Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

GJERMANI- Prokurorët gjermanë lëshuan urdhër-arrestin e parë në kuadër të hetimeve mbi shpërthimin në thellësi të detit në vitin 2022 që dëmtoi tubacionet e gazsjellësit ‘Nord Stream’ që transportonte gazin rus drejt Gjermanisë, njoftuan mediat gjermane të mërkurën. Prokurorët në Poloni thonë se ata morën një urdhër-arrest për një të dyshuar ukrainas, por shtojnë se ai ishte larguar nga vendi para se të arrestohej.
Televizioni publik gjerman ARD, e përditshmja Sueddeutsche Zeitung dhe gazeta e përjavshme Die Zeit në një artikull të përbashkët raportuan se prokurorët shtetërorë kishin lëshuar në qershor një urdhër-arrest ndaj një shtetasi ukrainas, i cili besohet se kishte jetuar në Poloni së fundmi. Në raportin e mediave, i cili nuk citonte burime, ky person u identifikua si Wolodymyr Z.
Zyra e prokurorit të përgjithshëm gjerman tha se nuk komenton raportet e mediave apo urdhër-arrestet. Por, Zyra e prokurorit kombëtar të Polonisë konfirmoi që prokurorët e qarkut në Varshavë kishin morrë një urdhër-arrest evropian për shtetasin ukrainas Wolodymyr Z. nga autoritetet gjermane në qershor, pa dhënë detaje se për çfarë akuzash bëhet fjalë.
Zyrtarët thanë se autoritetet nuk kanë arritur ta arrestojnë atë, ngaqë ai kishte kaluar kufirin nga Polonia në Ukrainë në fillim të muajit korrik. Shpërthimet e 26 shtatorit të vitit 2022 dëmtuan tubacionet, të cilët ishin ndërtuar për të tra sportuart gazin natyror nga Rusia në Gjermani përmes Detit Baltik. Dëmi nga shpërthimi përshkallëzoi tensionet rreth luftës në Ukrainë pasi shtetet evropiane morën hapa që të ndërpresin furnizimin nga burimet energjitike ruse.
Se kush ishte përgjegjës për këtë vepër sabotazhi mbetet ende mister dhe deri më tani hetuesit nuk kanë dhënë asnjë detaj rreth gjetjeve të tyre. Autoritetet suedeze dhe daneze i mbyllën hetimet e tyre në shkurt, duke lënë prokurorët gjermanë si të vetimit që po vazhdojnë hetimet mbi këtë incident.
Shpërthimet ndodhën në një kohë kur Evropa po përpiqej të ndërpriste furnizimin nga burimet ruse të energjisë pas sulmit të shkallës së gjerë që ndërmori Kremlini në Ukrainë. Ato dëmtuan tubacionet e gazsjellësit ‘Nord Stream 1’, që ishte rruga kryesore e furnizimit me gazin natyror nga Rusia në Gjermani deri në muajin gusht të vitit 2022, kur Rusia ndërpreu furnizimin.
Shpërthimet po ashtu dëmtuan gazsjellësin “Nord Stream 2”, i cili kurrë nuk u vu në funksionim, ngaqë Gjermania pezulloi procesin e certifikimit pak pasi Rusia sulmoi Ukrainën në muajin shkurt të atij viti.
Rusia akuzoi Shtetet e Bashkuara për inskenim të shpërthimeve, akuzë që Uashingtoni e kundërshton. Tubacionet ishin kritikuar përçues ishin nga Shtetet e Bashkuara dhe nga disa prej aleatëve për një kohë të gjatë. Ato paralajmëronin se gazsjellësi paraqiste rrezik për sigurinë evropiane të energjisë për shkak të varësisë së madhe ndaj gazit rus.
Në mars të vitit 2023, mediat gjermane raportuan se një grup pro-Ukrainës ishte i përfshirë në sabotim. Ukraina i hodhi poshtë pretendimet se mund të ketë urdhëruar sulmin dhe zyrtarët gjermanë janë shprehuar të rezervuar rreth këtyre akuzave.
Vitin e kaluar zyrtarët thanë se hetimet kishin zbuluar gjurmë të lëndës shpërthyese në mostrat e mbledhura nga një jaht që ishte kontrolluar në kuadër të hetimeve. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Buchner nuk komentoi rreth urdhër-arrestit, duke iu referuar prokurorëve shtetërorë. Por ai tha se zbardhja e kësaj ngjarje mbetet “përparësi kryesore.”/VOA
Ksenia Karelina RUSIA- Një gjykatë ruse në Jekaterinburg e ka dënuar shtetasen amerikano-ruse, Ksenia Karelina, me 12 vjet burgim, pasi...
SUEDI- Suedia njoftoi të enjten se ka konfirmuar rastin e parë të lisë së majmunëve në vend. Personi u infektua g...
SHBA- Ish-president amerikan dhe kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale, Donald Trump, ka hedhur një sërë akuzash personale ndaj...
Ivica Daçiç SERBIA- Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, njoftoi se Beogradi kërkon...
BRUKSE- Bashkimi Evropian ka thënë se dëshiron të fusë në agjendën e dialogut çështjen e hapjes së urë...
Foto ilustruese KOSOVA- Bashkëpunimi gjyqësor ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është shumë i rëndësishëm...
KIEV- Ndërsa forcat ukrainase po vazhdojnë operacionin sulmues më në thellësi të Rusisë, po lindin pyetje se çfar&eu...
GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një 13-vjeçar ka goditur me thikë një të mitur. Ngjarj...
SHBA- Presidenti Joe Biden është ende i zemëruar nga fakti se u detyrua të braktisë fushatën e tij të rizgjedhjes më s...
Foto ilustruese KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) tha të enjten se në vend nuk k...