Në fshatin Neviçisht vetëm pak km larg Korçës këtë 14 shtator dyert e shkollës nuk u hapën.
Shkak ësht&...
BOTA
FOTOLAJM/ Donald Trump dhe Melania presin Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla në Shtëpinë e Bardhë
PiranjatPërditësimi i fundit 27 Prill 2026, 23:12
Çifti presidencial amerikan, Donald dhe Melania Trump, kanë pritur në Shtëpinë e Bardhë çiftin mbretëror të Britanisë, Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla, gjatë ditës së parë të vizitës së tyre zyrtare katërditore në Shtetet e Bashkuara.
Sipas programit zyrtar, në orën 16:15, familja Trump ka pritur Charles dhe Camilla në portikun jugor të Shtëpisë së Bardhë.
Më pas, dy çiftet kanë pirë çaj në “Dhomën e Gjelbër”, ndërsa më vonë ishte planifikuar një vizitë e shkurtër në kopshtet e Shtëpisë së Bardhë, ku do të shihnin edhe kosheret e bletëve të vendosura së fundmi aty.
Programi për sot, të hënën, përfshin një pritje festive në kopshtin e rezidencës presidenciale.
Ndërsa nesër, të martën, Mbreti Charles dhe Presidenti Trump pritet të marrin pjesë në një sërë aktivitetesh zyrtare, përfshirë edhe një paradë ushtarake në Shtëpinë e Bardhë.
Mbreti Charles do të mbajë një fjalim në Kongres dhe më pas do të marrë pjesë në një darkë zyrtare së bashku me presidentin amerikan.