Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
UASHINGTON – Dështimet e shumta të Shërbimit Sekret përpara tubimit elektoral të ish-Presidentit Donald Trump më 13 korrik, kur një person i armatosur hapi zjarr ndaj tij, ishin “të parashikueshme e të parandalueshme”, thuhet në një raport produkt i një hetim dypartiak të Senatit, publikuar të mërkurën.
Ashtu si edhe hetimi i brendshëm i vetë Shërbimit Sekret dhe një tjetër proces hetimor i Dhomës së Përfaqësuesve, raporti paraprak i Komisionit të Senatit për Sigurinë Kombëtare dhe Çështjet Qeveritare, konstatoi dështime të shumta, në pothuajse çdo nivel, përpara atentatit në Butler të Pensilvanisë. Dështimet kanë të bëjnë ndër të tjera me aspekte si planifikimi, komunikimi, siguria dhe shpërndarja e burimeve.
"Pasojat e këtyre dështimeve ishin të tmerrshme", tha senatori demokrat Gary Peters, kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare.
Ligjvënësit zbuluan se nuk kishte një zinxhir të qartë komandimi ndërmjet Shërbimit Sekret dhe agjencive të tjera të sigurisë dhe asnjë plan për mbulimin e ndërtesës ku personi me armë zjarri u ngjit për të qëlluar. Zyrtarët përdornin kanale të shumta radioje të ndara, duke shkaktuar kështu humbjen e mesazheve që komunikoheshin. Gjithashtu një operator pa përvojë nuk arriti të vërë në funksionim dronin mbikëqyrës, për shkak të problemeve teknike.
Komunikimet ndërmjet zyrtarëve të sigurisë ishin një "lojë telefonike me shumë hapa", tha senatori Peters.
Raporti zbuloi se Shërbimi Sekret ishte njoftuar për një individ në çatinë e ndërtesës afërsisht dy minuta përpara se i dyshuari Thomas Matthew Crooks të hapte zjarr, duke qëlluar tetë plumba në drejtim të ish-Presidentit Trump, më pak se 150 metra larg vendit ku ish-presidenti po fliste. Zoti Trump, kandidati republikan për president, u godit në vesh nga një plumb, ose një fragment plumbi, gjatë tentativës për vrasje të tij; ndërsa një pjesëmarrës në tubim u vra dhe dy të tjerë u plagosën, përpara se personi i armatosur të vritej nga një snajper i Shërbimit Sekret.
Sipas raportit, përafërsisht 22 sekonda përpara se i dyshuari Crooks të qëllonte, një oficer i policisë lokale dërgoi një alarm radiofonik se një person i armatosur ishte mbi ndërtesë. Por ky informacion nuk iu transmetua personelit kryesor të Shërbimit Sekret, të cilët u intervistuan nga ligjvënësit e Senatit.
Komisioni intervistoi gjithashtu një snajper të Shërbimit Sekret, i cili raportoi se kishte parë oficerë me armë në dorë duke vrapuar drejt ndërtesës ku ishte vendosur atentatori, por personi tha se nuk menduan të njoftonin askënd që të largohej ish-Presidenti Trump nga podiumi.
Raporti i Senatit vjen vetëm disa ditë pasi Shërbimi Sekret publikoi një dokument prej pesë faqesh që përmbledh përfundimet kryesore të një raporti paraprak të Shërbimit Sekret dhe përpara seancës dëgjimore që do të mbahet të enjten nga një grup pune dypartiak në Dhomën e Përfaqësuesve që hetoi ngjarjen. Grupi i punës i Dhomës së Përfaqësuesve po heton gjithashtu një atentat të dytë ndaj ish-Presidentit Trump në fillim të këtij muaji, kur u arrestua një person që kishte qëndruar i fshehur dhe i armatosur me një pushkë pranë fushës së golfit në klubin e zotit Trump në Florida.
Në një deklaratë të mërkurën, zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi tha se agjencia kishte zbatuar tashmë disa nga sugjerimet e komisionit dhe u zotua të punojë në mënyrë transparente me Kongresin dhe organet e tjera mbikëqyrëse që hetojnë të shtënat e 13 korrikut. Ai tha se agjencia e kishte ngritur tashmë sigurinë e ish-Presidentit Trump në "nivelin më të lartë të mbrojtjes që mund të ofrojë Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara".
"Po shqyrtojmë gjithashtu me ngulm zgjidhjet afatgjata për sfidat si rritja e komunikimit dhe ndërveprimi me partnerët tanë federalë, shtetërorë dhe lokalë për t'u siguruar që përpjekjet tona të koordinuara për mbrojtjen gjatë aktiviteteve të jenë të pandërprera", tha ai.
Secili prej hetimeve ka gjetur detaje të reja që pasqyrojnë dështime masive për sigurinë e ish-presidentit dhe ligjvënësit thonë se ka ende shumë më tepër gjëra që duan të zbulojnë, ndërsa përpiqen të parandalojnë që kjo të ndodhë sërish.
"Ky ishte rezultat i dështimeve të shumta njerëzore të Shërbimit Sekret", tha Senatori i Kentakit Rand Paul, republikani kryesor në komision.
Senatorët rekomanduan që Shërbimi Sekret të përcaktojë më mirë rolet dhe përgjegjësitë përpara çdo aktiviteti, përfshirë caktimin e një individi të vetëm përgjegjës për miratimin e të gjitha planeve të sigurisë. Hetuesit zbuluan se shumë nga personat përgjegjës mohuan se kishin përgjegjësi për dështimet e planifikimit ose të sigurisë dhe nuk e pranuan fajin.
Agjentët e ekipit pararojë të intervistuar nga komisioni thanë se "vendimet e planifikimit dhe sigurisë u morën bashkërisht, pa asnjë individ specifik përgjegjës për miratimin", thuhet në raport.
Komunikimi me autoritetet lokale ishte gjithashtu i dobët. Strukturat ligjzbatuese vendore kishin ngritur shqetësimin dy ditë më herët në lidhje me masat e sigurisë tek ndërtesa ku qëndroi i dyshuari, duke u thënë agjentëve të Shërbimit Sekret gjatë një inspektimi të godinës, se nuk kishin burime njerëzore për ta siguruar godinën. Agjentët e Shërbimit Sekret më pas u dhanë hetuesve variante kontradiktore se kush ishte përgjegjës për sigurinë tek ai objekt, thuhet në raport.
Inspektimi i brendshëm i bërë javën e kaluar nga Shërbimi Sekret po ashtu detajoi mangësitë e shumta të komunikimit, përfshirë mungesën e udhëzimeve të qarta për zyrtarët ligjzbatues vendorë dhe dështimin për t’u dhënë zgjidhje problemeve për vijën e shikueshmërisë në terren gjatë tubimit, që e lanë ish-Presidentin Trump të ekspozuar ndaj zjarrit të snajperit. Inspektimi konstatoi edhe një nivel vetëbesimi të tepruar mes disa agjentëve.
“Ky ishte një dështim nga ana e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara. Është e rëndësishme që ne të mbajmë veten përgjegjës për dështimet e 13 korrikut dhe të përdorim mësimet e nxjerra për t'u siguruar që të mos kemi më një dështim tjetër si ky", tha Ronald Rowe Jr., ushtruesi i detyrës së drejtorit të agjencisë, pas publikimit të raportit.
Krahas rekomandimit për përcaktimin më të mirë të përgjegjësisë për ngjarjet, senatorët rekomanduan që agjencia të ndreqë plotësisht mangësitë në operacionet e saj të komunikimit gjatë aktiviteteve publike dhe të përmirësojë shpërndarjen e të dhënave të zbulimit. Ata gjithashtu rekomanduan që Kongresi të vlerësojë nëse nevojiten më shumë burime.
Demokratët dhe republikanët nuk kanë rënë ende dakord nëse do t'i japin Shërbimit Sekret më shumë fonde pas dështimeve të tij. Një projekt-buxhet, që mund të miratohet përpara fundit të muajit, përfshin një shtesë prej 231 milionë dollarësh për agjencinë, por shumë republikanë kanë thënë se së pari nevojitet një reformim i brendshëm.
"Ky është një problem menaxhimi, i qartë dhe i thjeshtë", tha senatori republikan Ron Johnson./VOA
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kujtuar masakrën e Abrisë së Epërme të Drenasit, në 26-vjetorin e saj. K...
RUSI- Vladimir Putin ka përshkallëzuar retorikën e tij të kërcënimeve me armë bërthamore, duke i thënë nj&eu...
GREQI- Këngëtarja e greke Marinella ka humbur ndjenjat në skenë gjatë një koncerti në sallën e teatrit Irodio. Kë...
SHBA- Një oficere policie në Texas ka mbetur e verbër pasi u qëllua në fytyrë nga një sulmues që vrau kolegun e saj of...
LIBAN- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i tha kryeministrit libanez Najib Mikati të mërkurën se komuniteti ndërkombëtar duhet t&e...
SHBA- Ish-presidenti dhe njëkohësisht kandidati republikan Donald trump tha se Presidenti Biden duhet të kërcënojë me një p...
NEW YORK- Presidenti francez Emmanuel Macron tha të mërkurën se po dërgonte ministrin e tij të jashtëm në Liban kët&eu...
SHBA- Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë informuar Donald Trump për një komplot të dyshuar iranian për ta vrarë a...
RUSI- Rusia ka krijuar një program armësh në Kinë për të zhvilluar dhe prodhuar dronë sulmues me rreze të gjatë p...
NEW YORK- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ai ka pranuar raporte që thonë se presidenti rus, Vlaidmir Putin, po planifikon që t&...