BOTA

FBI çaktivizon rrjetin e programeve të përdorura nga elita e spiunëve rusë

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Maj 2023, 23:16
FBI çaktivizon rrjetin e programeve të përdorura nga elita e

FBI-ja ka çaktivizuar disa programe të dëmshme kompjuterike të përdorura nga elita e spiunëve rusë, thanë të martën autoritetet amerikane, duke ofruar një pasqyrë të vogël të përballjes digjitale midis dy superfuqive kibernetike. Zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit thanë se ekspertët teknikë të FBI-së kishin identifikuar dhe çaktivizuar programet e përdorura nga shërbimi rus i sigurisë, FSB kundër një numri të pazbuluar kompjuterësh amerikanë, një veprim që ata shpresojnë se do t’i japë një goditje vdekjeprurëse një prej programeve kryesore të spiunazhit kibernetik të Rusisë.

“Ne e vlerësojmë këtë si mjetin e tyre kryesor të spiunazhit”, u tha gazetarëve një nga zyrtarët amerikanë përpara deklaratës publike mbi këtë çështje. Ai tha se Uashingtoni shpresonte se operacioni do ta “çrrënjoste atë nga fushëbeteja virtuale”.

Zyrtari tha se spiunët e FSB-së që përdornin programin kompjuterik, të njohur me emërtimin “Snake”, janë pjesë e një grupi famëkeq hakerimi i njohur si “Turla”.

Grupi ka qenë aktiv për dy dekada, duke vënë në shënjestër një sërë objektivash të NATO-s, agjencive qeveritare të Shteteve të Bashkuara dhe kompanive të teknologjisë, tha një zyrtar i lartë i FBI-së.

Diplomatët rusë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment. Moska zakonisht mohon përfshirjen në operacione të spiunazhit kibernetik.

Zyrtarët amerikanë folën me gazetarët të martën përpara publikimit të lajmit në kushte anonimiteti. Njoftime të ngjashme për përpjekjet për sulme kibernetike të FSB-së u bënë nga agjencitë e sigurisë në Britani, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re.

Turla konsiderohet gjerësisht si një nga ekipet më të sofistikuara të hakerave të studiuara nga komuniteti i sigurisë.

“Ata kanë vazhduar të veprojnë në hije duke u fokusuar në sigurinë e fshehtë dhe operacionale”, tha John Hultquist, nënpresident për analizimin e kërcënimeve në kompaninë amerikane të sigurisë kibernetike Mandiant. “Ata janë një nga objektivat më të vështira që kemi hasur”.

Qeveria amerikane e titulloi operacionin për ndërprerjen e programit Snake si “Operation Medusa”. FBI-ja dhe partnerët e saj identifikuan se ku ishte vendosur mjeti i hakerave në internet dhe ndërtuan një program unik softuerësh për të shkatërruar infrastrukturën e hakerëve.

FBI-ja u mbështet në autorizimet ekzistuese të urdhrave të kërkimit për të hyrë në distancë në programin keqdashës rus të përdorur brenda rrjeteve të viktimave në SHBA dhe për të shkëputur lidhjet e tij.

Zyrtari i lartë i FBI-së tha se mjeti i Byrosë Federale ishte krijuar vetëm për të komunikuar me programin rus të spiunazhit./ VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan