BOTA

Në bashkëpunim me shqiptarë, “Klani Skaljari" po e kthen Afrikën e Veriut në qendër kok*ine!

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Shtator 2025, 12:23

Në bashkëpunim me shqiptarë, “Klani Skaljari" po e

Në shikim të parë, portet në zhvillim të Afrikës Perëndimore dhe nëntoka kriminale e Ballkanit Perëndimor duken si dy botë të ndryshme. Megjithatë, një vështrim më i afërt brenda një kontenieri me lëvozhga kakaoje – një nga eksportet kryesore të Afrikës Perëndimore – zbulon një ngarkesë tjetër: kokainën.

Që nga viti 2019, grupet kriminale me origjinë nga Ballkani Perëndimor janë drejtuar gjithnjë e më shumë drejt Afrikës Perëndimore si një rrugë kyçe tranziti për trafikimin e kokainës. Ajo që fillimisht ishte një pikë e rastësishme trafiku –në vitin 2014 kur kokaina dërgohej me varka të vogla nga verilindja e Brazilit drejt Kepit të Gjelbër – është shndërruar në një qendër të kokainës për Evropën dhe më gjerë. Ky ndryshim në vazhdim ka kaluar kryesisht pa u vënë re.

Një raport nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, ku kam kontribuar edhe unë, zbulon se grupet që flasin gjuhën sllave dhe shqipe – tradicionalisht të vendosura në pika kyçe të zinxhirit të furnizimit me kokainë [Amerika e Jugut dhe Evropa] – tani po zgjerojnë ndikimin e tyre duke shënjestruar bregdetet e cenueshëm të Afrikës Perëndimore.

Në vende si Senegali, Gambia, Guinea-Bisau, Kepi i Gjelbër dhe Sierra Leone, grupet e Ballkanit Perëndimor kanë ngritur infrastrukturë për të lehtësuar ruajtjen, ripaketimin dhe dërgimin e kokainës. Deti vazhdon të jetë rruga kryesore e trafikut, edhe pse këto grupe kanë filluar të eksplorojnë edhe rrugë alternative, përfshirë rrugët ajrore me avionë të vegjël.

Grupet nga Ballkani Perëndimor përdorin katër metoda kryesore trafiku përmes Afrikës Perëndimore.

Metoda e parë përfshin rrugët detare, ku ngarkesat e kokainës udhëtojnë drejtpërdrejt nga Amerika e Jugut, përmes Afrikës Perëndimore, në Evropë. Megjithatë, një përqindje e madhe e kokainës – përfshirë ngarkesa shumëtonëshe – mbërrin në Afrikën Perëndimore jashtë kontenierëve, me drogën të fshehur për shembull në trupat e anijeve.

Metoda e eksportit jo përmes kontenierëve kalon nëpër Gjirin e Guinesë, duke shmangur zbarkimin në tokë në Afrikën Perëndimore. Procesi përfshin gjithashtu importe dhe magazinim në Afrikën Perëndimore, të ndjekura nga eksporte drejt Evropës.

Metoda e katërt, ku ngarkesat futen në kontejnerë brenda Afrikës Perëndimore, shmang në mënyrë efektive kontrollet e shtuara ndaj eksporteve nga Amerika e Jugut drejt porteve evropiane.

Disa faktorë e kanë bërë Afrikën Perëndimore një destinacion tërheqës për grupet nga Ballkani Perëndimor: ajo ndodhet në një vend strategjik mes Brazilit – një eksportues i madh i kokainës – dhe tregjeve të mbipopulluara të Evropës; ndërkohë, shtimi i masave të zbatimit të ligjit ka rritur rreziqet e rrugëve direkte transatlantike nga Amerika e Jugut në Evropë – me kapjet e drogës në këto rrugë që u rritën nga 201.9 ton në vitin 2019 në një rekord prej 424.1 ton në vitin 2023. Ndërkohë, kontrolli i dobët në portet afrikane do të thotë se më pak se dy për qind e kontenierëve kontrollohen rregullisht.

Ndryshimet në Amerikën e Jugut po e shtyjnë gjithashtu këtë zhvendosje drejt Afrikës Perëndimore. Ndërsa autoritetet braziliane rritën kontrollet në porte të mëdha si Santos, trafikantët filluan të ridrejtojnë ngarkesat në ujërat më pak të monitoruara të Afrikës Perëndimore. Dhe grupet nga Ballkani Perëndimor – me struktura fleksibël, të decentralizuara dhe rrjete të besueshme logjistike – ishin në pozita ideale për t’u përshtatur.

Ndërmjetësit që ndërtuan një perandori kokaine

Gjuha e përbashkët dhe lidhjet kulturore shërbejnë si një bazë për bashkëpunim mes grupeve të Ballkanit Perëndimor. Dy rrjete kryesore dominojnë: njëri përbëhet nga grupet shqipfolëse dhe tjetri nga grupet sllavishtfolës – përfshirë serbët, kroatët, boshnjakët dhe malazezët.

Aktualisht, këto rrjete funksionojnë përmes strukturave të adaptueshme që lehtësojnë bashkëpunimin e gjerë. Zakonisht përbëhen nga grupe të vogla dhe të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin, me anëtarësi elastike që zakonisht varion nga 10 deri në 20 individë.

Klanet Kavac dhe Skaljari janë dy grupet kryesore sllavisht-folëse që operojnë në Afrikën Perëndimore, së bashku me aleatët e tyre. Të bazuara në Mal të Zi, këto grupe ruajnë lidhje të gjera me organizata në Serbi, Kroaci, Slloveni dhe vende të tjera të Ballkanit.

Klanin Kavac ka ngritur një rrjet në Afrikën Perëndimore, ndërsa klani Skaljari operon kryesisht përmes bashkëpunëtorëve nga Bosnje Hercegovina dhe Shqipëria, duke dëshmuar një prani më të gjerë ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Afrika Perëndimore mbetet kryesisht një territor i panjohur për grupet shqiptare, me përjashtim të rrjetit të lidhur me Armando Pacanin.

Fillimisht, dërgesat e Pacanit shkonin direkt në portet evropiane përmes kontenierëve. Pas humbjeve të sasive të kokainës dhe urdhër-arresteve ndërkombëtare, rrjeti i tij kaloi në transportimin e ngarkesave shumëtonëshe nga verilindja e Brazilit drejt Afrikës Perëndimore me anije peshkimi, në mesin e vitit 2022. Rrjeti dyshohet se u mbështet te një ndërmjetës afrikan. Pacani dhe avokatët e tij mohojnë çdo përfshirje në aktivitete kriminale.

Struktura organizative e grupeve të përfshira në trafikimin e kokainës në Afrikën Perëndimore përfshin role të veçanta, zakonisht liderë, ndërmjetës dhe ekzekutorë.

Liderët negociojnë drejtpërdrejt me prodhuesit e kokainës në Amerikën e Jugut, lëshojnë urdhra për transportin dhe mbikëqyrin çështjet financiare, përfshirë shpenzimet dhe fitimet. Ndërmjetësit koordinojnë rrugët e kontrabandës, lidhen me kontaktet në Afrikën Perëndimore dhe menaxhojnë transferimet financiare, gjithmonë duke garantuar sigurinë operacionale. Ekzekutorët – zakonisht individë lokalë nga zonat ku zhvillohen operacionet – janë përgjegjës për mbledhjen dhe dorëzimin e drogës, sigurimin e ambienteve të magazinimit dhe mirëmbajtjen e shtëpive të sigurta.

Fuqia e vërtetë që qëndron pas operacioneve të kokainës nuk janë vetëm grupet kriminale, por edhe ndërmjetësit – qoftë në terren për një kohë të gjatë apo për periudha të kufizuara. Këta ndërmjetës kanë lidhje të rëndësishme në të gjithë Afrikën Perëndimore dhe janë të lidhur, drejtpërdrejt ose tërthorazi, me rrjete mbrojtjeje në rajon. Identifikimi i ndërmjetësve është shpesh i vështirë për shkak të përdorimit të identiteteve të falsifikuara dhe nivelit të lartë të mbrojtjes që arrijnë të sigurojnë.

Ndryshe nga “bosët” e dukshëm të epokave të mëparshme, ndërmjetësit e sotëm operojnë në hije dhe me një imazh të besueshëm që mohon përfshirjen direkte. Ata lëvizin shpejt, shmangin zbulimin dhe përdorin rrjetet e ndërmjetësve lokalë. Kjo krijon një model kriminal shumë të vështirë për t’u identifikuar, por edhe më të vështirë për t’u shkatërruar.

Një figurë që mishëron rolin e ndërmjetësit është Mario Krezic, një shtetas kroato-boshnjak i lidhur me disa rrjete kriminale në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Emri i tij shfaqet në disa akt-akuza në Serbi dhe Kroaci, dhe mesazhe të koduara të kapura nga platforma si Sky EÇ dyshohet se e lidhin atë me ngarkesa të mëdha kokainë që kalojnë nëpër Afrikën Perëndimore.

Burime nga institucionet ligjzbatuese besojnë se Krezic operonte nga Freetaën, Sierra Leone, duke koordinuar logjistikën përtej Atlantikut. Ai akuzohet për organizimin e transferimeve nga anija në anije, mbikëqyrjen e importeve në zonat bregdetare, menaxhimin e magazinimit dhe futjen e drogës në kontenierë si dhe organizimin e dërgesave drejt porteve evropiane, veçanërisht në Antëerp.

Në këtë rol, Krezic dyshohet se ka shërbyer si pika kyçe e një zinxhiri global furnizimi, duke lidhur furnizuesit e Amerikës Latine, ndërmjetësit afrikanë dhe blerësit evropianë, ndërkohë që ndryshonte vazhdimisht partnerët lokalë për të shmangur zbulimin.

Rasti i tij pasqyron rolin gjithnjë e më të madh të ndërmjetësve si figura të shkathëta, me profil të ulët, që udhëheqin tregtinë e kokainës nga prapaskena. Krezic vazhdon të jetë në kërkim të autoriteteve të drejtësisë.

Çfarë vjen më pas

Grupet nga Ballkani Perëndimor po zgjerojnë praninë e tyre në Afrikën Perëndimore. Ato pritet të operojnë me më shumë pavarësi, duke u larguar nga varësia ndaj aleancave me organizata kriminale në Brazil dhe, në disa raste, në Itali. Këto grupe pritet të investojnë drejtpërdrejt në infrastrukturë dhe mbrojtje lokale.

Ngjashëm me tendencat e vërejtura në Amerikën e Jugut, ndikimi i tyre në rritje mund të çojë në shtim të korrupsionit, dhunë të përshkallëzuar dhe fragmentim në grupe më të vogla dhe më autonome.

Evropa ka reaguar ngadalë ndaj sfidës së trafikimit të drejtpërdrejtë të kokainës nga Amerika e Jugut dhe nuk duhet të përsërisë të njëjtin gabim me Afrikën Perëndimore. Aktualisht, bashkëpunimi mes Ballkanit Perëndimor, Afrikës Perëndimore dhe BE-së në fushën e zbatimit të ligjit është i fragmentarizuar. Nuk ekzistojnë rrjete të dedikuara për shkëmbimin e informacionit, ndërsa kapacitetet lokale në shtetet afrikane mbeten të pafinancuara.

Pasojat mund të jenë serioze.

Kokaina me destinacion Evropën mund të blihet gjithnjë e më shumë drejtpërdrejt nga magazinat në Afrikën Perëndimore. Në këtë skenar, Afrika Perëndimore nuk do të jetë më vetëm një zonë tranziti, por do të shndërrohet në një treg të kokainës. Edhe tregjet në zhvillim si Azia dhe Australia kanë filluar të raportojnë dërgesa që gjurmohen deri në Gjirin e Guinesë. Nëse kjo situatë nuk adresohet, ajo mund të përshpejtojë fragmentimin e rrjeteve të trafikimit të kokainës, të shkaktojë valë të reja dhune dhe të krijojë enklava kriminale të rrënjosura në të dy anët e Atlantikut.

Për të shmangur këtë skenar të keq, BE-ja dhe Ballkani Perëndimor duhet të investojnë në bashkëpunim afatgjatë ndërkontinental me partnerët afrikanë – jo vetëm përmes seminareve të financuara nga donatorët, por edhe përmes shkëmbimit kuptimplotë të informacionit të inteligjencës, operacioneve të përbashkëta detare dhe sanksioneve të koordinuara kundër ndërmjetësve kryesorë.

Inteligjenca financiare duhet të ecë në të njëjtin hap me luftën kundër drogës.

Gjurmimi i rrugës së parave të këtyre rrjeteve kërkon më shumë aftësi nga strukturat e zbatimit të ligjit. Objektiv strategjik duhet të jenë ndërmjetësit dhe zinxhirët e tyre të furnizimit. Shumë shpesh, kapjet e drogës festohen ndërkohë që arkitektët e vërtetë të trafikut mbeten të lirë.

Ndërprerja e logjistikës njerëzore të këtij tregu – jo vetëm kapja e drogës – është çelësi për të ndalur vrullin e tij./ BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan