Parashikimi i motit për ditën e sotme, temperaturat sot arrijnë…
Vala e të nxehtit vijon edhe të shtunën, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 40°C. Sipas Shërbimit Meteo...
Vala e të nxehtit vijon edhe të shtunën, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 40°C. Sipas Shërbimit Meteo...
DashiLajmet mund të përhapen shpejt, ndonjëherë nëpërmjet një thashethemi ose nga një burim i besueshëm. Ajo p&eu...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Spitenit. N&e...
Në përfundim të protestës së dytë kundër draftit për shkrirjen e Bashkisë Memaliaj, protestuesit kanë nisur ma...
Në protestën e 69-të kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët përcollën një tjetër mesazh nga sheshi,...
Gjatë protestës së dytë në Memaliaj kundër draftit që synon shkrirjen e bashkisë, një prej qytetarëve pjes&eum...
Dhjetëra banorë të Memaliajt kanë dalë sërish në protestë, duke shënuar ditën e dytë të kundërs...
Qendra e emigrantëve e ngritur nga Italia në Gjadër të Lezhës vijon të jetë në qendër të debatit në Itali...
Berat Gjimshiti është shumë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij. Mbrojtësi i Kombëtares shqipta...
Shoqëria lokale e Serresit vijon të jetë në gjendje shoku pas aksidentit tragjik që ndodhi më herët në rrugën provi...

Policia spanjolle ka goditur një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të drogës dhe kontrabandës së emigrantëve që vepronte mes Spanjës dhe Algjerisë, duke arrestuar 78 persona, ndërsa 27 prej tyre janë lënë në paraburgim të përkohshëm.
Sipas autoriteteve, organizata kriminale përdorte motoskafe të fuqishme për të transportuar drogë sintetike, kryesisht MDMA, nga Spanja drejt Algjerisë. Në kthim, të njëjtat mjete lundruese përdoreshin për të transportuar emigrantë drejt brigjeve të Gadishullit Iberik dhe Ishujve Balearik.
Nga hetimet ka rezultuar se rrjeti kishte organizuar 64 udhëtime detare, gjatë të cilave janë kontrabanduar rreth 2.000 emigrantë në Spanjë, duke siguruar fitime që kalojnë 24 milionë euro. Kalimet kryheshin në kushte tepër të rrezikshme. Sipas policisë, emigrantët transportoheshin me motoskafe 8 deri në 14 metra të gjata, shpesh pa jelekë shpëtimi dhe në det të trazuar. Në disa raste, pasagjerët lidheshin me litarë për të mos rënë në det gjatë lëvizjes me shpejtësi të lartë.
Autoritetet bëjnë të ditur se çmimi për një vend në këto udhëtime arrinte deri në 12.000 euro për person, ndërsa në një motoskafë transportoheshin deri në 50 persona. Gjatë operacionit, policia sekuestroi 18 motoskafe të përdorura nga organizata, me një vlerë të përgjithshme që mund të arrijë në rreth 5 milionë euro.
Sipas hetuesve, trafikantët shfaqnin një nivel të lartë dhune për të mbrojtur mjetet e tyre, duke nxitur drejtuesit e motoskafeve të përplaseshin me forcat e policisë për të shmangur sekuestrimin. Policia spanjolle konfirmoi se mes 78 të arrestuarve ndodhen edhe katër drejtuesit kryesorë të organizatës kriminale. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Europol, si dhe me autoritetet policore të Francës, Portugalisë dhe Polonisë, pas një hetimi që kishte nisur në vitin 2023.
Sipas hetuesve, hetimi bëri të mundur identifikimin dhe çmontimin e një organizate kriminale ndërkufitare që kishte vepruar prej vitesh në Mesdhe, duke kombinuar trafikun e drogës me kontrabandën e emigrantëve. Autoritetet theksojnë se Ishujt Balearik, që përfshijnë Mallorkën, Menorkën dhe Ibizën, janë shndërruar vitet e fundit në një nga rrugët kryesore të emigracionit të paligjshëm nga Afrika e Veriut, veçanërisht nga Algjeria, drejt Evropës.
Një ekip australian kreu një evakuim të rrallë mjekësor në mes të dimrit të një ekspedituesi amerikan nga Antarkt...
Islanda dhe Mali i Zi mund të bashkohen me Bashkimin Evropian së bashku në vitin 2028 nëse islandezët votojnë në një r...
Një valë e fortë të nxehti po përfshin Evropën, duke sjellë temperatura mbi 40 gradë Celsius në disa vende, nd&eu...
Malajzia ka rikonfirmuar qëndrimin e saj të ashpër ndaj Izraelit. Kryeministri Anwar Ibrahim deklaroi se çdo shtetas izraelit që id...
Misteri rreth fatit të udhëheqësit të ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, po thellohet. Pretendohet se Khamenei nuk është...
Transporti detar në Ngushticën e Hormuzit nuk do t’i nënshtrohet tarifave derisa të arrihet një marrëveshje përfundim...
Disa senatorë amerikanë lëshuan një deklaratë pasi 26 punonjës dhe bashkëpunëtorë aktualë dhe ish-punonj&eum...
Pentagoni po harton një strategji të re bërthamore që vendos theks më të madh te përdorimi i mundshëm i armëve b&...
"Emigrantët nuk duhet të jetojnë me ndihmë sociale”, thuhet në posterat e partisë së ekstremit të djathtë C...
Presidenti amerikan Donald Trump pret që lufta me Iranin të përfundojë “shumë shpejt”, duke shtuar gjatë pyetjeve li...