Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
SHBA- Ish Presidenti Donald Trump është i sigurt pas asaj që zyrtarët thonë se ishte atentati i dytë, i pasuksesshëm në dy muaj ndaj tij. FBI mori përsipër çështjen pas të shtënave të së dielës ndërsa siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell i dyshuari po mbahet në paraburgim. Kjo përpjekje e dytë vetëm sa shton zhvillimet dramatike që po përjetojnë amerikanët në këtë fushatë zgjedhore.
Për herë të dytë në nëntë javë, ish-Presidenti Donald Trump i shpëtoi një atentati të mundshëm. Sipas Byrosë Federale të Hetimit (FBI), rasti i fundit ndodhi të dielën pasdite, në klubin e tij të golfit në West Palm Beach të Floridas.
Ndryshe nga hera e parë, kjo nuk ndodhi në transmetim të drejtpërdrejtë, siç ndodhën të shtënat të cilave zoti Trump u mbijetoi më 13 korrik. Atëherë zoti Trump u plagos në vesh, ndërsa një pjesëmarrës në tubimin zgjedhor të tij u vra.
Ditë më vonë, zoti Trump mori emërimin e Partisë Republikane si kandidat për president. Zyrtarët të dielën thanë se ish Presidenti nuk ishte lënduar. FBI, e cila drejton hetimin, thotë se “duket të jetë një përpjekje për atentat”.
Drejtuesi i policisë lokale tha se i dyshuari u largua, duke lënë pas një ‘pushkë të stilit AK-47’, një kamera të llojit ‘GoPro’ dhe dy çanta. Policia më vonë e kapi atë teksa po kalonte me shpejtësi përgjatë autostradës kryesore duke shkuar drejt qarkut fqinj.
“Agjenti i Shërbimit Sekret që ishte afër bëri një punë fantastike. Ai arriti të dallojë tytën e pushkës që shihej përtej shkurres ku qëndronte i dyshuari dhe oficeri reagoi menjëherë duke qëlluar. Në atë kohë ai individ iku menjëherë”, thotë Rick Bradshaw, drejtues i policisë në Palm Beach.
Në një deklaratë të përbashkët më pak se një orë pasi ekipi i ish Presidentit njoftoi për tentativën e dytë kundër zotit Trump, Presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris thanë se po informoheshin rregullisht për rastin. Të dy thanë se ndjehen ‘të lehtësuar’ që zoti Trump është i sigurt.
“Presidenti dhe Nënpresidentja janë informuar për incidentin në fushën e golfit, ku ish-presidenti ishte duke luajtur golf. Ata ndjehen të lehtësuar që kanë marrë vesh se ai është i sigurt”, thuhet në këtë deklaratë.
Policia njoftoi se i dyshuari ishte “midis 275 dhe 450 metrash” nga zoti Trump, i fshehur në shkurre. Ndërsa kjo nxit pyetjet se si kjo do të shtojë pasiguri të mëtejshme në një fushatë zgjedhore tashmë të trazuar, këto shifra nënvizojnë një fakt të tmerrshëm ndërsa Amerika po shkon drejt zgjedhjeve të nëntorit: Atë që një person i armatosur me një armë të llojit AK-47 arriti t'i afrohej kaq shumë ish-presidentit./ VOA
Putin RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka urdhëruar ushtrinë ruse të hënën ta rrisë numrin e trupave pë...
Foto ilustruese KOSOVË- Kosovën e kanë vizituar më pak shtetas të huaj në korrik 2024 sesa një vit më parë. N&...
Foto ilustruese UKRAINË- Ukraina tha të hënën se i ka kërkuar Kombeve të Bashkuara dhe Komisionit Ndërkombëtar t&eu...
SHBA- Djali i Ryan Wesley Routh, i dyshuari për atentatin e mundshëm pranë klubit të golfit të Donald Trump në Florida t&eu...
Ryan Wesley Routh SHBA- Ryan Wesley Routh është identifikuar nga mediat amerikane si i dyshuar pas atentatit të dukshëm ndaj kandidatit...
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se shteti i tij do të hakmerret ndaj sulmit me raketë që goditi pjesën qendrore t...
RUSI- Një nënë 13-vjeçar në qytetin e Chelyabinsk sulmoi disa shokë të klasës dhe një mësues me një &...
BRITANI- Prezantuesi i BBC News, Huw Edwards, është dënuar me gjashtë muaj burg dhe pezullim për dy vjet, pasi ai pranoi akuzat ...
BRAZIL- Ky është momenti kur një prezantues televiziv brazilian dhe kandidat për kryetar bashkie godet mbi kokë një rival p...
viktor orban HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se i ka anuluar të gjitha “detyrimet e tij ndërkombëtare”...