“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...

FRANCË- Autoritetet franceze i kanë rritur masat e sigurisë në Paris, në prag të ndeshjes së futbollit mes kombëtares së Francës dhe asaj të Izraelit të enjten, me shpresën se do t’i shmangin përleshjet e dhunshme mes tifozëve vendës dhe atyre izraelitë që ndodhën javën e kaluar në Amsterdam.
Ndeshja e Ligës së Kombeve në stadiumin Stade de France, do të zhvillohet në një kohë të brishtë, pasi marrëdhëniet diplomatike mes presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe liderit izraelit, Benjamin Netanyahu, janë të tensionuara si pasojë e luftës në Gazë.
Rreth 4.000 oficerë të policisë do të vendosen në dhe përreth stadiumit, si dhe në vendet e transportit publik, tha policia në Paris.
“Kjo është masë e jashtëzakonshme, mobilizim tri apo katër herë më i madh se zakonisht”, tha shefi i policisë së Parisit, Laurent Nunez, për radion RTL, të mërkurën.
Vetëm flamujt francezë dhe ata izraelitë do të lejohen brenda stadiumit, shtoi ai.
Macron do të marrë pjesë në ndeshje në shenjë solidariteti, ndërsa ministri i Brendshëm, Bruno Retailleau, tha pas përleshjeve në Amsterdam se ndeshja do të zhvillohet sipas planit dhe se për këtë nuk ka pasur asnjëherë dyshime.
Megjithatë, vetëm 20.000 tifozë pritet të jenë në stadiumin me kapacitet 80.000 ulëse në veri të Parisit.
Grupi i tifozëve francezë, Les Irreductibles Français, kreu një sondazh midis anëtarëve të tij, i cili tregoi se 15% do ta bojkotojnë ndeshjen për shkak të luftës Izrael-Gazë, ndërsa rreth 30% cituan "rreziqet e sigurisë" si arsye.
Emocionet për veprimet e Izraelit në Gazë janë të forta në Francë, e cila është shtëpia e komuniteteve më të mëdha hebraike dhe myslimane në Evropë. Raportimet për akte antisemitike janë rritur me një "përqindje të paprecedentë" prej 284% në vitin 2023, tha në qershor Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Francë, ndërsa aktet antimyslimane janë rritur për rreth një të tretën.
Tifozët izraelitë të futbollit dhe vendësit u përleshën javën e kaluar në Amsterdam, duke bërë që të paktën pesë izraelitë të lëndohen pas ndeshjes së Maccabi Tel Avivit kundër Ajaxit në Ligën e Evropës./REL
Foto ilustruese SHBA- Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në pronësi të grupit zviceran Giv...
Foto ilustruese SAN FRANÇISKO- Një person u plagos për vdekje pas një sulm me thikë në një stacioni treni në...
Foto ilustruese SHBA- Një person që punonte për qeverinë amerikane është akuzuar për rrjedhje informacioni të klasi...
jack smith SHBA- Prokurori i Posaçëm Jack Smith pritet të jetë larguar nga Departamenti i Drejtësisë në kohën kur...
senati SHBA- Republikanët e Senatit kanë zgjedhur ekipin e tyre drejtues për Kongresin e ardhshëm. Përbërjen e ekipit e njoft...
HAITI- Mjekët pa Kufij (MSF) në Haiti thanë të mërkurën se të paktën dy pacientë u vranë kur ambulanca e tyr...
shtepia e bardhe SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka përfunduar takimin e tij me Joe Biden dhe është larguar nga Sht...
KLINË- Është konfirmuar edhe vrasja e personit të dytë nga të shtënat me armë zjarri në një lokal ...
Viktima KOSOVË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Klinë të Kosovë. Mësohet s...
Sulmet LIBAN- 78 persona u vranë dhe 122 u plagosën nga sulmet izraelite të martën në zona të ndryshme të Liba...