Zëri më i fortë i Kongresit amerikan, Alexandria Ocasio-Cortez kundër Ramës: Ndalni represionin e dhunshëm ndaj protestuesve
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...

SERBI- Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ashpër ndaj grafiteve antishqiptare që janë shfaqur në Bujanoc, duke i cilësuar ato si nxitje të dhunës ndaj komunitetit shqiptar. Përmes një letre të gjatë drejtuar ambasadës së SHBA-së, Misionit të OSBE-së dhe ambasadës Britanike, Kamberi ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e ndjenjës anti-shqiptare dhe gjuhës së urrejtjes në Luginën e Preshevës.
Ai theksoi se multietniciteti duhet të përfaqësojë barazi dhe drejtësi për të gjitha komunitetet dhe kritikoi ashpër pasivizimin e adresave të shqiptarëve, duke e cilësuar këtë praktikë si diskriminuese dhe kërcënuese për ekuilibrin delikat në rajon. Kamberi i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të dënuar gjuhën e urrejtjes dhe për të mbrojtur të drejtat e komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.
Letra e dërguar në Ambasadën e SHBA, Misionin e OSBE, Ambasadën Britanike:
Ju drejtohem në cilësinë e deputetit në Parlamentin e Serbisë, i shqetësuar për rritjen alarmante të ksenofobisë dhe gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës, veçanërisht në Bujanoc. Kjo armiqësi në rritje, e dëshmuar nga grafitet që nxisin hapur dhunën me mesazhe si “Vritni Shqiptarët,” po kontribuon në një atmosferë gjithnjë e më toksike në rajon.
Këto zhvillime alarmante nuk janë të kufizuara në incidente të izoluara, por po përsëriten nga zyrtarë dhe institucione qeveritare të cilët duhet t’i mbrojnë të drejtat e të gjithë qytetarëve. Veçanërisht shqetësues është roli i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
I themeluar për të promovuar dialogun, integrimin dhe barazinë, ky institucion tanimëpo lëviz në një drejtim që bie ndesh me misionin e vet themelues. Deklaratat e fundit nga Drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues, Nenad Mitrović, i kanë thelluar më tej këto shqetësime. Retorika e tij fyese e përçarëse, e cila jo vetëm që diskriminon Bujanocin në krahasim me Preshevën, por gjithashtu reflekton një qëndrim përjashtues më të gjerë, është jashtëzakonisht shqetësuese.
Gjithashtu shqetësuese është intensifikimi i pasivizimit të adresave, një proces që po përdoret gjithnjë e më shumë si një mjet diskriminimi kundër komunitetit shqiptar. Kjo praktikë ka për qëllim të çregjistrojë sistematikisht anëtarët e popullsisë shqiptare duke anuluar statusin e tyre zyrtar të rezidencës e që po ndikon në shpoppullimin e saj nga shqiptarët. Veprime të tilla jo vetëm që shkelin të drejtat themelore të njeriut, por gjithashtu minojnë parimet e barazisë dhe drejtësisë që duhet të jenë themeli i një shoqërie multietnike.
Rritja e ndjenjës anti-shqiptare dhe diskursi përjashtues i promovuar nga disa zyrtarë qeveritarë kërcënojnë ekuilibrin delikat të multietnicitetit në Luginën e Preshevës. Multietniciteti duhet të përfaqësojë barazi, drejtësi dhe respekt për të gjitha komunitetet, dhe jo margjinalizimin dhe shtypjen e popullsisë shqiptare e privilegje për tjetrën.
Në dritën e këtyre zhvillimeve, i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime të menjëhershme: Të dënojë gjuhën e urrejtjes dhe ksenofobisë: Dënoni publikisht gjuhën e urrejtjes dhe retorikën ksenofobike që po përhapet në Luginën e Preshevës.
Të kërkoni Përgjegjësi: ndikoni në qeverinë serbe që të mbajë përgjegjës ata që nxisin urrejtje dhe dhunë kundër komunitetit shqiptar. Promovimi i Dialogut dhe Integrimit: Avokoni për rikthimin e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në misionin e tij origjinal për të nxitur dialogun dhe për të promovuar integrimin e vërtetë të komunitetit shqiptar. Kjo përfshin rikthimin në zbatimin e “Planit me Shtatë Pikësh” siç është parashikuar në “Planin për Integrimin e pjesëtarëve të Pakicës Kombëtare Shqiptare në Sektorin Publik dhe Organet Shtetërore në Nivel Lokal, për periudhën 2023 – 2026.”
Të monitoroni dhe Raportoni: Ngritne monitorimin dhe raportimin ndërkombëtar mbi situatën e të drejtave të njeriut në Luginën e Preshevës, me vëmendje të veçantë ndaj intensifikimit të pasivizimit të adresave.
Situata aktuale në Luginën e Preshevës paraqet një test të rëndësishëm për angazhimin e Serbisë në ruajtjen e parimeve të multietnicitetit, demokracisë, brazisë dhe të drejtave të njeriut e të drejtave të pakicave. Ftoj komunitetin ndërkombëtar që të reagojë me urgjencë për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin, barazinë e demokracinë për komunitetit shqiptar në Luginë të Preshevës.
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur tani për takimin që pati javën e kaluar me kreun e Agjencisë...
foto ilustruese JAPONI- Një delfin i vetmuar dhe potencialisht i frustruar seksualisht është fajësuar për një rritje t&e...
Manette Baillie BRITANI- Një e moshuar është bërë parashutistja më e vjetër në Britani pasi u hodh nga një...
KOLUMBI- Një bazë të trafikut ndërkombëtar të kokainës është shkatërruar nga Europol në Kolumbi. Më...
Mark Zuckerberg SHBA- Themeluesi i Meta, Mark Zuckerberg, pranoi me një letër se kompania e tij, Facebook, ishte nën presion nga administrat...
SHBA- Idealizmi nuk mjafton për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë në SHBA. Kjo kërkon shumë para që asnj&eum...
GREQIA- Greqia ka përjetuar 50 për qind më shumë zjarre gjatë kësaj vere sesa më 2023, tha një zëdhënës...
FRANCA- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se arrestimi i Pavel Durov, themeluesit dhe udhëheqësit të aplikacionit të mesazhe...
JAPONIA- Japonia mobilizoi avionët luftarakë të hënën pasi një avion ushtarak kinez "shkeli" hapësirën ajrore jap...
KOSOVA- Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj Z.N, të nacionalitetit serb, nën dyshimet se ka kryer veprë...