Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

GJERMANI- Gjermania ka insistuar se vendimi i saj për të kryer kontrolle kufitare në kufijtë e saj tokësore që ndan me nëntë shtete, me qëllim që të ndalë migrimin ilegal, është në linjë me rregullat e Bashkimit Evropian.
Berlini nuk do të ndërmerrte masa të njëanshme “që do ta dëmtonin BE-në”, tha ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, pasi Polonia kritikoi vendimin e Gjermanisë dhe BE-ja bëri thirrje për kujdes, pasi argumentoi se kontrollet kufitare mund të aplikohen vetëm si një masë “e jashtëzakonshme”.
Feaser një ditë më herët njoftoi se kontrollet kufitare, që aktualisht aplikohen në kufijtë me Austrinë, Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën, do të zgjerohen edhe në kufijtë me Francën, Luksemburgun, Holandën dhe Danimarkën. Kjo masë, fillimisht do të jetë në fuqi për gjashtë muaj.
Kryeministri polak, Donald Tusk, e dënoi këtë vendim, duke e cilësuar si “të papranueshëm”. Ai tha se Varshava do të kontaktojë edhe shtete të tjera që preken nga ky vendim i Berlinit “për të zhvilluar konsultime urgjente”.
Por, Ministria e Brendshme gjermane tha se vendimi i Berlinit është në përputhje me ligjet kombëtare dhe evropiane dhe është “veprim i koordinuar brenda Gjermanisë si dhe brenda BE-së”.
Ministria e Brendshme tha se “Gjermania vazhdon të varet në bashkëpunimin e ngushtë me shtetet e saj fqinje, për shembull përmes patrullimeve të përbashkëta dhe qendrave të përbashkëta policore në kufi”.
Autoritetet në Gjermani po përballen me presion që të kufizojnë hyrjen e migrantëve ilegalë, pasi së fundi publiku është zemëruar për shkak të disa sulmeve vdekjeprurëse, të cilat dyshohet se janë kryer nga militantët islamistë.
Partia konservative opozitare, CDU, dhe ajo e ekstremit të djathtë, AfD, po i bëjnë presion koalicionit qeverisës të kancelarit Olaf Scholz, që të trajtojë çështjen e migrimit ilegal.
CDU-ja ka kërkuar hapa më të ashpër për këtë çështje, duke thënë se Gjermania duhet të shpallë “emergjencë” kombëtare dhe që autoritetet të refuzojnë në kufi migrantët që nuk kanë dokumente. Por, ky propozim është refuzuar nga Qeveria.
Ministrja Faeser ka prezantuar një plan, sipas të cilit, policia përkohësisht do të ndalonte azilkërkuesit që veçse janë regjistruar në shtete të tjera të BE-së, teksa autoritetet do të punonin me shpejtësi për t’i kthyer në shtetin e tyre.
Policia në BE ka qasje në data-bazën Eurodac, ku gjenden gjurmët e gishtërinjve dhe të dhëna të tjera për migrantët e parregullt dhe azilkërkuesit.
Ministria e Brendshme gjermane tha se sipas planit të propozuar, policia gjermane pasi do të ndalonte azilkërkuesit në kufi, do të shikonte në Eurodac, nëse personat e ndaluar mund të identifikohen, do t’i ndalonte ata dhe me procedurë të përshpejtuar do t’i dëbonte./REL
SHBA- Shtetet e Bashkuara më 10 shtator vendosën sanksione të reja ndaj Iranit në përgjigje ndaj mbështetjes ushtarake që T...
SHBA- Zëvendëspresidentja Kamala Harris, kandidatja presidenciale e demokratëve, do të ketë përballjen e saj të parë t...
SHBA- Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi në 4 shtator se dy shtetas rusë Kostiantyn Kalashnikov dhe Elena Afanasyeva ishin vë...
EUROPA- Gjykata Europiane e Drejtësisë (ECJ) vendosi të martën (10.09.) se Google kishte shkelur ligjet e konkurrencës, ka shfry...
Donald Trump dhe Kamala Harris SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump dhe Nënpresidentja Kamala Harris do të përballen për herë të...
MOSKË- Ukraina goditi rajonin e Moskës të martën në sulmin e saj më të madh me dron deri më tani në kryeqytetin r...
PALESTINË- Zyrtarët palestinezë njoftuan sot se nga një sulm ajror izraelit ndaj një kampi tendash brenda zonës humanitare n&eum...
Antonio Tajani POTGORICË- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, me të mbërritur në P...
Aleksandar Vuçiç BEOGRAD- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç pas takimeve të veçanta me të dërgua...
kamala harris dhe donald trump SHBA- Kremlini njoftoi sot se nuk do të ndjekë debatin për zgjedhjet presidenciale në SHBA mes Donald Tr...