Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
HAMAS - Militantët e Hamasit liruan të shtunën tre pengje të tjerë, ndërsa forcat izraelite në këmbim liruan qindra të burgosur palestinezë, duke treguar se marrëveshja e brishtë e armëpushimit që ka ndërprerë luftimet në Rripin e Gazës, vijon të japë rezultate. Presidenti amerikan Donald Trump përshëndeti lirimin e pengjeve izraelite dhe tha se do të mbështesë cdo vendim të Izraelit për hapat e mëtejshëm.
Grupi militant Hamas liroi tre pengje të tjerë të shtunën, në këmbim të të burgosurve palestinezë që u liruan nga Izraeli, pas arritjes së një armëpushimi të brishtë që duket se po zbatohet në faza pavarësisht tensioneve të fundit.
Tre izraelitët (Sagui Dekel Chen, 36 vjeç; Sasha Troufanov, 29 vjeç; Iair Horn, 46 vjeç) u detyruan të hipnin në një skenë ndërsa militantët palestinezë të Hamasit të armatosur me armë automatike qëndronin përkrah tyre në Khan Younis të Gazës, përpra se t’iu dorëzoheshin Kryqit të Kuq.
Në atë që njihet si Sheshi i Pengjeve në Tel Aviv, njerëzit shpërthyen në brohoritje dhe lot pasi morën vesh lajmin se pengjet iu dorëzuan ushtrisë izraelite nga Kryqi i Kuq.
“Jam e emocionuar që tre pengjet që po kthehen sot në shtëpi te familjet e tyre pas kaq shumë kohësh, por jam gjithashtu shumë e shqetësuar për djalin tim që po mbahet nga Hamasi. Ai nuk do të lirohet në këtë fazë por në fazën e dytë sepse ai është i ri. Duke parë pengjet e liruara jam e tmerruar nga situata që po kalon djali im dhe nuk e di se çfarë po ndodh më pas, por pres që qeveria të vazhdojë në fazën e dytë të marrëveshjes”, deklaroi nëna e një ushtari izraelit të marrë peng
Menjëherë pas lirimit të tre pengjeve izraelitë autobusët që transportonin të burgosur dhe të paraburgosur palestinezë u nisën nga burgu izraelit Ofer në Bregun Perëndimor. Autobusi i parë mbërriti në Ramallah ndërsa një turmë brohoritëse disa duke valëvitur flamujt palestinezë.
Shkëmbimi i tre izraelitëve me 369 palestinezët uli shqetësimet në rritje se marrëveshja e armëpushimit mund të shpërbëhej përpara përfundimit të fazës së parë 42-ditore, që hyri në fuqi që nga 19 janari. Faza e dytë e armëpushimit do të hapë negociatat për kthimin e pengjeve të mbetura të gjallë dhe për të përfunduar një tërheqje ushtarake izraelite si dhe dhe rindërtimit të Gazës.
Presidenti amerikan Donald Trump në një postim në rrjetet sociale përshëndeti lirimin e pengjeve dhe theksoi se Uashingtoni mbështet cdo vendimi të Izraelit në lidhje me hapat e tjerë.
Më herët Hamasi të cilin Shtetet e Bashkuara, Britania dhe shtetet perëndimore e kanë shpallur organizatë terroriste, kishte kërcënuar se nuk do të lironte më shumë pengje dhe akuzoi Izraelin për shkelje të kushteve të armëpushimit, duke ngjallur frikën për rifillimin e luftimeve.
Lufta në Gazë u shkaktua nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit në tetor të vitit 2023, që shkaktoi vdekjen e 1,200 personave dhe gjatë të cilit grupi militant rrëmbeu 250 pengje. Kundërofensiva e Izraelit shkaktoi vdekjen e 48200 palestinezëve, mbi gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve vendase, të cilat nuk i veçojnë viktimat civile nga militantët. Izraeli thotë se ky numër përfshin rreth 17000 militantë të vrarë.
Presidenti Trump ka përmendur një plan në bazë të së cilit Shtetet e Bashkuara do të marrin kontrollin mbi Gazën dhe palestinezët do të largoheshin në një vend të tretë, pa të drejtë kthimi. Shtetet e tjera rajonale, përfshirë Egjiptin, Jordaninë dhe Arabinë Saudite, e kanë kundërshtuar këtë ide./VOA
Foto ilustruese SHBA - Ambiciet e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të presidentes së Komisionit Evropian...
Liderja e partisë AfD, Alice Weidel GJERMANI - Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë(AfD), aktualisht ren...
SHBA- Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump i ka bërë thirrje aleatëve në Britaninë e Madhe dhe Evropë që t&eum...
SHBA- Presidenca amerikane njoftoi se agjencisë së lajmeve Associated Press i ndalohet për një kohë të pacaktuar qasja në Z...
SERBIA- Mes protestave të studentëve që zgjasin me muaj, autoritetet në Serbi janë duke paralajmëruar miratimin e një &ldqu...
SHBA- Presidenti Donald Trump ka përsëritur vazhdimisht pretendimet se Kina “operon” Kanalin e Panamasë dhe ka kërcënuar ...
foto ilustruese KOSOVË- Për disa qytetarë të Kosovës, çmimet e produkteve ushqimore janë gjithnjë e më pak t...
GAZA- Biseda telefonike mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, mjaftoi për të “thyer akullin” mes SHBA-së dhe Rusis&eu...
SHBA- Ushtria amerikane ka njoftuar një ndalim të menjëhershëm të individëve transgjinorë që të bashkohen me forc...
SHBA- Një tërmet është ndjerë gjatë mbrëmjes së kaluar në El Paso, pak pas orës 22:00, sipas orës ...