Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

SHBA- Me emërimin si shefe kabineti e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, Susie Wiles zhvendoset nga një rol përgjithësisht në prapaskenë, si bashkëdrejtuese e fushatës elektorale, drejt një nga postet më të rëndësishme në një administratë të re në Shtëpinë e Bardhë.
Kur të marrë detyrën në janar, 67-vjeçarja do të bëhet gruaja e parë që do të shërbejë në detyrën e shefes së kabinetit të një presidenti amerikan.
Ndërsa bënte njoftimin të enjten, Presidenti i zgjedhur Trump tha se zonja Wiles është “e fortë, e zgjuar, novatore dhe admirohet dhe respektohet në mbarë botën”.
“Është një nder më se i merituar që të kemi Susie-n si gruan e parë shefe kabineti në historinë e Shteteve të Bashkuara. Nuk kam asnjë dyshim se ajo do ta bëjë vendin tonë krenar”, tha Presidenti i zgjedhur Donald Trump në deklaratën e tij.
Zonja Wiles iu shmang përgjithësisht publicitetit gjatë kohës që bashkëdrejtoi fushatën e suksesshme zgjedhore. Së bashku me bashkëdrejtuesin tjetër Chris LaCivita, asaj i atribuohej merita e dhënies së një forme më të disiplinuar stilit më spontan të zotit Trump gjatë aktiviteteve të fushatës.
Ajo nuk foli gjatë festës për fitoren në zgjedhje të zotit Trump të mërkurën, kur ai e thirri në podium dhe ajo refuzoi të merrte mikrofonin.
Zonja Wiles rrallë jep intervista televizive dhe tenton të shmangë vëmendjen, një kontrast me zotin LaCivita, i cili njihet se flet haptazi.
Ajo nuk është shumë e njohur në rrethet politike. Gjatë fjalimit të tij të fitores, zoti Trump iu referua zonjës Wiles si "vajza e akullt".
Ajo është një nga këshilltaret më të besuara të Presidentit të zgjedhur Trump. Gjatë një tubimi në Milwaukee, Wisconsin, në fillim të këtij muaji, ai tha: “Ajo është e pabesueshme. E pabesueshme”.
Anketuesi kryesor për fushatën Trump, Tony Fabrizio i tha Politico-s në prill se, “Nuk ka njeri, mendoj, që të ketë informacionin e pasur që ajo ka. Askush në orbitën tonë. Askush”.
Ndërsa zonja Wiles është një figurë disi enigmatike, ajo ka një karrierë të gjatë pune në prapaskenat e politikës amerikane.
Menjëherë pasi u diplomua në Universitetin e Maryland-it në vitin 1979, ajo shkoi për të punuar për ligjvënësin e Nju Jorkut, Jack Kemp dhe iu bashkua ekipit elektoral të fushatës presidenciale të Ronald Reganit në vitin 1980.
Ajo përfundimisht u transferua në Florida, ku këshilloi fushatat e dy kryebashkiakëve dhe ndihmoi sipërmarrësin e atëhershëm Rick Scott të futej në politikë me fushatën e tij të suksesshme të vitit 2010 për guvernator.
Ajo drejtoi fushatën e Guvernatorit të shtetit Utah, Jon Huntsman Jr. në vitin 2012, dhe menaxhoi degën në Florida për fushatën e zotit Trump në 2016. Ajo iu bashkua garës së Ron DeSantisit për guvernator në vitin 2018, por u largua pas një mosmarrëveshjeje në vitin 2019.
Zonja Wiles bëri një paraqitje të rrallë në mediat sociale pak përpara se zoti DeSantis të largohej nga gara presidenciale në janar. "Mirupafshim, mirupafshim", shkruajti ajo.
Ajo më pas drejtoi fushatën kryesore të ish-Presidentit Trump përballë guvernatorit DeSantis, të cilën zoti Trump e fitoi lehtësisht.
Zonja Wiles është e vetmja drejtuese fushate që i mbijetoi një fushate të tërë të zotit Trump dhe është e njohur për aftësinë e saj për të frenuar instiktet spontane apo të paparashikueshme.
Sipas agjencisë së lajmeve The Associated Press, gjatë një fjalimi elektoral në Pensilvani, kur zoti Trump u shkëput nga fjalimi në letër, për të thënë me shpoti se nuk do ta kishte problem nëse anëtarët e mediave qëlloheshin me armë, ajo u shfaq duke e vështruar në heshtje, derisa ai u rikthye tek fjalimi i planifikuar.
Kjo aftësi duhet t'i shërbejë më së miri në rolin e saj të ri. Në katër vitet e tij të fundit në detyrë, ish-Presidenti Trump ndërroi katër shefa kabineti, një rekord për presidentët modernë./VOA
SHBA- Grupi për të drejtat civile NAACP dhe Shtëpia e Bardhë dënuan mesazhet raciste me tekst që i referoheshin skllavëris&...
SERBI- Qytetarët dhe aktivistët serbë kanë protestuar sërish ditën e sotme pas vdekjes së 14 personave nga shembja e s...
SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nuk zhvilloi takim me presidentin bullgar, Rumen Radev, gjatë samitit të K...
Zelensky dhe Starmer UKRAINË- Qeveria ukrainase beson se marrëdhënia e saj me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar ësh...
KOSOVA- Fitorja e zgjedhjeve presidenciale nga Donald Trump duket se ka rikthyer në skenë idenë e shkëmbimit të territoreve...
Princi i Uellsit, William BRITANI E MADHE- Princi i Uellsit, William e ka përshkruar vitin e kaluar si “vitin më të vështir&...
UKRAINA- Perceptimi i përgjithshëm është se përfundimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës nuk është...
Flamuri i BE-së në Selinë në Bruksel BRUKSEL- Komisioni Evropian ka paralajmëruar zyrtarë e BE-së për një prob...
BRUKSEL- Kandidatja për komisionere për zgjerimin e BE-së, Marta Kos, është shprehur kundër idesë së shkëmbimit t...
SHBA- Prokurori i posaçëm Jack Smith i kërkon gjykatës të ndalojë çështjen e ndërhyrjes së Trump në...