BOTA

Dhunimi i një qytetari në Mitrovicë të Veriut, Inspektoriati i Policisë nis hetimet

I.A Përditësimi i fundit 26 Tetor 2024, 16:31

Dhunimi i një qytetari në Mitrovicë të Veriut, Inspektoriati

KOSOVË- Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) njoftoi se përmes një hetimi do të verifikojë pretendimet e një qytetari serb nga Mitrovica e Veriut se është keqtrajtuar nga zyrtarë policorë.

“Inspektorati Policor sipas detyrës zyrtare ka filluar procesin e grumbullimit të informacioneve dhe hetimit preliminar lidhur me pretendimet për keqtrajtim nga Policia, pretendime që janë bërë publike sot në media të ndryshme dhe ka pasur një reagim nga shoqëria civile në Mitrovicën e Veriut”, u tha një njoftim.

Inspektorati tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës, kur Policia e Kosovës ka arrestuar dhe e ka shoqëruar në stacion një qytetar, i cili dyshohej se kishte dëmtuar pronën e një dyqani privat në prezencë të Policisë. Atij i është shqiptuar tiketë për kundërvajtje dhe është liruar, tha Inspektorati.

“Hetuesit e IPK-së përmes një hetimi preliminar do të verifikojnë pretendimet për keqtrajtim të të njëjtit nga Policia gjatë ndërmarrjes së veprimeve policore në këtë incident”, u tha në njoftim.

Qytetari i Mitrovicës së Veriut nga radhët e komunitetit serb, Millosh Subotiq, pretendon se Policia e ka rrahur në stacion policor, dhe deklaron se ka fotografi dhe dokumentacion mjekësor që dëshmojnë këto pretendime të tij.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Subotiq pretendon se është arrestuar pa arsye dhe se është dërguar në një dhomë pa kamera, ku sipas tij, zyrtarët policorë e kanë lidhur dhe e kanë rrahur. Ai shton se pas ngjarjeve të mbrëmshme, ka frikë për sigurinë e familjes së tij. Rasti, siç thotë ai, do të denoncohet të hënën në Inspektoratin e Policisë së Kosovës.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës në një deklarim Radion Evropa e Lirë mohon pretendimet e Subotiqit, duke deklaruar se ai kishte qenë nën ndikimin e alkoolit dhe kishte tentuar të shkaktonte dëm në një objekt tregtar.

Lidhur me pretendimet e Subotiqit ka pasur reagime dhe disa organizata joqeveritare kanë njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, derisa ky mision të deklarohet për këtë rast.

Përmes një njoftimi që është nënshkruar nga organizatat joqeveritare Aktiv, Nova Iniciativa Shoqërore, Qendra për Afirmimin e Veprimeve Shoqërore, Qendra për Mbrojtjen e Kulturës Demokratike dhe Instituti për Zhvillimin Ekonomik Territorial, thuhet se Policia e Kosovës është “joprofesionale”.

“Heshtja e vazhdueshme e këshilltarëve të Policisë lokale të EULEX-it dhe i gjithë misionit për modelin e veprimeve të paligjshme policore vazhdon të jetë e papranueshme dhe për këtë arsye kërkojmë që ky mision të përfundojë menjëherë praktikën e mosveprimit publik të gjetjeve të veta për punën e Policisë dhe tash e tutje të deklarohet për të gjitha kontestet e rastet ose në të kundërtën, të ndalojë plotësisht gjoja monitorimin e punës së policisë që pretendon se kryen”, u tha në reagimin e organizatave joqeveritare.

OJQ-të përmes këtij reagimi kërkuannga Inspektorati Policor një hetim më të gjerë mbi punën e përgjithshme të policisë për rajonin e veriut.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar EULEX-it për të komentuar kërkesën e sektorit të shoqërisë civile, por ky mision nuk është përgjigjur.

Për këtë rast ka reaguar edhe Zyra për Kosovën e Qeverisë serbe, duke thënë se “aktet e dhunës dhe torturës ndaj serbëve në Kosovë kanë për qëllim frikësimin dhe spastrimin etnik”.

“Prania ndërkombëtare në Kosovë është obligative, në përputhje me të drejtën dhe rregulloret ndërkombëtare që duhet të zbatohen në terren, të parandalojë torturën e serbëve dhe shkeljen gjithnjë e më të hapur të të drejtave të njeriut të popullit tonë”, tha kjo zyrë.

Edhe partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka kërkuar nga EULEX-i që të reagojë pasi, siç ka vlerësuar kjo parti, “nga të gjithë ata që shkelin ligjin, ata që veshin uniforma janë më të këqijtë”.

Ndërkaq, zëvendësavokati i Popullit në Kosovë, Sërxhan Sentiq, shprehu besimin se Millosh Subotiq “në asnjë mënyrë nuk ka provokuar përdorimin e forcës nga Policia e Kosovës, veçanërisht jo me qëllim të shkaktimit të lëndimeve fizike”.

“Shkeljet e vazhdueshme të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të qytetarëve nga organet kompetente, përfshirë edhe përdorimin e forcës nga Policia e Kosovës, tregojnë për një problem sistematik. Kjo praktikë, e cila përfshin trajtimin çnjerëzor dhe përdorimin joproporcional të forcës, duhet të ndalet plotësisht dhe të sanksionohet”, tha Sentiq.

Kjo nuk është hera e parë që pjesëtarët e komunitetit serb ankohen për sjelljen e Policisë së Kosovës. Në mesin e muajit shtator, disa aktivistë pretenduan se Policia kishte rrahur katër të rinj nga Mitrovica e Veriut, akuza që Policia i mohoi në atë kohë, duke thënë se ata ishin arrestuar për sulm ndaj një zyrtari.

Edhe shoqëria civile ka kohë që thotë se Policia ka "trajtim diskriminues" ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb dhe se në disa raste ka edhe përdorimi të tepruar të forcës.

Më herët, Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës i ka thënë REL-it se janë në dijeni për ankesat e qytetarëve nga komuniteti serb sa i përket punës së Policisë dhe se janë duke bashkëpunuar ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës. Nga kjo ministri kanë shtuar se janë duke bërë një fushatë për sensibilizimin e qytetarëve që rastet t'i raportojnë në Inspektorat, nëse mendojnë se Policia nuk po i trajton siç duhet./REL

inspektorati policor i kosovës

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan