Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris dhe ish Presidenti Donald Trump shpalosën këtë javë vizionet e tyre për ekonominë e vendit. Kandidatët premtuan se do ta frenojnë inflacionin dhe nuk do të taksojnë bakshishet e kamerierëve. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, ndërsa idetë gëzojnë mbështetjen e votuesve në prag të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, ekspertët thonë se nuk është e lehtë që ato të zbatohen.
Votuesit amerikanë, si republikanët edhe demokratët, pajtohen kur flitet për rritjen e çmimeve.
“Çmimet vazhdojnë të rriten dhe kjo dëmton xhepin tuaj”, thotë James Russell, votues në Virxhinia.
Ndërsa afrojnë zgjedhjet e nëntorit, dy kandidatët, Zëvendëspresidentja Harris dhe ish Presidenti Trump, po përqendrohen tek inflacioni.
“Kur të zgjidhem presidente, objektivi im kryesor do të jetë ulja e kostove dhe rritja e sigurisë ekonomike për të gjithë amerikanët”, thotë kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris.
“A ndihet dikush këtu më i pasur gjatë qeverisjes së Kamala Harris-it dhe Joe Biden-it sesa gjatë administratës Trump? A janë çmimet më të përballueshme nën Kama Harris dhe Joe Biden”, pyet kandidati republikan për president, Donald Trump.
Me thirrjen që qeveria federale të ndërhyjë për të kontrolluar çmimet, zonja Harris e vuri theksin tek industria e përpunimit të mishit.
Nga ana tjetër, kandidati republikan Donald Trump thotë se do të luftojë rritjen e çmimeve përmes shtimit të prodhimit të naftës dhe gazit.
“Ka shumë pak gjasa që ndonjë politikë e vetme e prezantuar nga një president të ketë ndikim të madh për të ulur inflacionin nga niveli aktual në objektivin afatgjatë të Rezervës Federale për ekonominë, i cili është 2%”, thotë Andrew Lautz me Qendrën e Politikave Dypartiake.
Muajin e kaluar, për herë të parë që nga marsi i vitit 2021, inflacioni në Shtetet e Bashkuara ra në masën 3%, megjithëse amerikanët ende po i vuajnë pasojat. Të dhënat nga shitjet me pakicë janë optimiste, papunësia është e ulët dhe shumica e ekonomistëve nuk paralajmërojnë më për recesion.
Megjithatë, situata ekonomike mbetet shqetësimi kryesor për votuesit amerikanë dhe një pikë e nxehtë debati në fushatat zgjedhore.
“Nuk do ta lëmë këtë socialiste të çmendur të paaftë që të vazhdojë ta shkatërrojë ekonominë tonë për katër vjet të tjera. Kjo do ta shkatërrojë vendin tonë”, thotë kandidati republikan për president, Donald Trump.
“Krahasoni planin tim me atë që synon të bëjë Donald Trumpi. Ai planifikon të ulë ndjeshëm taksat për miliarderët vit pas viti dhe të ulë taksat për korporatat me mbi një trilion dollarë”, thotë kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris.
Dy rivalët kanë premtuar që të heqin taksat federale për bakshishet e kamerierëve. Kritikët thonë se propozimi nuk i ndihmon punonjësit e industrisë së ushqimit të çastit apo punonjës të tjerë me të ardhura të ulëta që nuk marrin bakshishe. Ata paralajmërojnë se propozimi ka kosto dhe mund të abuzohet.
“Si mund të sigurohemi që përfitojnë ata që e meritojnë? Kjo mund të hap mundësinë për abuzime, ku disa njerëz mund t’i trajtojnë shpërblimet dhe tarifat e punës së mirë si bakshish dhe mos t’i paguajnë taksat”, thotë Steven Rosenthal me Qendrën e Politikave Tatimore.
Para tërheqjes së Presidentit Joe Biden nga gara për Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump kryesonte sondazhet për çështjet ekonomike. Tani, të paktën një anketë tregon se dy rivalët pothuajse gëzojnë mbështetje të barabartë, me 42% mbështetje për zonjën Harris dhe 41% mbështetje për Trump./VOA
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden po e kalon fundjavën duke përgatitur fjalimin e tij për hapjen e Konventës Kombëtare të Dem...
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se është optimist se mund të arrihet një marrëveshje armëpushimi në Gaza. ...
AFRIKË- Udhëtarët duhet të konsiderojnë vaksinimin ndaj lisë së majmunëve nëse do të vizitojnë zonat e ...
BRITANI E MADHE- Performues që punojnë me zërin dhe imazherinë e industrisë gjigante të lojrave elektronike kanë shprehur s...
SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçic ka folur rreth hapjes së Urës së Ibrit duke thënë se është n&...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas vrasjes së 89-vjeçarit mbrëmë në Bibaj të Ferizajt. A...
SHBA- Shërbimi Sekret Amerikan do të përdorë xham antiplumb për të mbrojtur Donald Trumpin në tubimet e ardhshme të fu...
Shkup SHKUP- Zhurmat e çekiçëve dhe makinerive të ndërtimit e thyejnë heshtjen e verës në kryeqytetin pothuajse...
Foto ilustruese SHBA- Shkencëtarët në Universitetin Teknik të Virginias po zbulojnë se virusi që shkakton Covid-19 ...
Foto ilustruese TURQI- Zjarrfikësit po përballen me zjarre pyjore në Izmir të Turqisë për të tretën ditë me ra...