
Një plan i guximshëm për të përdorur asetet e ngrira të Rusisë për të dhënë një hua prej 140 miliardë eurosh për Ukrainën është bllokuar nga udhëheqësit e BE-së. Ja pse. Bashkimi Europian po nxiton të gjejë mënyra për të mbështetur financat e Ukrainës ndërsa lufta nuk po shfaq shenja përfundimi dhe kostot po rriten.
Urgjenca është shtuar pasi administrata e Trump e ka bërë të qartë se do t’i takojë Europës të mbajë barrën për sigurinë e kontinentit. Me SHBA-në që tërhiqet, europianët po shqyrtojnë një plan të guximshëm për të përdorur asetet e ngrira të Rusisë për të dhënë një hua reparacionesh prej 140 miliardë eurosh për Ukrainën, e cila mund të ndihmojë në mbulimin e nevojave financiare dhe ushtarake të vendit për vitet 2026 dhe 2027.
Pengesat
Plani po has pengesa. Belgjika, që mban asetet, e bllokoi gjatë samitit të BE-së këtë javë, duke përmendur pasojat ligjore dhe rrezikun e hakmarrjes nga Rusia.
Megjithatë, europianët janë të qartë se nuk duan që taksapaguesit e tyre të paguajnë për shkatërrimin e shkaktuar nga Rusia, kështu që alternativa ka pak. Ata bien dakord për çfarë duhet bërë, por ende jo për si ta bëjnë.
Si arritëm deri këtu
Në javën e parë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, në fillim të vitit 2022, BE-ja dhe aleatët e G7-s vendosën sanksione të paprecedenta ndaj Kremlinit. Një nga to ishte ngrirja e aseteve të Bankës Qendrore Ruse në Perëndim për t’i prerë Moskës mundësinë e financimit të luftës.
Për BE-në, kjo nënkuptonte 210 miliardë euro ndikim ekonomik e politik ndaj Rusisë, pasi pjesa më e madhe e aseteve ndodhen në Euroclear, një depo qendrore letrash me vlerë në Bruksel. Ato gjenerojnë fitime vjetore prej 2.5–3 miliardë euro për qeverinë belge.
Pas muajsh debatesh, BE-ja filloi të përdorë këto të ardhura për të ndihmuar Ukrainën, duke u bashkuar më pas me një hua të përbashkët të G7 prej 45 miliardë eurosh. Por me Rusinë që nuk tregon gatishmëri për paqe, kjo shumë po konsiderohet e pamjaftueshme.
Çfarë është kredia e reparacioneve
Komisioni Europian shqyrtoi asetet në Euroclear (banka e letrave me vlerë të sekuestruara që ndodhet në Bruksel), të cilat janë shndërruar në një fond cash prej rreth 175 miliardë eurosh, me 10 miliardë shtesë që priten. Sipas planit, Euroclear do t’ia transferonte këto fonde Komisionit, i cili do të jepte një hua prej 140 miliardë eurosh për Ukrainën, ndërsa pjesa tjetër do të mbulonte kredinë e G7. Kredia do të shpërndahej me këste, me kushte të caktuara, për shembull, që armët e blera të jenë prodhim europian. Ukraina do ta kthente vetëm pasi Rusia të përfundonte agresionin dhe të binte dakord për kompensim – prandaj quhet “kredi reparacionesh”. Komisioni thekson se kjo nuk është konfiskim, pasi asetet do t’i ktheheshin Rusisë pas kompensimit. Politikisht, plani është tërheqës sepse do të siguronte një linjë të qëndrueshme ndihme për Kievin pa ngarkuar direkt shtetet anëtare.
Pse Belgjika është pengesa kryesore
Ashtu si vendi ku ndodhen paratë e bllokuara, Belgjika ka rol kyç. Ajo ka një traktat investimesh me Rusinë që parashikon arbitrazh në rast mosmarrëveshjesh. Belgjika druhet se në momentin që fondet largohen nga Euroclear, Moska do të hakmerret dhe do të kërkojë kompensime gjigante në gjykata ndërkombëtare. Kryeministri Bart De Wever kërkon “garanci të plota të përbashkëta” nga të gjitha vendet e BE-së. Në teori, secili shtet do të mbështeste një pjesë të huas në raport me madhësinë e tij. “Nëse merrni paratë nga vendi im dhe diçka shkon keq, unë nuk jam as në gjendje, as i gatshëm të paguaj 140 miliardë euro, për një javë,” tha De Wever pas samitit.Ai shtoi se pak entuziazëm u tregua për ndarjen e përgjegjësisë.
Çfarë thotë Banka Qendrore Europiane
Presidentja Christine Lagarde ka paralajmëruar më herët kundër çdo veprimi që mund të shihet si konfiskim i aseteve sovrane, pasi do të dëmtonte reputacionin e euros dhe do të shkelte ligjin ndërkombëtar.
Megjithatë, formati aktual nuk është konfiskim, sepse Rusia mund t’i rikuperojë fondet nëse paguan reparacionet (edhe pse kjo është pak e mundur). Lagarde nuk e ka kundërshtuar planin, por ka kërkuar më shumë punë teknike dhe përfshirjen e aleatëve të G7. De Wever ka kërkuar transparencë totale për të zbuluar ku ndodhen asetet në të gjithë Europën.
Çfarë thonë vendet e tjera
Shumica e shteteve anëtare e kuptojnë qëndrimin belg. Kancelari gjerman Friedrich Merz tha: “Do të përdorja të njëjtin argument nëse asetet do të ishin në Gjermani.”Kryeministri holandez Dick Schoof shtoi se “rreziku duhet ndarë nga të gjithë, jo vetëm nga Belgjika”. Hungaria ndërkohë e ka refuzuar pjesëmarrjen. Diplomatët thonë se kompensimi i kompanive belge në rast hakmarrjeje ruse është i papranueshëm. Rasti i fundit i Austrisë për të kompensuar një bankë ndërkomnbëtare, e cila humbi 2.1 miliardë euro në Rusi, nuk u mbështet nga të tjerët.
Alternativat
Liderët i kanë kërkuar Komisionit të shqyrtojë opsione të tjera për të mbuluar nevojat financiare të Kievit për 2–3 vitet e ardhshme. Një mundësi është që vetë shtetet të dalin në tregje për të mbledhur fondet, siç u bë në vitin 2023 me Ukraine Facility prej 50 miliardë eurosh. Por kjo do të ishte e vështirë për vende si Franca e Italia, të mbingarkuara me borxhe.
Presidenti Macron tha se diskutimi nuk e hodhi poshtë propozimin, por ngriti “çështje teknike që duhen sqaruar”. Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen shtoi: “U pajtuam për çfarë duam të bëjmë – tani duhet të përcaktojmë si ta bëjmë.” Një version i përditësuar i planit pritet të paraqitet para samitit të dhjetorit, i konsideruar moment vendimtar.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se vendit i duhen fondet në fillim të vitit 2026:
“Nuk e di nëse është e mundur. Jo gjithçka varet nga ne. Është një vendim politik.”
Artikuj te sugjeruar
BOTA
26 Tetor20:28
Të shtëna me armë në një universitet në Pensilvani, një person i vrarë dhe gjashtë të plagosur
Të paktën një person u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në Universitet...
BOTA
26 Tetor18:31
"Çfarë do të bëjnë 48 orët e ardhshme?" Trump i jep ultimatum Hamasit për pengjet
Forcat izraelite kryen një sulm preciz ndaj një individi në Gazën qendrore i cili po planifikonte të sulmonte trupat izraelite. Nj&eu...
BOTA
26 Tetor18:07
E rëndë në Itali, 19-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në banesë nga i vëllai
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur të premten, më 24 tetor, në Masotti, Serravalle Pistoiese të Italisë ku një i ri ...
BOTA
26 Tetor17:29
Arrestohen në Itali dy shqiptarë, rrëmbyen dhe grabitën një çift italian për 64 mijë euro
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane, pasi dyshohen se janë autorët e një rrëmbimi dhe grabitjeje të...
BOTA
26 Tetor16:36
REL: Trump në Azi, mbikëqyr nënshkrimin e armëpushimit dhe një seri marrëveshjesh tregtare
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nisi me ritëm të shpejtë turneun e tij aziatik të dielën, duke shpallur nj&eum...
BOTA
26 Tetor16:21
Parandalimi i mashtrimeve me 'Deepfake', strategjitë dhe masat e sigurisë
Stephen Ross, partner dhe drejtues i grupit të mashtrimeve civile në firmën Withers, ka paralajmëruar për rritjen e përdorimit t...
BOTA
26 Tetor15:44
Shpërthejnë protestat në Stamboll në mbështetje të liderit të arrestuar të opozitës, Ekrem Imamoglu
Partia kryesore opozitare në Turqi, Partia Republikane Popullore (CHP), ka mbajtur një tubim të dielën në mbështetje të Ekr...
BOTA
26 Tetor15:33
Sllovakia refuzon të bëhet pjesë e planeve të BE-së për ndihma ndaj Ukrainës, ja çfarë lajmëron kryeministri Fico
Sllovakia ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në asnjë program të Bashkimit Evropian që ka për qëllim financimin...