Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...

PARIS- Franca është “e vendosur” ta njohë një shtet palestinez, ka thënë të martën ministri i saj i Jashtëm, teksa ka dënuar Izraelin për situatën e “pajustifikueshme” në Gazë, të krijuar nga fushata ushtarake dhe nga bllokada e saj humanitare.
Kryediplomati francez, Jean-Noel Barrot, ka thënë, po ashtu, se Parisi mbështet një iniciativë të udhëhequr nga Holanda për një rishikim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Izraelit, që mund t’i prekë marrëdhëniet politike dhe ekonomike, raporton AFP.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka lënë të hapur mundësinë që Franca të bëhet vendi evropian i radhës që njeh një shtet palestinez, gjatë një konference të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në qershor.
“Ne nuk mund t’ua lëmë fëmijëve të Gazës një trashëgimi dhune dhe urrejtjeje. Prandaj, e gjithë kjo duhet të ndalet, dhe pikërisht për këtë arsye ne jemi të vendosur ta njohim një shtet palestinez”, ka thënë Barrot për radiostacionin France Inter.
“Dhe, unë jam duke punuar aktivisht për këtë, sepse ne duam të kontribuojmë për një zgjidhje politike në interes të palestinezëve, por edhe për sigurinë e Izraelit”, ka shtuar ai.
Barrot ka folur pasi Macron iu bashkua kryeministrit britanik, Keir Starmer, dhe atij kanadez, Mark Carney, në një komunikatë të rrallë të përbashkët, e cila zemëroi Izraelin.
Komunikata tha se “ne nuk do të rrimë duarkryq”, kërcënoi “veprime të mëtejme konkrete” nëse Izraeli vazhdon bllokimin e ndihmave, dhe tha se “jemi të vendosur për njohjen e një shteti palestinez”.
I pyetur se çfarë do të mund të përfshinin këto veprime, Barrot përsëri i bëri thirrje BE-së për aprovim të kërkesës holandeze për rishikimin e marrëveshjes ndërmjet Izraelit dhe bllokut dhe, në veçanti, për hetimin e shkeljeve të mundshme të marrëveshjes nga ana e Izraelit.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka autorizuar një sasi të kufizuar të ndihmave humanitare, pas mbi dy muajsh e gjysmë bllokade totale të territorit palestinez, i cili po përballet me situatë katastrofike humanitare.
Por, Barrot ka thënë se kjo është “absolutisht e pamjaftueshme”. Situata në Gazë është e “pajustifikueshme për shkak të dhunës pa dallim, dhe bllokimi u ndihmës humanitare nga qeveria izraelite e ka shndërruar Gazën në një kurth vdekjeje, nëse jo një varrezë”.
“Kur mbjell dhunë, korr dhunë”, ka shtuar ai, duke paralajmëruar Izraelin.
Lufta në Gazë nisi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë rreth 1.200 persona, kryesisht civilë, dhe duke marrë peng 251 të tjerë. Pjesëtarët e Hamasit janë ende duke i mbajtur 58 pengje që besohet të jenë gjallë, pasi shumica e pjesës tjetër janë liruar në kuadër të marrëveshjeve për armëpushim dhe të tjera.
Ofensiva hakmarrëse e Izraelit, e cila ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, ka vrarë mbi 53.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe luftëtarëve në llogaritjet e saj. Lufta ka zhvendosur rreth 90 për qind të popullatës së Gazës, shumicën prej tyre disa herë./ REL
KOSOVË- Bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duk...
KOSOVË- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka njoftuar qytetarët se duke filluar nga sot, data 20 maj 2025 do të nda...
BRUKSEL- Propozimi i Greqisë për të parandaluar fëmijët nga përdorimi i mediave sociale po fiton terren br...
GJERMANI- Mësimi i gjuhëve të reja e ndryshon fizikisht trurin tuaj dhe rrit aftësitë tuaja njohëse. Por çfarë ndodh...
GAZA- Shërbimi i Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës njoftoi sot vdekjen e 44 personave në bombardimet e reja izraelite kundër enklav&...
vucic, piksi TIRANË- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ishte në Tiranë katër ditë më parë,...
takimi britani-be BRITANI E MADHE- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, e nënshkroi të hënën një marrëv...
donald trump SHBA- As armëpushim, as lëshime dhe asnjë afat kohor detyrues: Biseda telefonike midis krerëve të shteteve ...
TAJVAN- Një aksident tragjik është regjistruat në Tajvan ku kanë mbetur të vdekur 3 persoma dhe 12 të tjerë janë ...
SHBA- Gjykata Supreme e SHBA-së vendosi të hënën se do t'i lejonte administratës Trump të revokonte Statusin...