Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
KOSOVË- Energjia, transporti, sistemi bankar, tregjet financiare, shëndetësia, uji i pijshëm dhe ujërat e zeza, rrjeti digjital, administrata publike, si dhe prodhimi, përpunimi dhe shpërndarja e ushqimit janë sektorët që përbëjnë infrastrukturën kritike të Kosovës. Kjo infrastrukturë është jetike për funksionimin dhe sigurinë e shtetit, si dhe të qytetarëve të tij. Kosova ka ligj për mbrojtjen e saj, por disa ekspertë të sigurisë thonë se ai nuk zbatohet siç duhet.
Për Mentor Vrajollin, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), shtimi i masave është urgjent, në kohën kur kërcënimet, “si kibernetike, ashtu edhe terroriste”, janë rritur në nivel global.
Javën e kaluar, në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës - i cili furnizon me ujë disa qytete dhe termoelektrana të vendit - ndodhi një shpërthim i fuqishëm, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale. Për pasojë, furnizimi i rregullt me ujë dhe energji elektrike u ndërpre për disa kohë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Serbinë për këtë sulm, duke thënë se qëllim kishte t’i shkaktonte dëme të pariparueshme infrastrukturës kritike të Republikës së Kosovës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mohoi çdolloj përgjegjësie dhe e dënoi sulmin. Kosova ka Ligjin për infrastrukturën kritike që nga viti 2018. Qëllimi i tij është “ta ruajë dhe mbrojë infrastrukturën kritike kombëtare dhe evropiane, t’i mbrojë qytetarët e Republikës së Kosovës, t’i parandalojë incidentet dhe ta minimizojë dëmin potencial në këtë infrastrukturë”.
Më 27 nëntor, vetëm dy ditë para sulmit në Ibër-Lepenc, Qeveria e Kosovës miratoi disa ndryshime në ligj, duke i shkrirë disa sektorë të infrastrukturës kritike në një. Këto ndryshime tani janë në pritje të votimit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Përndryshe, autoriteti kryesor për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji, si dhe të politikave për identifikimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike, është Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.
Ajo ka kompetencë të kryejë inspektime në terren dhe të sigurojë, madje, mbrojtjen e duhur fizike të hapësirave të infrastrukturës kritike. Kjo ministri nuk iu përgjigj kërkesave të Radios Evropa e Lirë për të komentuar rreth mbikëqyrjes dhe mbrojtjes së kësaj infrastrukture.
Por, pas shpërthimit në Ibër-Lepenc, Këshilli i Sigurisë i Kosovës miratoi disa masa shtesë për të forcuar sigurinë e infrastrukturës kritike, qoftë në ura, trafostacione, antena, liqene etj. Për këtë qëllim, Këshilli kërkoi nga Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës që të aktivizohen në terren.
Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Izmi Zeka, thotë se nuk duhet pritur ndonjë rast i caktuar për t’u marrë masa. Sipas tij, janë disa sektorë që u duhet sigurim i vazhdueshëm fizik. Në mesin e tyre, ai veçon ujin, ushqimin dhe rrymën.
“Penda e Badovcit, Gjilanit, Ujmanit, Ujësjellësi Rajonal ‘Prishtina’, ‘Mitrovica’... e pastaj Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) janë sektorë që nuk duhet të lihen pa roje, pa mbikëqyrje, pa kontroll 24 orë, sepse dëmet eventuale në ta mund të jenë katastrofale dhe ta rrezikojnë shëndetin publik”, thotë Zeka për Radion Evropa e Lirë.
Pyetjeve të REL-it për sigurimin fizik të objekteve të tyre nuk iu përgjigjën as KEK-u, as Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë - KEDS, e as Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”. Bashkim Kurti, kryeshef ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal “Mitrovica”, tha se në fabrikat ku bëhet trajtimi i ujit, ka roje gjatë gjithë kohës.
“Ndërmarrja i ka dy fabrika: një në Shipol dhe një në Balincë. Në këto dy hapësira ka sigurim 24 orë. Ata janë punëtorë të kompanisë dhe përkujdesen edhe për çështje të sigurisë, edhe për çështje operative”, tha Kurti për Radion Evropa e Lirë.
Pas sulmit në Ibër-Lepenc, kryeministri Kurti tha se ky kanal është thuajse e pamundur të mbikëqyret gjatë gjithë kohës.
“Kanali Ibër-Lepenc është një kanal mbi 50 kilometra dhe natyrisht që është tejet e vështirë të kontrollohet dhe të jetë nën mbikëqyrje 24 orë në shtatë ditë të javës, në gjithë gjatësinë e tij”, tha ai në një konferencë për media më 1 dhjetor.
Vrajolli nga QKSS-ja thotë se shkatërrimi i infrastrukturës kritike mund ta pengojë funksionimin e shtetit. Ndaj, sipas tij, duhet të ndërmerren masa sa më herët, në përputhje me ligjin. Në këtë aspekt, ai rekomandon që Kosova të përpilojë një listë me emra të institucioneve, të ndërmarrjeve apo të operatorëve privatë, që do të mbikëqyrnin dhe ruanin infrastrukturën kritike.
“Të sigurohemi që në këtë periudhë, kur kërcënimet në nivel global janë rritur dukshëm, i kemi masat e nevojshme për të parandaluar çfarëdo sulmi rreth kësaj infrastrukture”, thotë Vrajolli, duke përmendur si opsion edhe vendosjen e kamerave përreth saj.
Ai shton se Kosova nuk ka kuadro të mjaftueshme për zbatimin e ligjit, por se “ato mund të krijohen”. Koordinimi ndërinstitucional, sipas tij, është i domosdoshëm, sepse infrastruktura kritike nuk është vetëm në pronësi publike, por edhe private, e po ashtu, ajo nuk është vetëm fizike, por edhe virtuale.
“Shteti duhet ta identifikojë dhe mbrojë atë, sidomos tash kur është një periudhë e pasigurt, kur ka shumë aktorë të gatshëm për të krijuar destabilitet në të gjithë botën”, thotë Vrajolli.
Duke iu adresuar gazetarëve më 1 dhjetor, Kurti përmendi Rusinë dhe tha se sulmi në Ibër-Lepenc “duket se ka lidhje” me sulmet e Federatës Ruse kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Për t’i përforcuar këto pretendime, ai shfaqi një fotografi për të cilën tha se tregon emblema të njësive ushtarake ruse, të konfiskuara nga Policia e Kosovës në veri të vendit./ REL
Takimi KOSOVË- Një ditë pas takimit me Presidentin e re të Këshillit Evropian, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka r...
BELGJIKË- Ish-komisioneri evropian dhe ish-ministri i belg, Didier Reyders së fundmi është marrë në pyetje pasi dyshohet pë...
Foto ilustruese KENIA- Një anije e mbytur është gjetur në brigjet e Kenias ndërsa studiuesit dyshojnë se mund të je...
Balena ZELANDA E RE- Një nga balenat më të rralla në botë është gjetur nga një grup shkencëtarës të ...
Foto ilustruese FINLANDË- Prerja e dy kabllove me fibra optike me bazë tokësore në Finlandë të hënën...
Foto ilustruese ARABIA SAUDITE- 303 është numri i personave të ekzekutuar në vitin 2024 në Arabinë Saudite, sipas nj&eum...
Foto ilustruese ITALI- Statuja të lashta, monedha, bizhuteri nga koha romake dhe etruske janë zbuluar në San Cassiano dei Bani në Toska...
Viktima ITALI- Filippo Touretta u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Giulia Cechettin, një studente 22-vjeçar...
Foto ilustruese KONGO- Një sëmundje e ngjashme me gripin që ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve brenda dy javësh ës...
foto ilustruese UKRAINË- Neni 5 është thelbi i Marrëveshjes së NATO-s. Ai përcakton detyrimin për mbështetje n...