Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
IRAN- Esmat Vatanparast humbi 11 anëtarë të familjes së gjerë gjatë ekzekutimeve masive të të burgosurve politikë dhe kundërshtarëve të regjimit në Iran në vitet ’80. Në tri dekadat e fundit, e moshuara Vatanparast ka kërkuar drejtësi për vdekjen e anëtarëve të familjes së tij, përfshirë të dy vajzave të saj dhe tre vëllezërve.
Më 19 maj, kur presidenti Ebrahim Raisi u vra pas rrëzimit të helikopterit me të cilin udhëtonte në veriperëndim të Iranit, Vatanparast tha se ajo mori diçka që i dukej si drejtësi. Raisi supozohet se ka luajtur rol në ekzekutimin e të paktën 5.000 anëtarëve të organizatës Mujahedin-e Khalq Organization (MKO), studentëve, partive politike dhe grupeve të majta gjatë verës të vitit 1988.
“Lumturia ime nuk ka kufij”, tha Vatanparast për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë më 20 maj, ditën kur u konfirmua vdekja e Raisit. Ajo u largua në Suedi pas masakrës. “Sot është një ditë e bukur për popullin e Iranit”, shtoi ajo.
Raisi, i njohur si “Kasapi i Teheranit” ishte akuzuar se ka shërbyer si prokuror në “komitetin e vdekjes” që kishte urdhëruar ekzekutimet. Shumë persona u ekzekutuan në burgje, përfshirë edhe në burgun famëkeq Evin, në kryeqytetin iranian.
Vatanparast tha se ishte “shumë e vështirë” për familjarët e viktimave të masakrës të shikonin ngritjen e Raisit, ish-shefit të gjyqësorit, i cili u bë president pas zgjedhjeve kundërthënëse të vitit 2021.
“Dua të përgëzoj të gjitha nënat dhe baballarët fëmijët e të cilëve u vranë nga Republika Islamike dhe të cilët nuk mund të flisnin e as s’mund të bënin asgjë”, tha Vatanparast, e cila është në të 80-tat.
Vrasjet masive ishin urdhëruar nga themeluesi i Republikës Islamike, Ajatollah Ruhollah Khomeini. Në një fatva, apo dekret fetar, Khomeini deklaroi se “femohuesit” dhe ata që kapin armët kundër Republikës Islamike ishin “duke luftuar kundër Zotit” dhe duhet të dënoheshin me vdekje. Disa vlerësime për ekzekutimet masive më 1988 thonë se numri i viktimave arriti në dhjetëra mijëra.
Fatva ishte lëshuar në ditët e fundit të luftës së Irakut që u zhvillua më 1980-88, gjatë së cilës, anëtarët e MKO-së ndryshuan anë dhe luftuan përkrahë forcave irakiane. Vetëm një iranian është dënuar dhe burgosur për ekzekutimet masive. Hamid Nouri, ish-zyrtar iranian i burgjeve, u dënua me burgim të përjetshëm në Suedi më 2022 për rolin e tij në masakër.
Mehdi Aslani është ish-anëtar i organizatës së majtë, Fadayian-e Khalq. Ai ka vuajtur dënim në burgun Gohardasht, afër Teheranit dhe në burgun Evin. Aslani i mbijetoi ekzekutimeve masive të vitit 1988 dhe u largua për në Gjermani. Ai dëshmoi gjatë gjykimit të Nourit në Suedi.
“Në këtë moment jam i lumtur sepse simboli i vrasjeve ka vdekur”, tha ish i burgosuri politik gjatë një bisede me Radio Farda. “Do të gënjeja nëse do thosha se lajmi për vdekjen e këtij xhelati nuk më solli gëzim”.
Përderisa ekipet e shpëtimit ende po kërkonin për helikopterin me të cilin po udhëtonte Raisi, në mediat sociale u shfaqën video të fishekzjarrëve të ndezura gjatë natës, që si duket u hodhën për të festuar.
Mihan Rusta, burri i së cilës ishte në mesin e personave të ekzekutuar më 1988, tha se festimet ishin si rezultat i dekadave të zemërimit dhe dhimbjes. Festimi për një vdekje “mund të mos jetë njerëzore”, tha ajo, por kjo edhe pritet “kur ju për vite të tëra keni qenë nën presion”.
“Është një reagim i natyrshëm dhe njerëzor të ndiesh një ndjenjë lehtësimi kur rrethanat ndërhyjnë aty ku t’i nuk mundesh”, tha Rusta për Radio Farda.
Sikurse edhe shumë familjarë të tjerë të viktimave të ekzekutimeve masive, Rusta u ankua se vdekja e Raisit nënkupton se ai ka shmangur drejtësinë për krimet që pretendohet se ka kryer. Raisi mori në varr “një pjesë të së vërtetës”, tha ajo. “Për ata që kërkojnë drejtësi... këtë mendim do ta keni gjithmonë me vete. Ta dini se kurrë nuk do ta kuptoni të vërtetën e plotë”, shtoi ajo.
Si president, Raisi mbikëqyri shtypjen e përgjakshme të protestave të paprecedenta kundër establishmentit më 2022 dhe ashpërsimit të ligjeve të moralit në Iran. Vatanparast tha se “do të ishte e mirë për botën” që njerëzit sikurse Raisi të përballeshin me drejtësinë. “Sa më shpejt që vdesin... aq më shumë do të jenë të sigurt fëmijët e njerëzve”.
Marrë nga REL
Përplasja BRAZIL- Një 64-vjeçar në Brazil tentuar të ndalojë një hajdut që i vodhi një Rolex. Në videon...
Foto ilustruese RAFAH- Kombet e Bashkuara pezulluan të martën shpërndarjen e ushqimeve në qytetin jugor të Gazës, Rafah, p&eu...
Aleksandër Vuçiç SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sot në New York përpara votimit n...
Foto ilustruese UKRAINA- Ushtria ukrainase tha të martën se shkatërroi anijen e fundit luftarake ruse të armatosur me raketa lundrimi q...
Foto ilustruese AMSTERDAM- Holanda nuk do t'i lejojë më qytetarët e saj të birësojnë fëmijë nga vendet e huaja, tha...
Gjykatësi Nake Georgiev SHKUP - Zyra për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin e Prokurorisë Themelore Publike në Shkup hapi të mar...
Automjetet ushtarake ruse shihen gjatë fazës së parë të stërvitjeve, që përfshin trajnim praktik në përgatit...
Donald Trump SHBA - Të martën përfundoi faza e dëgjimit të dëshmive në gjyqin penal ndaj ish-Presidentit Donald Trump i ...
Kryeministri i Moldavisë, Dorin Recean, dhe shefi i diplomacisë të BE-së, Josep Borrell, gjatë ceremonisë së nënshkrim...
Një nga viktimat BRAZIL- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Brazil ku raportohet se një 16-vjeçar ka v...