Franca ka kryer për herë të parë nga një nëndetëse testimin e raketës së re balistike M51.3, të aftë për të transportuar koka bërthamore, në një demonstrim të fuqisë së saj strategjike në një moment tensionesh të shtuara për sigurinë në Evropë.
Raketa, e cila gjatë testit nuk mbante kokë luftarake, u lëshua këtë të martë nga nëndetësja strategjike me energji bërthamore “Le Vigilant”, në brigjet e Bretanjës. Ajo përfundoi në Atlantikun e Veriut, qindra kilometra larg vijës më të afërt bregdetare.
Presidenti Emmanuel Macron ndoqi testimin nga anija luftarake “Auvergne” dhe publikoi pamje të lëshimit në rrjetin X. Kreu i shtetit francez e cilësoi operacionin si një tjetër provë të besueshmërisë së kapaciteteve franceze të parandalimit bërthamor.
“Për të qenë i lirë, duhet të të kenë frikë. Dhe për të të pasur frikë, duhet të jesh i fuqishëm”, shkroi Macron, duke shtuar se suksesi teknik dëshmon besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të parandalimit bërthamor francez.
Ministria franceze e Forcave të Armatosura bëri të ditur se testi ishte planifikuar dhe u realizua në respekt të angazhimeve ndërkombëtare të Francës. M51.3 përfaqëson një nga elementet kryesore të modernizimit të arsenalit strategjik francez dhe synon të ruajë aftësinë operacionale të forcave bërthamore për dekadat e ardhshme.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
7 Tetor08:04
Alarmi për murtajën në Siberi, Rusia refuzon ofertën e SHBA për ndihmë: Do ta përballojmë vetë
Autoritetet lokale ruse kanë refuzuar ofertën e presidentit amerikan Donald Trump për ndihmë, pas alarmit të shkaktuar në Siberi n...
BOTA
7 Tetor07:48
Pas dorëheqjes së Vuçiçit Serbia “tradhton” gazin rus? Beogradi hap korridorin për LNG-në amerikane
Harta energjetike e Ballkanit po ndryshon. Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë hedhur një tjetër hap drejt zgjerimit të Ko...
BOTA
6 Tetor23:10
4500 paund për t’u “bërë” homosek*ual, policia britanike godet grupin që favorizonte emigrantët për azil
Një grup personash janë arrestuar nga policia britanike, pasi dyshohen se janë organizatorët kryesorë të një grupi LGBT, i ci...
BOTA
6 Tetor22:29
Panik në aeroportin e Los Anxhelosit, dy avionë përfshihen në një aksident në pistë
Dy avionë janë përfshirë në një incident në aeroportin ndërkombëtar të Los Anxhelosit, ndërsa fatmirë...
BOTA
6 Tetor22:17
Trump sulmon Fox News: Janë më të shqetësuar për demokratët dhe xhihadistët sesa për tubimet e mia
Donald Trump ka kritikuar publikisht Fox News, duke akuzuar rrjetin televiziv se i kushton më shumë vëmendje demokratëve dhe temave që ...
BOTA
6 Tetor22:08
Lituania heq ndalimin e armëve bërthamore, Rusia: Po shkojmë drejt përshkallëzimit
Kremlini reagoi ashpër ndaj vendimit të Lituanisë për të hequr ndalimin kushtetues të vendosjes së armëve bërthamor...
BOTA
6 Tetor21:55
Kërkesa e Zagrebit prej 2.4 mld euro/ Presidenti i Malit të Zi i përgjigjet Kroacisë: Jemi vende mike! Të mos fokusohemi te ato që na ndajnë
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve financiare të Kroacisë, duke e cilësuar jorealiste k&eum...
BOTA
6 Tetor21:02
Dodik i shpëton sanksioneve amerikane, kompania e afërt me Trumpin futet në projektin miliardësh të gazit në Bosnje
Përfshirja e një kompanie të vogël amerikane, e lidhur me bashkëpunëtorë të presidentit amerikan, Donald Trump, në ...
BOTA
6 Tetor20:38
Përshkallëzohen tensionet në Detin e Zi
Një anije është përfshirë nga flakët në Detin e Zi, pranë brigjeve të qytetit rus të Soçit. Nuk ës...
BOTA
6 Tetor19:56
Pamjet që ndezën rrjetin në Francë, policia dhe zjarrfikësit bashkohen me protestuesit
Protestat që kanë shpërthyer në disa qytete të Francës vijojnë të prodhojnë pamje të forta, ndërsa nj&eum...