Ish-presidenti Donald Trump po bën fushatë për t'u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, duke u zotuar të fitojë këtë herë ndaj Presidentit Joe Biden, pas humbjes që pësoi në zgjedhjet e vitit 2020. Por së pari zoti Trump do të duhet të mposhtë një numër në rritje të republikanëve që po konkurrojnë gjithashtu për të siguruar emërimin e partisë si kandidat të saj për president. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman thotë se numri i madh i konkurrentëve është në avantazhin e zotit Trump, pasi shumica e tyre hezitojnë ta kritikojnë ish-presidentin.
Sondazhet e votuesve të mundshëm republikanë tregojnë se Donald Trumpi ka një epërsi të madhe ndaj sfiduesve të tjerë të deklaruar në zgjedhjet paraprake, përfshirë dy më të shquarit: Guvernatorin e Floridës Ron DeSantis dhe ish-nënpresidentin Mike Pence.
Zoti Trump mbetet sfidues pavarësisht se u bë i pari ish-president që përballet me akuza penale federale.
Strategu politik dhe veteran i pesë fushatave presidenciale republikane, Stuart Stevens nuk është i befasuar nga epërsia e fortë e ish presidentit.
“Kjo është partia e Trumpit. Dhe nuk shoh asnjë arsye për të besuar se çështjet ligjore që ai ka, do ta ndryshojnë këtë. Në shumë mënyra, thjesht e forcojnë zotin Trump. Ai ka arritur ta portretizojë veten me sukses si viktimë”.
Konkurrenti më i fundit në fushën republikane është ish-ligjvënësi Will Hurd nga Teksasi.
“...Nëse zgjedhim një politikan të dështuar, egoist si Donald Trump, i cili humbi Dhomën e Përfaqësuesve, Senatin dhe Shtëpinë e Bardhë, të gjithë e dimë se Joe Biden do të fitojë përsëri”.
Pak nga republikanët e tjerë që kandidojnë janë po kaq kritikë të hapur ndaj zotit Trump. Përjashtim bën ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie.
"Donald Trumpi na bëri më të dobët,duke na ndarë edhe më shumë".
Me përjashtim të zotit Pence, shumë në garë ka të ngjarë të marrin pjesë si kandidatë të mundshëm për postin e nënpresidentit, ose po e përdorin këtë sezon primaresh si një bazë për vitin 2028.
Ashtu si kryebashkiaku i Majamit, Francis Suarez, ata shënjestrojnë presidentin Biden dhe demokratët - jo Donald Trumpin.
"Nën këtë administratë, Amerika ka filluar përsëri të dyshojë në veten e saj".
Cilido qoftë motivimi i tyre, ka një arsye të llogaritur në qasjen e kujdesshme të shumicës së kandidatëve ndaj ish presidentit Trump.
“Nëse pozicionohesh kundër Joe Bidenit, kjo është një gjë e mirë në zgjedhjet paraprake republikane. Por historia ka treguar se kur sulmon Donald Trumpin, ai të kundërsulmon shumë fort. Ndoshta Chris Christie është një përjashtim - por nuk mendoj se pjesa tjetër e tyre po kërkojnë të luftojnë me Donald Trumpin".
Për votuesit, mundësia e tyre e parë për të vlerësuar shumë prej atyre që konkurrojnë për president do të vijë kur kandidatët të përballen drejtpërdrejt me njëri-tjetrin, më 23 gusht - dita kur Partia Republikane ka planifikuar debatin e saj të parë të sezonit të primareve.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
28 Qershor19:26
"Unë e quaj Zhenya"/ Historia e miqësisë midis Lukashenkës dhe Prigozhin
Ndërsa tanket e mercenarëve të Wagner-it po lëviznin drejt Moskës të shtunën që lamë pas, publiku global priste l...
BOTA
28 Qershor18:43
Shefi i NATO-s, Stoltenberg thirrje Serbisë dhe Kosovës për shtensionim të situatës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sërish u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë për shtensionim të...
BOTA
28 Qershor18:00
Lajçak: Zgjedhjet në katër komunat e veriut të Kosovës të mbahen në muajt në vijim
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vlerëson se zgjedhjet në katër komunat e veri...
BOTA
28 Qershor12:42
Djali i Vuçiçit shfaqet në Graçanicë me mbishikrimin ‘dorëzimi nuk është opsion’ mbi bluzë
Danilo Vuçiç, djali i presidentit të Serbisë, gjendet në Graçanicë për Vidovdan. Ai është përsh&e...
BOTA
28 Qershor12:00
SHBA-ja dërgon edhe 500 milionë dollarë ndihma në Ukrainë
Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Kievit një paketë të re ushtarake, me vlerë prej 500 milionë dollarësh, njoftoi Pe...
BOTA
28 Qershor11:00
BE-ja: Mbështetje për zgjerimin, por shqetësim për situatën në Kosovë
Procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, situata e sigurisë në Kosovë dhe procesi i n...
BOTA
28 Qershor10:00
SHBA-ja dërgon edhe 500 milionë dollarë ndihma në Ukrainë
Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Kievit një paketë të re ushtarake, me vlerë prej 500 milionë dollarësh, njoftoi Pe...
BOTA
28 Qershor09:00
Trazira në Paris pas vrasjes së një adoleshenti nga policia
Protesta dhe trazira shpërthyen në rajonin e Parisit, pasi policia qëlloi për vdekje një 17-vjeçar, i cili, siç u tha, ...
BOTA
28 Qershor07:00
Bidenit i kërkohet ta bëjë prioritet situatën në Kosovë
Një grup i senatorëve amerikanë kërkoi nga administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që "t'i japë...
BOTA
27 Qershor21:00
Arkeologët zbulojnë vendin e shenjtë 4000 vjeçar, detajet mistike dhe objekti i rrallë që gjetën
Ata besojnë se ky vend ka shërbyer për të njëjtin qëllim ashtu si Stonehenge, një vend i madh prehistorik i zbuluar në...