Dyshohet si autor i sulmit terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, g...
Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, g...
CNN, përmes rubrikës analitike ‘Fareed’s Global Briefing’, i ka kushtuar vëmendje protestave që po zhvillohen prej rreth...
Një zjarr shpërtheu pasditen e së dielës, 26 korrik në një zonë me bimësi të ulët në jug të Pylaia...
Përfundimi i Kupës së Botës shënoi edhe fundin e karrierës ndërkombëtare për disa nga emrat më të njohu...
West Ham ka hyrë në histori si klubi i parë i Championship që arkëton një shifër rekord nga shitja e vetëm dy futbolli...
Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 57-të, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish në...
Franca dhe Spanja po përballen me një nga situatat më të rënda të viteve të fundit, ndërsa zjarre gjigante pyjore vazh...
Aksidenti tragjik që i mori jetën dy shtetasve egjiptianë, Mohamed Lotf, 30 vjeç dhe Mohamed Ali, 44 vjeç, nuk ngre pikëpyet...
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, ku një karro...
Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4% sipas të dhënave të OECD për majin 2026, renditet ndër vendet me treg...
Policia gjermane ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorit të dyshuar të sulmit të ndodhur mbrëmjen e së shtunës gjatë festimeve të Christopher Street Day (CSD) në Berlin, ku një grua humbi jetën dhe 14 persona të tjerë mbetën të plagosur.
I dyshuari, i identifikuar si Abdul B., 21 vjeç, i njohur më parë për autoritetet gjermane për lidhje me skenën islamiste në Berlin, kërkohet “me të gjitha mjetet”, pasi dyshohet se drejtoi një furgon drejt turmës së mbledhur në parkun Tiergarten dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa, 21-vjeçari ishte liruar nga një qendër paraburgimi për të mitur vetëm në muajin maj. Policia ka kontrolluar banesën e tij në Berlin, por ai nuk është gjetur.
Autoritetet kanë publikuar fotografinë dhe të dhënat e tij, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve. Ai përshkruhet si rreth 1.90 metra i gjatë, trup i dobët, me flokë të zinj dhe besohet se kishte veshur një bluzë të zezë me kapuç dhe pantallona të bardha.
Në njoftimin e policisë thuhet: “Nëse e shihni, mos iu afroni në asnjë rrethanë dhe shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë. Ai mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm. Telefononi menjëherë numrin e emergjencës 110.”. Një zëdhënës i policisë deklaroi se hetimet janë ende në fazën fillestare dhe se nuk ka ende informacione të konfirmuara mbi motivin e sulmit apo rolin e saktë të të dyshuarit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:15 (me orën lokale), kur mijëra persona po merrnin pjesë në festimet e Christopher Street Day, një nga paradat më të mëdha të komunitetit LGBTQ+ në Evropë. Sipas autoriteteve, një furgon i bardhë u përplas me turmën, duke plagosur 15 persona. Një grua humbi jetën pak më vonë, ndërsa të plagosurit u transportuan në spital. Pas përplasjes, automjeti u përplas me një pemë. Shoferi e braktisi furgonin dhe u largua në këmbë. Sipas mediave gjermane, ai mbante me vete një objekt të mprehtë, që dyshohet të ketë qenë një thikë. Dëshmitarë okularë i thanë gazetës Bild se panë disa persona me plagë të shkaktuara nga mjet prerës. Policia vijon kërkimet intensive për arrestimin e të dyshuarit dhe u bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij.
Presidenti amerikan urdhëroi ushtrinë amerikane të mos nisë sulme të reja ndaj Iranit, duke i dhënë fund një serie gati ...
Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i ka kërkuar drejtpërdrejt homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndalimin e luftimeve në U...
Komuniteti botëror dhe tregtar detar është i shqetësuar për një sulm të raportuar me raketa balistike dhe dronë ndaj nj&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në liqenin e Komos, në Itali, ku një turist 45-vjeçar...
Irani i “vendos” duart në fyt presidentit amerikan Donald Trump… jo në realitet, por në murin e propagandës. Billborde q&...
Të paktën 30 persona, mes tyre edhe fëmijë, mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti me autobus në Stamboll, ra...
Reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa vende, mes tyre Greqia, Turqia, I...
Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Sirinë qendrore, ku përplasja mes dy autobusëve ka shkaktuar të paktën 19 vikti...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Ulqin, në zonën e quajtur Plazhi i Madh, ku një turiste nga Maqedonia e Ve...
Një 26-vjeçar tunizian pa leje qëndrimi në Itali është arrestuar si autori i dyshuar i vrasjes së gazetarit Luigi “Lu...