Vuçiç këshillon Ramën si të shtypë revoltën studentore: Je treguar i butë me protestuesit, tani rrezikon...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
LIBAN- Izraeli tha të shtunën se ka vrarë udhëheqësin e Hezbollahut Hassan Nasrallah, duke i dhënë goditjen më të rëndë grupit militant libanez, pas disa muajsh luftimesh.
Grupi Hezbollah konfirmoi njoftimin për vrasjen në një deklaratë në të cilën thuhet se Hassan Nasrallahu "u është bashkuar bashkëluftëtarëve të tij dëshmorë".
Në deklaratë Hezbollahu zotohet të "vazhdojë luftën e shenjtë kundër armikut dhe në mbështetje të Palestinës".
Hassan Nasrallahu udhëhoqi grupin militant për më shumë se tre dekada. Ushtria izraelite tha se disa komandantë të lartë të Hezbollahut u vranë së bashku me Hassan Nasrallahun në një sulm të fuqishëm ajror të premten. Ushtria tha se kreu një sulm ajror preciz ndërsa udhëheqja e Hezbollahut po zhvillonte një takim në selinë e saj në Dahiyeh, në jug të Bejrutit.
Ali Karki, komandanti i Frontit Jugor të Hezbollahut dhe komandantë të tjerë të Hezbollahut, u vranë gjithashtu në sulm, tha ushtria izraelite. Ministria libaneze e Shëndetësisë tha se gjashtë persona u vranë dhe 91 u plagosën në sulmet e së premtes, të cilat rrafshuan për tokë gjashtë ndërtesa banimi.
Ushtria izraelite tha se po mobilizonte forca shtesë nga trupat rezervë ndërsa tensionet përshkallëzohen me Libanin, duke aktivizuar tre batalione ushtarësh rezervë pasi dërgoi dy brigada në Izraelin verior në fillim të javës për t'u trajnuar për një sulm të mundshëm tokësor.
Të shtunën në mëngjes, ushtria izraelite kreu disa sulme në Bejrutin jugor dhe Luginën Bekaa të Libanit lindor. Hezbollahu hodhi dhjetëra predha në gjithë Izraelin verior dhe qendror dhe Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.
Në paralagjet jugore të Bejrutit shihej tymi dhe rrugët e boshatisura pasi zona u godit gjatë natës nga sulmet e forta ajrore izraelite. Strehimoret e ngritura në qendër të qytetit për personat e zhvendosur janë të tejmbushura. Shumë familje flinin në sheshe dhe plazhe publike ose në makinat e tyre. Në rrugët që të çojnë në malet mbi kryeqytet, qindra njerëz mund të shiheshin duke ikur me këmbë, duke mbajtur në duar foshnjat dhe pak gjëra që mund të mbanin.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë, të paktën 720 veta janë vrarë në Liban gjatë javës së kaluar nga sulmet ajrore izraelite./VOA
lajcak, osmani SHBA- I dërguari i posaçëm evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se i vlerëson m...
hassan nasrallah LIBAN- Hassan Nasrallah, të cilin Izraeli pretendon se e vrau në një sulm në Bejrutin jugor, e ktheu Hezboll...
hassan nasrallah LIBAN- Ushtria izraelite ka deklaruar sot se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah është vrarë nga sulmet e djeshme izrael...
boris johnson BRITANI- Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson ka rrëfyer në librin e tij të ardhshëm se ka konsideruar një ...
bombardimet LIBAN- Izraeli ka vijuar gjatë gjithë natës me bombardimet në Bejrut. Sulmet kanë përfshirë periferin&e...
lloyd austin SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, paralajmëroi të premten për pasoja shkatërruese nëse Izraeli anga...
orban dhe mickovski SHKUP- Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban deklaroi nga Ohri seMaqedonia e Veriut duhet të ishte prej koh&eu...
SHBA- Xhorxhia është një ndër shtatë shtetet e pavendosura që mendohet se do të përcaktojnë rezultatin e zgjedhje...
SHBA- Të paktën 23 vdekje të shkaktuara nga stuhia ‘Helene’ janë raportuar në katër shtete të SHBA. Ndërko...
RUSI- Kremlini tha se doktrina e përditësuar bërthamore, që do t’i lejojë Moskës që të përdorë arm&eum...