Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

GREQI- Greqia vendosi këtë të mërkurë që zyrtarisht dhe për herë të parë të përcaktojë kufijtë e shelfit të saj kontinental. Greqia me vendimin shtyn hapësirën në det nga 6 në 12 milje. Ky vendim ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Ministrisë së Jashtme të Turqisë që i konsideroi këto veprime si të njëanshme dhe që shkelin të drejtat e Turqisë në Egje dhe Mesdhe.
Menjëherë më pas, gazeta turke “Milliyet” publikoi një hartë, e cila përdorur “metodën e vijës së mesit” ndërmjet rajoneve kontinentale të dy vendeve. Ministri i Jashtëm i Greqisë George Gerapetritis i është përgjigjur kësaj duke thënë se “ka vetëm një zgjidhje, ajo është nënshkrimi i një memorandumi mirëkuptimi për referimin e kontestit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”. Tensioni mes dy vendeve është i lartë.
“Protothema” shkruan se me ndarjen e re pretendimet e Greqisë shkojnë në 12 milje edhe në detin Jon. Është e paqartë se si do të ndikojë ky vendim në përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë. Tirana zyrtare nuk ka reaguar ende.
Sipas deklaratës për shtyp ky është një përparim i rëndësishëm strategjik në organizimin hapësinor të vendit, pasi për herë të parë shteti përcakton dhe harton një plan të plotë dhe të institucionalizuar për organizimin e deteve greke dhe përdorimin dhe aktivitetet që mund të zhvillohen në të gjitha zonat detare, duke ushtruar të drejtat e parashikuara nga Ligji Ndërkombëtar i Detit dhe Direktiva 2014/89/BE.
Strategjia ofron një përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj detyrimit që lindi pas vendimit gjyqësor ndaj Greqisë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë shkurtin e kaluar dhe përfshin elementë thelbësorë për shelfin kontinental grek, si dhe për marrëveshjet e ZEE-së me Italinë dhe Egjiptin.
Qasja e miratuar është gjithëpërfshirëse, duke sintetizuar parametra shpesh kontradiktore – sociale, ekonomike, energjetike dhe mjedisore – për t’i shërbyer objektivave të tilla si: qëndrueshmërisë klimatike të mjedisit detar, zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe antikiteteve nënujore, sigurisë dhe transportin detar, shfrytëzimit të burimeve të energjisë, kultivimit të akuakulturës dhe forcimit të projekteve ndërkufitare me interes të përbashkët.
Strategjia vë theks të veçantë në bashkë-formulimin e prioriteteve për çdo rajon dhe në ndërveprimet tokë-det, përmes Kornizave të Planifikimit Hapësinor Detar. Aktivizimi i saj merr në këto momente një peshë gjeopolitike shtesë, pasi Turqia ka shprehur vazhdimisht kundërshtime ndaj çdo nisme greke që rregullon hapësirën detare në Mesdheun Lindor.
Strategjia pritet të funksionojë si një mjet i vlefshëm për planifikimin e politikave, diplomacisë dhe investimeve për detet e vendit, duke vendosur në mënyrë të dokumentuar sovranitetin dhe përgjegjësitë detare të Greqisë.
Çfarë konkretisht pasqyron harta:
Sipas shenjave të saj me dy vijat e para blu të pashkëputura përkufizohen kufijtë e shelfit kontinental sipas marrëveshjeve greko-italiane të 1977 dhe 2020 dhe kufijtë e Zonës Ekonomike Ekskluzive të marrëveshjes Greqi-Egjipt në gusht të 2020.
Vija e kuqe e shkëputura është vija e mesme që përcakton kufijtë e jashtëm të shelfit kontinental grek deri në përfundimin e marrëveshjeve të delimitimit me shtetet fqinje, brigjet e të cilëve janë ngjitur ose përballë brigjeve greke. Siç shihet kjo vijë shtrihet mes të tjerash në kufijtë me Turqinë, por edhe me Shqipërinë.
Me vijë kafe përcaktohet kufiri i zonës territoriale ose ujërat territoriale (legjislacioni kombëtar ekzistues, Protokolli greko-turk i vitit 1926, marrëveshja italo-turke dhe protokolli i vitit 1932, me rezervimin për një shtrirjeje të përgjithshme deri në 12 milje detare, në përputhje me Konventën e Ligjit të Detit që pasqyron të drejtën ndërkombëtare tradicionale).
aleksander vucic SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të mërkurën se nuk e ka ndryshuar vend...
SERBI- Parlamenti serb ditën e sotme ka miratuar qeverinë e re. Pas dorëheqjes së Milosh Vuçeviç, kryeminist...
HUNGARI- Një delegacion i ligjvënësve të Parlamentit Evropian ka paralajmëruar se situata në Hungari po shko...
TURQI- Udhëheqës ushtarakë nga disa vende po zhvillojnë bisedime këtë javë në selinë e marinës turke në...
GJERMANI- Gjithnjë e më shumë gjermanët po humbasin besimin në fe, dhe për herë të parë në historinë e ...
SHBA- Konsumi në mbarë botën i verës ra në vitin 2024 në nivelin më të ulët në më shumë ...
SHBA- Raundi i dytë i bisedimeve për programin bërthamor të Iranit ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit,...
ITALI- Prifti katolik Ciro Panigara u vendos në arrest shtëpiak të mërkurën me akuzën e abuzimit seksual të të miturve...
SERBI- Pas dorëheqjes së Milosh Vuçeviç, Gjuro Macut është zgjedhur kryeministri i ri. Siç raportojnë mediat ser...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nisi një sulm të ri sot kundër institucionit historik arsimor Harvard, duke e përshkrua...