BOTA

Fjalimi i lamtumirës nga Biden/ Nga rreziqet ndaj demokracisë amerikane e deri te dezinformimi, ja pikat kryesore

M.B. Përditësimi i fundit 16 Janar 2025, 10:29

Fjalimi i lamtumirës nga Biden/ Nga rreziqet ndaj demokracisë

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, iu drejtua kombit me një fjalim lamtumire mbrëmjen e së mërkurës, duke paralajmëruar se një “oligarki e rrezikshme” e njerëzve jashtëzakonisht të pasur po formësohet në Amerikë, e cila zotëron pushtet dhe ndikim që kërcënojnë demokracinë.

“Jam i shqetësuar për rënien e rrezikshme të pushtetit në duart e ca njerëzve të pasur”, tha Biden, duke folur nga Shtëpia e Bardhë.

Ai tha se rënia e pasurisë në duart e pak vetave nuk e kërcënon vetëm demokracinë, por edhe të drejtat dhe liritë themelore, si dhe pritjet se çdo njeri meriton një “mundësi të barabartë” për të arritur sukses. Pasi ta përfundojë mandatin e tij, Biden do të largohet nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar, dhe do të pasohet nga presidenti i zgjedhur, Donald Trump, i cili është miliarder dhe ka mbështetjen e shefit të Teslas dhe SpaceX, Elon Musk, njeriut më të pasur në botë, si dhe të njerëzve të tjerë jashtëzakonisht të pasur.

Musk, i cili ndjek të njëjtën vijë të politikës së djathtë si Trumpi, i shpenzoi dhjetëra miliona dollarë për ta ndihmuar fushatën presidenciale të Trumpit vitin e kaluar dhe do të marrë pjesë në inaugurimin e tij. Dy miliarderë të tjerë të njohur amerikanë – themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, dhe bashkëthemeluesi i Facebookut dhe shefi i Metas, Mark Zuckerberg – gjithashtu pritet të marrin pjesë në inaugurimin e Trumpit.

Biden përmendi disa nga arritjet e tij, përfshirë drejtimin e vendit për të dalë nga pandemia e koronavirusit gjatë dy vjetëve të tij të para si president, mbështetjen për prodhimin vendas dhe kufizimin e çmimit të barnave të përshkruara. Por, Biden tha se vlerat amerikane janë duke u “sprovuar vazhdimisht”, duke paralajmëruar për ngritjen e mundshme të asaj që ai e quajti “kompleksi industrial i teknologjisë” dhe të ardhmen e inteligjencës artificiale.

“Amerikanët po varrosen nën një ortek dezinformimesh dhe keqinformimesh, që mundësojnë abuzimin me pushtetin”, tha ai.

“Shtypi i lirë po shembet. Redaktorët po zhduken. Mediat sociale po heqin dorë nga verifikimi i fakteve. E vërteta po mbytet nga gënjeshtrat për pushtet dhe për përfitime”, theksoi ai.

Ai nënvizoi se, për t’i luftuar këto prirje, platformat e mediave sociale duhet të mbajnë përgjegjësi për t’i mbrojtur fëmijët, familjet dhe demokracinë amerikane nga abuzimi me pushtetin. Inteligjenca Artificiale (IA), sipas tij, është një zhvillim që ka potencialin për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve, madje edhe për të gjetur një shërim për kancerin, por në të njëjtën kohë mund edhe të “shkaktojë kërcënime të reja për të drejtat tona, mënyrën tonë të jetesës, privatësinë tonë, mënyrën se si punojmë dhe si e mbrojmë kombin tonë”.

“Inteligjenca Artificiale është teknologjia më domethënëse e kohës sonë, ndoshta e të gjitha kohërave. Asgjë nuk ofron më shumë mundësi dhe rreziqe të mëdha për ekonominë, sigurinë, shoqërinë tonë dhe për njerëzimin”, tha ai.

Megjithatë, ajo duhet të jetë “e sigurt, e besueshme dhe e dobishme për mbarë njerëzimin”, shtoi ai, duke theksuar se është më e rëndësishme se kurrë që “si tokë e lirisë, Amerika, dhe jo Kina, ta udhëheqë botën në zhvillimin e IA-së”.

Biden, i cili e mundi Trumpin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, do të largohet nga detyra javën e ardhshme, pasi u tërhoq për shkak të shqetësimeve në lidhje me aftësinë e tij mendore, duke i hapur rrugën nënpresidentes Kamala Harris që të garonte kundër Trumpit si kandidatja e Partisë Demokrate në zgjedhjet e vitit 2024. Harris humbi përballë Trumpit në zgjedhjet e 5 nëntorit./ REL

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan