Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
HAGË- Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) më 12 nëntor tha se ka juridiksion për të shqyrtuar rastet rivale të Armenisë dhe Azerbajxhanit lidhur me pretendimet e tyre për rajonin e Nagorno-Karabakut. “Gjykata ka juridiksion” për të shqyrtuar rastet e paraqitura në shtator të vitit 2021, u tha në një deklaratë të lëshuar nga GJND-ja. Vendimi i panelit nga 17 gjykatës për këtë rast ishte unanim.
GJND-ja, me seli në Hagë, po ashtu ka vendosur në favor të Armenisë lidhur me dy kundërshtime që kishte, por ka refuzuar të tretin. Në rastin e saj, Armenia pretendon se Azerbajxhani ka shkelur Konventën ndërkombëtare për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor dhe është angazhuar në “pastrim etnik” në rajon. Azerbajxhani mohon këto pretendimet dhe ka ngritur një kundërpadi. Bakuja po ashtu akuzon Jerevanin për gjuhë të urrejtjes dhe propagandë “raciste”.
Rastet përmendin edhe veprimet që janë ndërmarrë në Nagorno-Karabak, një rajon malor brenda Azerbajxhanit, i populluar kryesisht nga armenët etnikë. Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar dy luftëra, në vitet ’90 dhe më 2020, lidhur me kontrollin e enklavës.
Bakuja mori kontrollin e territorit në shtator të vitit 2023 përmes një ofensive njëditore, ofensivë që nxiti largimin e pothuajse gjithë popullsisë lokale etnike arme. Afër 100.000 armenë etnikë u larguan për në Armeni.
GJND-ja, që vendos për mosmarrëveshjet mes shteteve, lëshoi urdhra emergjentë në dhjetor të vitit 2021, duke u bërë thirrje palëve që të parandalojnë nxitjen dhe promovimin e urrejtjes racore. Që atëherë, gjykata ka shqyrtuar një sërë mocionesh të dorëzuara nga të dyja shtetet kundër rasteve të njëri-tjetrit. Armenia iu drejtua sërish kësaj gjykate të Kombeve të Bashkuara më 2023, disa javë pasi Nagorno-Karabaku u mor nga Azerbajxhani.
Gjykata nuk tha se kur do të mbahet seanca për rastet e dy rivalëve. Por, një vendim përfundimtar pritet të marrë vite kohë. Përderisa vendimet e GJND-së janë obligative, gjykata nuk ka mekanizma për t’i zbatuar vendimet e saj./ REL
Foto ilustruese SHBA- Raporte të qeverisë amerikane thonë se pjesëtarë të popullsisë indigjene përballen me rrezik ...
Unaza SHBA- Një ditë para ditëlindjes së 83-të Morgan Perigos muajin e kaluar i shkoi në pragun e banesës një pako....
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha të hënën një zyrtari të lartë izraelit se hapat që Izraeli ka nd&...
SHBA- Administrata Federale e Aviacionit Amerikan (FAA) ka njoftuar se do të ndalojë të gjitha linjat ajrore amerikane që fluturojnë ...
giorgia meloni ITALI- Një gjykatë italiane ka urdhëruar transferimin e një grupi tjetër azilkërkuesish në Itali, pasi at...
elon musk ITALI- Reagimi i Elon Musk ndaj gjyqtarëve të Romës që rikthyen nga Shëngjini në Itali shtatë emigrantët ...
Foto ilustruese SHBA- Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump njoftoi të martën se ka zgjedhur ish-guvernatorin e Arkansa...
Foto ilustruese GREQI- Një anije me emigrantë nu pikas mesditën e së martës nga një anije mallrash në Greqi. Anija ...
Foto ilustruese ITALI- Aktivistët në Itali i kanë bërë thirrje Papës të ndalojë "sakrifikimin" e pemës 200-vje...
Foto ilustruese SHBA- Në laboratorët në të gjithë Shtetet e Bashkuara, shkencëtarët po studiojnë kafshët dhe i...