“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë
Nga Brunela Mërtiri Mirëmbrëma. Unë quhem Brunela Mërtiri dhe jam 24 vjeç. Jam pjesë e asaj që ju e quani “g...
Nga Brunela Mërtiri Mirëmbrëma. Unë quhem Brunela Mërtiri dhe jam 24 vjeç. Jam pjesë e asaj që ju e quani “g...
Nga Florjan Binaj Ishte data 30 maj, ku një qytetar u tërhoq zvarrë nga rojet private në Zvërnec të Vlorës. Ishte pikë...
Rreth 365 milionë euro për 35 vjet. Kjo është vlera e parashikuar e koncesionit Milot-Balldren, rruga 17 kilometra e gjatë që do t...
Detaje të reja kanë dalë në dritë për aksidentin e rëndë të ndodhur në Glyfada të Athinës, ku humb&e...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me mungesën e një kërkese nga Prokuroria e Posa...
Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar edhe këtë mbrëmje në Tiranë, duke shënuar ditën e 111...
Një kontroll policor në banesën e një pensionisteje në Shën Petersburg ka përfunduar me një zbulim të pazakontë...
Raiffeisen Bank International AG (RBI), pronari i listuar në bursën e Vjenës i bankës më të madhe perëndimore që ende op...
Një foshnje 1-vjeçare është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi dyshohet se ka dë...
Eurodeputetët kërkojnë hetim ndaj Metës pas pezullimit masiv të llogarive që raportonin për protestat në ShqipëriLi...

Një terminal i madh rus për eksporte të naftës është goditur sërish nga dronët, kanë konfirmuar zyrtarët lokalë, teksa Ukraina pretendon se sulmet e saj e kanë kufizuar rëndë kapacitetin e Rusisë për të përfituar nga rritja globale e çmimeve të energjisë.
Qendra Ust-Luga, në brigjet jugore të Gjirit të Finlandës, afër Shën Petersburgut, është dëmtuar dhe i është vënë flaka në sulmet e 29 marsit, ka bërë të ditur guvernatori rajonal, Aleksandr Drozdenko.
Ai nuk e ka identifikuar vendin prej nga është nisur droni dhe Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë, mirëpo Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se Ukraina ka nisur më shumë se 345 dronë përgjatë natës në drejtim të Rusisë.
Kjo është të paktën hera e dytë që Ust-Luga është goditur brenda ditësh. Imazhet satelitore të 27 marsit tregojnë tym dhe flakë duke dalë prej qendrës.
Primorsk, një tjetër terminal i madh për eksporte në brigjet veriore të gjirit, është goditur po ashtu një javë më parë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili është në një udhëtim në Lindje të Mesme – dhe po bën përpjekje për t’i çuar përpara kapacitetet e Kievit për luftërat me dronë – ka thënë më 28 mars se rreth 40 për qind e kapaciteteve të eksportit në Ust Luga është goditur rëndë.
Ai ka thënë se Ukraina do të ndalojë së shënjestruari objektet ruse nëse Moska nuk e godet më infrastrukturën ukrainase të energjisë, e cila është dëmtuar goxha shumë në dimër.
Me qasje në Detin Baltik, Primorsk dhe Ust-Luga janë dy prej terminaleve më të mëdha për eksportim të naftës ruse në tregjet perëndimore. Javën e kaluar, Reuters ka raportuar se fushata ukrainase mund të ketë vënë jashtë funksionit 40 për qind të kapacitetit të përgjithshëm të eksportit rus.
Edhe gazsjellësi i madh Druzhba, që kalon nëpër territorin ukrainas, nuk ka qenë në punë që disa muaj.
“Ky është kërcënimi më serioz për eksportet e naftës ruse dhe produkteve ruse prej nisjes së luftës”, ka thënë analisti i energjisë, Boris Aronshtein.
Rusia, në anën tjetër, ka vazhduar të sulmojë Ukrainën, duke nisur më shumë se 400 dronë dhe raketa në qendra të ndryshme të shtetit, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas.
Dhjetëra persona janë plagosur në rajonin Harkiv, sipas autoriteteve.
Në rajonin e Odesas, dronët e kanë goditur një objekt të energjisë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në shumë qyteza të afërta, sipas ekipeve të emergjencës.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Novak Djokovic aktualisht ndodhet në vendin e tij të lindjes, Serbi, konkretisht në Beograd. Tenisti serb me 24 tituj Grand Slam nuk po lua...
Sot mbahen zgjedhjet lokale në Serbi, teksa qendrat e votimit në dhjetë komuna dhe qytete u hapën në orën 7:00 të mëng...
Policia izraelite ka ndaluar hyrjen e Kardinalit Pierbattista Pizzaballa në Kisha e Varrit të Shenjtë, ndërsa ai po shkonte për të...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Spanjë, ku 25-vjeçarja Noelia Castillo ka ndërruar jetë...
Gjatë meshës të së dielës në Sheshin e Shën Pjetrit, Pope Leo XIV ka dhënë një mesazh të fortë kund&...
Parashutisti Kevin Philipp gati sa nuk u rrëzua për vdekje kur u përpoq të kryente një truk akro-paragliding në Spanjë dhe pa...
Duke folur në podcastin e Beni Xhonson, zëvendëspresidenti amerikan J.D Vance tha se Shtetet e Bashkuara do të largohen shpejt nga Irani, po...
Vrasja e 48-vjeçares Carla Maribel Rodriguez, e cila dyshohet se u qëllua për vdekje nga partneri i saj transgjinor brenda shtëpisë q...
Autoritetet italiane po hetojnë kompanitë kozmetike Sephora dhe Benefit Cosmetics për përdorimin e të ashtuquajturave “strategji ...
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar humbjen e parë të konfirmuar luftarake të një avioni paralajmërues të hershëm E-3 S...