Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...

SHBA- Atentati ndaj ish Presidentit Donald Trump ka larguar vëmendjen nga debati mbi të ardhmen politike të Presidentit Joe Biden. Por, ndërsa Trump hodhi një hap përpara të hënën, duke bërë një paraqitje në Kuvendin Kombëtar të Partisë Republikane dhe duke shpallur kandidatin për nënpresident, Presidenti Biden po përgatitet për vazhdimin e fushatës me ndalesa të tjera këtë javë, në këtë fazë të paqartë të garës presidenciale.
Dallimet e thella mes dy kandidatëve u rikthyen në qendër të vëmendjes të hënën, me skena të nxehta dhe energjike ndërsa republikanët zyrtarisht emëruan ish presidentin Donald Trump si kandidat të tyre për president në Milluoki.
“Presidenti më i mirë në historinë e vendit, Donald J. Trump”, tha Eric Trump, djali i ish presidentit Trump në Kuvendin Kombëtar të republikanëve.
Ndërkohë, Presidenti Joe Biden i bëri thirrje amerikanëve që të përmbahen nga retorika e ashpër politike pas atentatit tronditës të fundjavës ndaj zotit Trump.
Gjatë një interviste në kanalin NBC të hënën, ai tha se ende e kundërshton retorikën “nxitëse” dhe “të mbrapshtë” të zotit Trump dhe bazës së mbështetësve të tij.
Ai u pyet nëse atentati ndaj zotit Trump do të ndryshonte trajektoren e garës presidenciale.
"Nuk e di dhe as ju nuk e dini", tha ai.
Por duket se kjo ka zgjidhur problemin e fundit politik, paraqitjen e dobët të zotit Biden në debat, që çoi në thirrjet për tërheqjen e tij nga gara për president.
“Mendoj se Joe Biden ka tejkaluar stuhinë e thirrjeve për largimin e tij nga gara për president. Por, ai duhet të bëjë paraqitje të mira”, thotë Jim Kessler nga organizata “Third Way”.
Zoti Trump, në paraqitjen e parë publike pas atentatit, u prit me brohoritje nga mbështetësit e tij në sallën, ku po mbahet Kuvendi Kombëtar i republikanëve, me thirrjet "luftoni, luftoni, luftoni".
Presidenti Biden kritikoi zotin Trump.
“Unë nuk kam thënë se dua të bëhem diktator që në ditën e parë në detyrë, nuk kam thënë se nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk jam ai që ka thënë se nuk do ta pranojë rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, tha Presidenti Biden.
Dy kandidatët kanë bërë thirrje për unitet pas atentatit ndaj zotit Trump.
Por analistët thonë se thirrja mund të ketë kuptime të ndryshme për kandidatët.
“Ata po bëjnë thirrje për unitet. Por unë mendoj se dallimet e tyre rreth konceptit të kësaj thirrjeje janë thelbësore. Mendoj se këtu qëndron problemi. Pra, ata po e bëjnë thirrje për këtë, por, në fakt, kjo mund të jetë një formë e maskuar e një mesazhi partiak”, thotë John Greer nga Universiteti Vanderbilt.
Askush nuk e di se çfarë do të ndodh tani, në këtë garë mes dy kandidatëve të moshuar, të cilët do të konkurrojnë deri në fund të kësaj gare presidenciale rraskapitëse, të ashpër, dhe emocionale./VOA
FRANCË- Kryeministri francez Gabriel Attal i dorëzoi dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron , i cili e pranoi. Kët&eum...
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka thënë se nuk është i shqetësuar për kthimin e mundshëm t&eu...
RUSI- Kremlini i është përgjigjur raporteve se Moska mund të ftohet për të marrë pjesë në një samit të ...
SHBA- Tetë vjet më parë, në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, JD Vance ishte një kritik i ashpër i Donal...
foto ilustruese SHBA- Rritja e nivelit të detit e shkaktuar nga ndryshimet klimaterike po e bën Tokën "më të shëndosh&eu...
SHBA- Zgjedhja e JD Vance, një kritik i ndihmës së SHBA-së për Ukrainën dhe i taksapaguesve amerikanë që financojn&eum...
EKUADOR- 6.23 ton kokainë të fshehur në një ngarkesë me banane janë gjetur në Ekuador. Siç raportohet qentë nuh...
HUNGARI- Anëtarët e Parlamentit Evropian kërkuan që Hungarisë t’i hiqet e drejta e votës në BE, pas udhëtimeve t...
IZRAEL- Të martën në disa pjesë të rripit të Gazës u zhvilluam luftime mes forcave izraelite e grupit militant Hamas. Zyrta...
IZRAEL- Ministri i Jashtëm izraelit Israel Katz ka refuzuar kërkesën e ministrit të Jashtëm norvegjez Espen Barth Eide për t&eum...