U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
PAKISTAN- Sulmues vetëvrasës dhe sulmues të armatosur hynë në një bazë ushtarake në veriperëndim të Pakistanit javën e kaluar, duke vrarë tetë ushtarë. Ky ishte një nga një seri sulmesh vdekjeprurëse që kanë goditur shtetin e Azisë Jugore, ku dhuna militante është rritur në vitet e fundit.
Por, ajo çfarë është e rëndësishme lidhur me sulmin e 15 korrikut në qytetin Banu është grupi që mori përgjegjësinë për të, Jaish Fursan-e Muhammad (JFM), grup i panjohur deri më tani. JFM-ja është në mesin e disa grupeve të reja militante që kanë njoftuar muajve të fundit për futjen e tyre në skenën, veçse të mbushur, militante në Pakistan.
Por, ekspertët besojnë se aktorët e rinj janë në fakt mbulesa të grupeve ekzistuese, përfshirë të Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP) – organizata më vdekjeprurëse militante që lufton kundër Islamabadit. JFM-ja besohet se është një mbulesë e Hafiz Gul Bahadar (HGB), një grup i veçantë ekstremist. Grupi mban emrin e liderit të tij, i cili është ish-komandant i TTP-së.
Tehrik-e Jihad Pakistan (TJP), një tjetër grup militant që njoftoi për pranin ë e tij vitin e kaluar, sipas ekspertëve vlerësohet se është mbulesë e TTP-së. Ky grup shënoi hyrjen e tij në skenën e grupeve militante me një sulm spektakolar ndaj një baze kyçe ajrore në provincën lindore të Punxhabit në nëntor.
Ekspertët thanë se mbulesat u mundësojnë TTP-së dhe HGB-së – grupe që vazhdimisht janë nën presion ushtarak nga Islamabadi – të mbajnë një qëndrim të besueshëm mohues.
“Të gjitha këto grupe janë ose pjesë e TTP-së, ose e Hafiz Gul Bahadarit”, tha Mansur Mehsud, drejtor i Qendrës Kërkimore FATA – organizatë jofitimprurëse me bazë në Islamabad.
“Kjo është pjesë e strategjisë së TTP-së dhe HGB-së që të krijojnë konfuzion”, shtoi ai.
TTP-ja dhe HGB-ja besohet se kanë bazat në Afganistan, ku talibanët afganë morën pushtetin më 2021. Ekspertët thanë se marrja e pushtetit nga talibanët ka trimëruar dhe forcuar militantët pakistanezë. Tërheqja e trupave ndërkombëtare nga Afganistani ka ulur në mënyrë të ndjeshme sulmet ajrore amerikane në rajon, duke u lejuar militantëve që të operojnë më lirshëm. Luftëtarët e TTP-së dhe HGB-së po ashtu kanë në posedim armë të sofistikuara, përfshirë armë të prodhimit amerikanë, të cilat u lanë pas nga forcat ndërkombëtare.
Pakistani ka akuzuar talibanët afganë se po strehojnë TTP-në, grup me të cilin talibanët kanë lidhje të ngushta ideologjike dhe organizative. Viteve të fundit, Pakistani ka përdorur taktika presioni, thanë vëzhguesit, për të detyruar talibanët afganë për të shkëputur raportet me TTP-në, përfshirë dëbimin e qindra mijërave refugjatëve afganë nga Pakistani, mbylljen e pikave kyçe kufitare dhe bllokimin e kalimit transit të mallrave afgane.
Islamabadi ka kryer edhe sulme vdekjeprurëse ndërkufitare, duke shënjestruar pozicionet e supozuara të TTP-së në lindje të Afganistanit. Talibanët afganë kanë tentuar që të qetësojnë Pakistanin duke zhvendosur luftëtarët e TTP-së larg nga kufiri me Pakistanin në zonat tjera të Afganistanit. Ata po ashtu kanë ndërmjetësuar bisedimet e paqes mes militantëve pakistanezë dhe Islamabadit, proces që ka dështuar. Por, militantët afganë kanë refuzuar që të dëbojnë TTP-në nga Afganistani.
Çdo sulm i madh i TTP-së brenda Pakistanit është pasuar me dënime nga Islamabadi dhe thirrje në biseda të ambasadorit të talibanëve afganë, për të shprehur pakënaqësi.
“Talibanët [pakistanezë] janë të fuqishëm, por po ashtu janë nën presion”, tha Muhammad Amir Rana, analist politik dhe i sigurisë me bazë në Islamabad. “Por, ata përdorin emra të ndryshëm si pjesë e strategjisë së tyre, por edhe për të shmangur presionin”.
Mehsud nga Qendra Kërkimore FATA tha se “TTP-ja nganjëherë qëllimisht shmang sulmet në shkallë të gjerë vetëm për të shmangur presionin” nga talibanët afganë, të cilët, sipas tij, kanë tentuar të bindin Pakistanin që të frenojë sulmet e tij.
TTP-ja dhe HGB-ja, si dhe degët e tyre, kanë përqendruar shumicën e sulmeve në Kiber Paktunkva, provincë që gjendet në kufi me Afganistanin dhe që prej kohësh është vatër militantësh.
Disa grupe të tjera militante, që kanë marrë më pak vëmendje mediatike, po ashtu së fundi janë shfaqur në rajon. Këtu përfshihet edhe Lashkar-e Khorasan, grup militant që besohet se është mbulesë për TTP-në. Grupi tjetër është grupi Shaheen, që konsiderohet mbulesë për HGB-në. Që të dy këto grupe, muajve të fundit kanë marrë përgjegjësinë për sulmet në Kiber Paktunkva.
Më herët gjatë këtij viti, Pakistani tha se ushtria do të nisë një ofensivë të re për të çrrënjosur militantët nga pjesa veriperëndimore e shtetit. Por, zyrtarët nuk dhanë më shumë detaje. Operacioni i planifikuar ushtarak është kundërshtuar fuqishëm nga banorët lokalë në Kiber Paktunkva, rajon që në të kaluarën ka qenë skenë e disa ofensivave që kanë vrarë mijëra dhe kanë detyruar zhvendosjen e miliona civilëve.
Më 19 korrik, mijëra persona protestuan në Banu duke kërkuar që t’u jepet fund operacioneve ushtarake në rajon. Protesta u bë e dhunshme dhe forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve, duke vrarë një person. Që atëherë, mijëra persona kanë marrë pjesë në protesta paqësore në Banu.
Rana, analisti me bazë në Islamabad, tha se Pakistani nuk ka para vetes zgjedhje të mira në luftën e tij për të ulur numrin e sulmeve militante në shtet. Nëse nis një fushatë vdekjeprurëse ushtarake do të shkaktojë zemërim në mesin e publikut. Nëse shënjestron bastionet e pretenduara të TTP-së brenda Afganistanit, mund të përshkallëzojë edhe më shumë raportet me talibanët afganë, tha ai.
“Situata e sigurisë është shumë e keqe”, tha Rana./ REL
SHBA- Kandidatja demokrate i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së republikanit për një debat televiziv.Zëvendëspre...
BULLGARI- Një shpërthim ka ndodhur në magazinat e fishekzjarrëve në afërsi të Sofjes, në Bullgari, për pasojë...
foto ilustruese SPANJË- Policia spanjolle tha të premten se kishte sekuestruar katër ton kokainë të fshehur në thasë me ...
UKRAINË- Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak sugjeroi se nga çdo marrëveshje e bërë me Rusinë nuk do t&eu...
Aivo Orav KOSOVË- Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar diplomatin estonez, Aivo Orav, në postin e përfaqësuesit të p...
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump përmes platformës së tij “Truth Social” të enjten në mbrëmje "sulomi" drejtorin e ...
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Barack Obama së bashku me bashkëshorten, Michelle i kanë dhënë mbështetje Kamala Harrisit në...
BRITANI E MADHE- Një ngjarje e tmerrshme në Londër ka përfshirë një shofer taksie të pafajshëm i cili u përfshi n...
Zveçan KOSOVË- Rreth orës 01:40 të kësaj të premte dy automjete të komunës së Zveçanit janë djeg...
Makina e djegur ZVEÇAN- Dy vetura, në pronësi të Komunës së Zveçanit, janë dëmtuar nga zjarri, konfirmoi p...