Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep/ Policët fshihen nga kamera e Piranjave!
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...

Rasti i Eugert Merizajt ka shkaktuar reagime dhe zemërim të fortë në Britani, pasi u zbulua se ai ka përfituar rreth 20 mijë paund nga një transmetim i drejtpërdrejtë në TikTok, i realizuar nga brenda qelisë së tij në një burg të Manchesterit.
Sipas raportimeve, Merizaj arriti të sigurojë këtë shumë në vetëm shtatë minuta, duke përdorur një telefon celular të futur në mënyrë të paligjshme në ambientet e burgut. Ai mori pjesë në një “ndeshje” në TikTok, një format ku dy përdorues transmetojnë njëkohësisht dhe nxisin ndjekësit të dërgojnë dhurata virtuale.
Këto dhurata paguhen nga përdoruesit dhe shndërrohen në pikë, ndërsa fitues shpallet ai që grumbullon më shumë pikë, të cilat më pas konvertohen në para. Gjatë transmetimit, Merizaj dëgjohet duke u bërë thirrje ndjekësve të dërgojnë më shumë dhurata dhe të shpërndajnë videon për të rritur shikueshmërinë, ndërkohë që lexon me zë emrat e kontribuuesve, sipas The Sun.
Merizaj përdorte disa llogari në TikTok, ndërsa ajo kryesore kishte mbi 45 mijë ndjekës. Kjo i mundësoi të grumbullonte gjithsej 5,429,625 pikë, me një vlerë të përllogaritur rreth 20 mijë paund. Dyshohet se të ardhurat janë depozituar në llogarinë bankare të një miku të tij jashtë burgut.
Në transmetime të tjera live, Merizaj shfaqet duke pirë cigare dhe i veshur me rroba firmato. Në një komunikim me ndjekësit, ai shprehet me krenari se autoritetet nuk mund ta deportojnë në Shqipëri pa firmën e tij.
Merizaj është dënuar në vitin 2022 me 32 vite burg për vrasjen e Hemawand Ali Hussein, i cili u qëllua për vdekje nga afër brenda një banese në Hartlepool në vitin 2019.
Sipas rregullave të miratuara vitin e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar, shtetasit e huaj të dënuar për vepra penale parashikohet të deportohen pasi të kenë vuajtur një pjesë të dënimit. Megjithatë, në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Fierit njohu vendimin e gjykatës britanike dhe pranoi që Merizaj të vuajë dënimin në Shqipëri. Ai pritet të transferohet në burgun e Peqinit, pasi t’i zbritet koha e vuajtur në Mbretërinë e Bashkuar.
Lidhur me këtë rast, politikani opozitar Nick Timothy reagoi duke deklaruar se sistemi i drejtësisë duhet të mbrojë qytetarët dhe të ndëshkojë kriminelët, duke theksuar se situata të tilla nuk duhet të tolerohen. Pas sinjalizimit të rastit, TikTok njoftoi se ka bllokuar të gjitha llogaritë e përdorura nga Merizaj dhe ka pezulluar mundësinë e tërheqjes së fondeve.
Nga ana tjetër, një përfaqësues i Ministrisë britanike të Drejtësisë i tha gazetës The Sun se sjellja është plotësisht e papranueshme, se përmbajtjet janë hequr menjëherë dhe se ka nisur një hetim urgjent, duke paralajmëruar masa shtesë për të parandaluar futjen e sendeve të paligjshme në burgje.
Ndërprerja mbarëkombëtare e internetit në Iran vazhdon të jetë në fuqi, ndërkohë që numri i raportuar i vikt...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se një takim mes anëtarëve të Parlamenti...
Amerika e Veriut po përballet me një mot apokaliptik prej ditësh dhe miliona qytetarë janë izoluar, kurse temperaturat janë ekst...
Kryeqyteti i Grenlandës është në errësirë totale pas një ndërprerjeje të papritur të energjisë elektrik...
Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Greqi, për herë të dytë dhe protagonist është djali i sht&eum...
Në një përpjekje të transmetuar drejtpërdrejt në Netflix, Honnold bëri një ngjitje të guximshme në majë...
Ministria e mbrojtjes e Kinës ka njoftuar se ka hapur një hetim ndaj gjeneralit me gradën më të lartë të vendit për &l...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë një tarifë prej 100% ndaj mallrave kanadeze nëse Kan...
NATO planifikon të forcojë mbrojtjen në kufijtë e Evropës me Rusinë në dy vitet e ardhshme, kryesisht duke krijuar një "...
Kina nuk është më kërcënimi kryesor i sigurisë për Shtetet e Bashkuara, sipas Strategjisë së re Kombëtare t&eu...