Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Për të shkëputur vëmendjen nga korrupsioni, nepotizmi dhe situata e rëndë ekonomike para zgjedhjeve të 12 prillit, kryeministri hungarez Viktor Orban dhe partia e tij Fidesz shpikën kërcënime të jashtme fiktive: një “Ukrainë të drejtuar nga mafia”, një “Bruksel luftarak” që dëshiron të rrisë taksat në Hungari dhe të eleminojë rekrutët hungarezë në front, dhe miliona emigrantë të paligjshëm që sulmojnë kufijtë hungarezë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.
Deri tani, asnjë nga këto nuk ka qenë në gjendje ta nxjerrë partinë e Orban-it nga rënia e saj në sondazhe. Gjithnjë e më shumë, institutet e sondazheve të opinionit e shohin partinë opozitare Tisza, me liderin e saj Peter Magyar, si fituesin e mundshëm të zgjedhjeve. Kjo është ndoshta arsyeja pse Orban-i po e shndërron në mënyrë cinike trillimin në një krizë të vërtetë politike. Akti i fundit është akuza për një “sulm anti-hungarez” nga Ukraina kundër Hungarisë.
Orban-i dyshohet se po merr mbështetje nga “teknologët politikë” rusë. Sipas gazetarit investigativ hungarez Szabolcs Panyi, një ekip teknologësh politikë ndodhet aktualisht në Budapest. Pavarësisht nëse kjo është e vërtetë, kjo është hera e parë që kryeministri hungarez praktikisht ka marrë peng një vend fqinj dhe një kontinent të tërë për të ruajtur pushtetin e tij.
“Bllokada” e supozuar e naftës ukrainase
Shkaku specifik është konflikti mbi një “bllokadë” të supozuar të naftës nga Ukraina kundër Hungarisë. Konflikti filloi pasi Rusia bombardoi një kryqëzim të tubacionit të naftës Druzhba, pranë qytetit perëndimor ukrainas të Brody-t, në fund të janarit 2016. Nafta ruse rrjedh përmes tubacionit në Hungari dhe Sllovaki. Që atëherë, nuk mund të pompohet më naftë përmes tij.
Qeveria hungareze akuzon Ukrainën se qëllimisht nuk e riparon tubacionin dhe se i bën Hungarisë dhe Sllovakisë “bllokade nafte”. Zelenski u përgjigj se riparimet do të zgjasin shumë dhe se ekipet e riparimit do të jenë në gjendje të punojnë pak ose aspak për shkak të situatës kërcënuese.
Orbani e përdori konfliktin për të vënë veton ndaj paketës së kredisë prej 90 miliardë eurosh të planifikuar nga BE për Ukrainën. Në fund të vitit të kaluar ai kishte dhënë dakordimin për këtë fond.
Në të njëjtën kohë, kryeministri dhe partia e tij e kanë ashpërsuar gjithashtu qëndrimin ndaj Ukrainës. Hungaria është e mbushur me postera që paraqesin Zelenskin së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Manfred Weber-in. Posterat sugjerojnë se të tre do të marrin para nga arkat e Hungarisë për të financuar luftën. Një fushatë e re me postera përshkruan një Zelenski të qeshur dhe keqdashës, njësoj si kujtonte një fushatë e mëparshme punën e miliarderit amerikan e filantropit George Soros. Slogani: “Le të mos e lëmë Zelenskin të përfundojë duke qeshur!”
Orban shkon aq larg sa e quan Ukrainën “armike” dhe thotë se “nuk ekziston si vend i pavarur”. Ukraina është sipas tij “një lëvozhgë veze bosh” dhe se ishte e paaftë të mbijetonte si një komb i pavarur që para luftës së vitit 2022. Të enjten, Orban-i deklaroi se “bllokada e naftës” kundër Ukrainës do të fitohej “me forcë”.
Putini liron të burgosurit për Orbanin
Në të njëjtën kohë, kryeministri hungarez organizoi një aktivitet demonstrativ të fushatës elektorale së bashku me Vladimir Putinin. Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto udhëtoi për në Moskë të mërkurën, ku Putini dorëzoi dy të burgosur lufte ukrainas, që i përkisnin pakicës hungareze në Ukrainë. Ata ishin kapur nga ushtarët rusë në Ukrainën lindore.
Televizioni shtetëror hungarez kishte transmetuar tashmë video propagandistike ruse të njërit prej dy ushtarëve ditë më parë. Në ato deklarata, burri pretendoi menjëherë pas kapjes së tij se ishte braktisur nga ushtria ukrainase, ndërsa ushtarët rusë e kishin shpëtuar nga vdekja. Shfaqja e këtyre videove publikisht është e ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar.
Ministri i Jashtëm hungarez Szijjarto i çoi dy ushtarët në Budapest me aeroplanin e tij qeveritar dhe e postoi veprimin në Facebook. Kjo është gjithashtu e ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar pa pëlqimin e Ukrainës.
Pas gjithë kësaj, duket se durimi i Zelenskit kishte mbaruar: në një takim qeveritar të mbajtur të enjten në Kiev, ai tha: “Shpresojmë që një person i vetëm nga Bashkimi Evropian nuk do t’i bllokojë 90 miliardë eurot. Nëse e bëjnë këtë, ne do t’ua japim adresën e atij personi forcave tona të armatosura, njerëzve tanë, në mënyrë që ata t’i telefonojnë dhe të flasin me të në gjuhën e tyre.” Edhe pse ai nuk e përmendi Orbanin me emër, nuk ka dyshim se ai po i referohej kryeministrit hungarez. Nuk ka gjasa që Zelenski ta ketë pasur seriozisht kërcënimin. Për më tepër, është e paqartë pse ai nuk arriti t’i kuptonte implikimet e një deklarate të tillë.
Për Orbanin dhe qeverinë hungareze, deklarata duhet të jetë dukur si një dhuratë e papritur nga qielli dhe provokoi reagimet e pritura. Kryeministri e komentoi deklaratën e Zelenskit, duke e quajtur atë një sulm ndaj të gjithë kombit hungarez – një narrativë që u kap menjëherë nga mediat pro-qeveritare të Hungarisë.

Në një shkallë të re acarimi. të premten në mbrëmje, shtatë korrierë nga Oschadbank ukrainas u arrestuan në Hungari, ndërsa udhëtonin nga Austria në Ukrainë me një transport zyrtar parash. Sipas Szijjartot, ata mund të kenë qenë duke transportuar “para për mafian ukrainase”. Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sybiha më pas akuzoi Hungarinë për “marrje peng” dhe “terrorizëm shtetëror”. Autoritetet lëshuan një paralajmërim udhëtimi për në Hungari. Hungaria përfundimisht i dëboi shtatë të arrestuarit të premten pasdite.
Me këtë përshkallëzim, ka të ngjarë që Orbani dhe partia e tij të kenë ngritur gjithashtu një kurth për kundërshtarin e tyre të opozitës, Peter Magyar, gjatë fushatës zgjedhore. Lideri i Tiszës u përpoq të shmangte të paktën një nga këto kurthe: ai komentoi kërcënimin e Zelenskit ndaj Orban duke thënë se asnjë kryetar shteti i një vendi tjetër nuk duhet të kërcënojë një hungarez./DW
Reshjet toksike dhe tymi i zi mbuluan Tehranin pas sulmeve ajrore izraelite mbi impiantet e naftës, duke shkaktuar dëme të mëdha mjed...
Një tërmet me magnitudë 6.0 ballë të shkallës Rihter goditi Italinë jugore në orët e para të së mart&eu...
Garda Revolucionare e Iranit paralajmëroi të hënën se nuk do të lejonte që “asnjë litër naftë” t...
Një seri incidentesh sigurie ajrore gjatë fundjavës la pasagjerët të shqetësuar dhe ndërpreu përkohësisht fluturi...
Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se ekspertët ukrainas të dronëve do të mbërrijnë këtë javë n&eum...
Rusia është “e angazhuar në një përpjekje globale në shkallë të gjerë” për të marrë n&...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të martën se Izraeli i ka “thyer kockat” regjimit iranian që nga fillimi i su...
Një grup njerëzish nga Serbia shkaktuan trazira në Francë dhe Gjermani me urdhër të inteligjencës ruse, sipas vendimeve t&e...
Gjermania ka njoftuar se ka tërhequr përkohësisht personelin e ambasadës së saj në Irak, për shkak të përshkall&e...
Ndërsa lufta e vazhdueshme në Iran bllokon eksportet e naftës nga rajoni i Gjirit dhe prodhuesit fillojnë të ulin prodhimin, tronditj...