Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, e ka akuzuar Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) se po përpiqet t’ia mohojë Izraelit të drejtën për t’u vetëmbrojtur, pasi kryeprokurori i saj njoftoi se po kërkon fletarrestime për liderët e Izraelit dhe ata të Hamasit grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
“Tentimi i prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, për ta zhbërë krijimin [e Izraelit] nuk do të ketë sukses. Paralelja që prokurori bëri mes grupit terrorist Hamas dhe shtetit të Izraelit, është përbuzëse dhe e neveritshme”, tha Gallant në 20 maj.
Kryeprokurori i GJNP-së, Karim Khan, tha të hënën se beson se Netanyahu, ministri Gallant, dhe tre liderë të Hamasit Yehia Sinwar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh janë përgjegjës për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael.
Në lidhje me liderët izraelitë, Khan në mënyrë specifike i nënvizoi si arsye për fletarrestime “shkaktimin e urisë tek civilët si mjet lufte”, “shkaktimin e vuajtjeve të mëdha me qëllim”, “udhëheqjen e qëllimshme të sulmeve ndaj popullsisë civile” dhe “veprimet e tjera çnjerëzore”.
Khan i akuzoi tre liderët e Hamasit se janë përgjegjës për “shfarosje”, “rrëmbim”, “përdhunim dhe vepra të tjera të dhunës seksual “, “torturë” dhe “vepra çnjerëzore”. Prokurori duhet të kërkojë lëshimin e fletarrestimeve nga një panel prej tre gjyqtarësh, të cilëve mund t’iu duhen deri në dy muaj kohë për t’i shqyrtuar provat dhe për të vendosur nëse mund të procedohet.
Zëdhënësi i GJNP-së, Fadi Al-Abdallah, i tha Radios Evropa e Lirë se gjykatësit do të “marrin vendimin e tyre brenda afateve”, por nuk specifikoi ndonjë datë. Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë. Lufta izraelite i ka vrarë më shumë se 35.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve të Hamasit.
Por, lufta izraelite ka shkaktuar edhe krizë humanitare në Gazë, duke bërë që rreth 80 për qind e popullsisë të zhvendoset dhe qindra mijëra njerëz të vuajnë nga uria, sipas zyrtarëve të OKB-së. Izraeli e ka mohuar se ka kryer ndonjë krim gjatë luftës tashmë shtatëmujore në Gazë. Kërkesa e kryeprokurorit të GJNP-së ka shkaktuar reagime të shumta nga e gjithë bota, për dhe kundër veprimit të Khan. Franca dhe Belgjika thanë se e mbështesin kërkesën e kryeprokurorit të GJNP për lëshimin e fletarrestimeve për liderët e Izraelit dhe Hamasit.
Ministria e Jashtme e Francës tha se e "mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pavarësinë e saj, dhe luftën kundër mosndëshkueshmërisë në të gjitha situatat".
"Krimet e kryera në Gazë duhet të ndiqen penalisht patjetër në nivelet më të larta, pavarësisht se kush është kryerësi", tha ministrja e Jashtme e Belgjikës, Hadja Lahbib.
Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden, e denoncoi kërkesën e kryeprokurorit për të arrestuar Netanyahun dhe Gallantin, duke thënë se “çfarëdo që ka dashur të thotë prokurori, nuk ka asnjë paralelizëm mes Izraelit dhe Hamasit.”/ REL
Foto ilustruese UKRAINA- Më shumë se 14.000 persona janë zhvendosur ditëve të fundit nga rajoni lindor ukrainas i Harkivit, ku Rus...
Foto ilustruese KOSOVË- Zëvendësndihmësja e sekretarit amerikan të Shtetit në Byronë për Demokraci, të Drejta ...
Foto ilustruese SHBA- AstraZeneca synon një rritje të re të të ardhurave të saj, në epokën pas Covid siç e k...
ITALI- Vazhdon vala e motit të keq në rajonet e Italisë Veriore. Situatë kritike pritet edhe në Marche, Lacio dhe Umbria. Gjithashtu ...
Foto ilustruese IZRAEL- Franca dhe Belgjika kanë thënë të martën se e mbështesin kërkesën e kryeprokurorit të ...
ANGLI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli ku një burrë hodhi nga shkëmbi një 10-vjeçar. Bëhet e ditur...
foto ilustruese SHBA- Ozempic 2.0? Studiuesit thonë se kanë gjetur një përdorim të ri për GLP-1 i cili është h...
foto nga portali SHBA- Portali i drejtpërdrejtë video midis Dublinit dhe Nju Jorkut është rihapur pasi u mbyll përkohësi...
Dali SHBA- Anija që u përplas në Urën Francis Scott Key në Baltimore nisi sërish lundrimin të hënën pasi ...
BRAZIL- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Brazil ku një 16-vjeçar ka vrarë prindit e tij dhe motrën. Siç rapotohet 16-...