BOTA

Ç'humbi Kosova që u pezullua nga “Defender Europe ‘23”?

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Qershor 2023, 22:21
Ç'humbi Kosova që u pezullua nga “Defender Europe

Gati dy vjet. Kjo është periudha kohore që Ministria e Mbrojtjes e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpenzuan për t’u bërë gati për stërvitjen më të madhe të aleatëve të NATO-s në Ballkan, e njohur si “Defender Europe ‘23”. Edhe pse Kosova ishte një nga vendet nikoqire të kësaj stërvitjeje, ajo nuk mundi ta çonte deri në fund aktivitetin, pasi, më 30 maj, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se “për Kosovën, ato stërvitje kanë marrë fund”.

Ky është ndëshkimi i parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën kundër Kosovës për, siç u tha, injorimin e këshillave të tyre për të shmangur rritjen e tensioneve në zonën veriore me shumicë serbe.

Në këtë zonë, prej ditësh, banorët lokalë protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur protestuesit u përleshën me pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Zveçan. Dhjetëra njerëz në të dyja anët mbetën të plagosur.

Një ditë pas përjashtimit të Kosovës nga “Defender Europe ‘23”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha për Radion Evropa e Lirë se kjo është një “fatkeqësi”.

“Nuk mendoj se [përjashtimi] është i drejtë, por kush jam unë të vendos”, tha Kurti, duke mbrojtur veprimet e Qeverisë së tij në veri.

Kosova humbi një mundësi shumë të madhe që ushtarët, nënoficerët dhe oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të marrin një eksperiencë të çmuar nga shtetet e NATO-s, thotë ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, për Radion Evropa e Lirë.

Kastrati, i cili udhëhoqi FSK-në nga viti 2011 deri më 2015, përmend edhe tri humbje të tjera të konsiderueshme për Kosovën: humbjen e mundësisë për krijimin e urave të miqësisë, humbjen e mundësisë për ndërveprime ushtarake dhe humbjen e mundësisë për të rritur eksperiencën në përdorimin e armatimeve të ndryshme.

Kastrati thotë se FSK-ja ka qenë duke ndërtuar një autoritet të respektueshëm te partnerët ndërkombëtarë, në veçanti me SHBA-në.

Nga ky partneritet, kujton ai, pjesëtarë të FSK-së, në disa raste, janë dërguar në misione paqeruajtëse jashtë vendit.

Ai thotë se Shtetet e Bashkuara, në vazhdimësi, kanë qenë partnere strategjike të Kosovës, si në planifikim, krijim dhe zhvillim të FSK-së.

“Por, nëse vazhdohet kështu, dyshoj se do të jetë njëjtë tani e tutje”, shprehet Kastrati.

Stërvitjet “Defender Europe ‘23” nisën më 21 maj në Kosovë dhe ishte e paraparë të zgjasnin deri më 2 qershor.

Mistria e Mbrojtjes e Kosovës nuk e komentoi drejtpërsëdrejti suspendimin e pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjen “Defender Europe ‘23”, por tha se është arritur objektivi që kishte.

Sipas një postimi të ministrit Armend Mehaj në Facebook, më 30 maj, 1.348 ushtarakët e FSK-së treguan profesionalizëm të lartë në mesin e 25 shteteve pjesëmarrëse të këtij ushtrimi, si dhe gatishmëri për të shërbyer përkrah aleatëve në çdo mision të NATO-s, “me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, rajon dhe më gjerë”.

Ky ishte viti i dytë që Kosova merrte pjesë në këtë stërvitje shumëkombëshe dhe që ishte nikoqire e saj.

Në këtë ushtrim marrin pjesë 25 shtete, përfshirë SHBA-në, Francën, Gjermaninë, Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar, si dhe shtete tjera anëtare dhe joanëtare të NATO-s.

Numri i përgjithshëm i ushtarëve pjesëmarrës në këtë ushtrim ishte rreth 20 mijë.

Stërvitja "Defender Europe ‘23" po mbahet në disa lokacione në të gjithë Evropën, ndërsa në Kosovë u zhvillua në dy lokacione, në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës.

Në kohën kur u njoftua suspendimi i pjesëmarrjes së Kosovës nga SHBA-ja, aktivitetet e Kosovës në kuadër të “Defender Europe ‘23”, ishin afër fundit.

Për 30 maj ishte paraparë ditë e hapur për vizitorë dhe ky është aktiviteti kryesor që nuk u mbajt si pasojë e pezullimit që u shpall nga ambasadori amerikan, Hovenier. Për ditët deri në mbyllje të ushtrimit më 2 qershor, ishin paraparë aktivitete kryesisht të përgatitjes për dislokimin e trupave pjesëmarrëse dhe aktivitete formale përmbyllëse.

Në të njëjtën kohë si në Kosovë, ushtrime u zhvilluan edhe në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Kroaci, Slloveni e të tjera. FSK-ja kishte pjesëmarrje edhe në shtete të tjera, përfshirë 160 ushtarë të një njësie të këmbësorisë në Maqedoni të Veriut dhe 60 të tjerë të përfshirë në sektorin e inteligjencës dhe zbulimit, si dhe në deminim, në Kroaci. Në Shqipëri, ndërkaq, 60 pjesëtarë të tjerë të FSK-së ishin të përfshirë në njësinë për materiale të rrezikshme.

Stërvitja "Defender Europe 23", e cila udhëhiqet nga SHBA-ja, ka qëllim krijimin e gatishmërisë dhe ndërveprueshmërinë mes Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe vendeve partnere.

Stërvitja “Defender Europe 23” thuhet se është projektuar për të demonstruar aftësitë e ushtrisë së SHBA-së, për të dislokuar me shpejtësi trupa dhe pajisje të fuqishme luftarake, për të siguruar aleatët dhe për të penguar këdo që kërcënon paqen në Evropë, si dhe për të mbrojtur kontinentin nga agresioni.

Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua në vitin 2009, kur u shuan Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Në vitin 2014 nisën përpjekjet për transformimin e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që nënkuptonte zgjerim të kompetencave edhe në mbrojte të territorit.

Ky proces nuk ishte i mundur të bëhej përmes ndryshimeve kushtetuese dhe transformimi nisi përmes ndryshimeve ligjore në vitin 2018.

NATO-ja e kundërshtoi vendimin e Kuvendit të Kosovës për shndërrimin e FSK-së në ushtri të vendit, por SHBA-ja e mbështeti këtë proces, sidomos zhvillimin e kapaciteteve.

Kur transformimi i FSK-së në ushtri po kundërshtohej nga NATO-ja, ambasadori i atëhershëm amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, deklaroi se “është më se e natyrshme për Kosovën, si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse”.

Në partneritet me SHBA-në, në vitin 2021, kontingjenti i parë i FSK-së shkoi në mision paqeruajtës jashtë vendit dhe këtij institucioni iu premtua mbështetje e vazhdueshme amerikane.

Por, pas suspendimit të FSK-së nga pjesëmarrja në “Defender Europe 23” ka shqetësime të shumta nëse do të vazhdojë edhe më tej mbështetja amerikane për ushtrinë e Kosovës.

Ambasadori Hovenier tha se SHBA-ja po shqyrton edhe masa të tjera për Kosovën dhe se, aktualisht, “nuk ka entuziazëm” për ta ndihmuar atë në përpjekjet e saj për të fituar njohje më të madhe ndërkombëtare ose për të përparuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Artikuj te sugjeruar

BOTA 1 Qershor17:00

Kompetencat e NATO-s në Kosovë

Dikur rreth 50.000, sot afër 4.000 paqeruajtës të misionit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), KFOR, v...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan