edhe në mandatin e dytë të Trump. Bashkëshortja e tij, Lara Trump, e cila po përpiqet të bëjë karrierë si këngëtare, së fundmi dha dorëheqjen si nënkryetare e Partisë Republikane.
Një fëmijë i vetëm nga martesa e Trump me Marla Maples, Tiffany kishte bërë disa paraqitje publike në krah të babait të saj gjatë mandatit të tij të parë. 31-vjeçarja e diplomuar në drejtësi ka marrë pjesë në disa mitingje fushate në vitin 2024, por planifikon të qëndrojë larg politikës, ndërkohë që sipas mediave amerikane, ajo është në pritje të një fëmije.
Gjatë mandatit të parë të Trump, nëna e tij Melania e mbrojti atë nga sytë e publikut, por tani 18-vjeçari Barron duket i gatshëm të fillojë rrugën e tij në politikë. Fëmija më i vogël i Donald Trump ka qenë një pjesë e rëndësishme e strategjisë së republikanit për të tërhequr të rinjtë në 2024, duke përfshirë inkurajimin e tij për të intervistuar Andy Ross një YouTuber i njohur.
Charles Kushner, babai i Jaredit, do të jetë ambasadori amerikan në Francë. Edhe pse u dënua për evazion fiskal dhe ryshfet për dëshmitarë, Trump e fali atë në vitin 2020. Massoud Boulos, vjehrri i Tiffany Trump, do të jetë këshilltari i presidentit amerikan për Lindjen e Mesme.
IZRAEL- Kabineti i Izraelit miratoi marrëveshjen për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve me grupin militant palestinez Hamas në Rripin e G...
EUROPA- Sipas parashikimit të Komisionit Europian, rritja e ekonomisë në Bashkimin Europian pritet të shkojë deri në 1.5% në...
SHBA- Mark Zuckerberg, tha se autoritetet amerikane, si Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA), mund të lexojnë mesazhet tona në WhatsApp...
Josip Dabro KROACI - Një video e zëvendëskryeministrit kroat, Josip Dabro duke qëlluar nëntë të shtëna nga nj&...
BERLIN- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti i Partisë Popullore Evropiane Manfred Weber u takuan me liderin e Unionit K...
Liridona Ademaj PRISHTINË - Avokati i familjes së 30-vjeçares së ndjerë, Liridona Ademaj, e cila u vra në Kosovë nga 4...
BEOGRAD- Qindra mijëra studentë dhe qytetarë në Beograd demonstruan të premten (17 janar) para studiove të Radios dhe Televizion...
SHBA- Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se inaugurimi i tij të hënën do të zhvillohet brenda nd&eu...
SHBA- Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arre...
Policia italiane ITALI - Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Parma të Italisë pasi ak...