Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
IRAN- Qytetarët iranianë kanë filluar votimin të premten herët në zgjedhjet e parakohshme presidenciale, në të cilat katër kandidatë garojnë për ta zëvendësuar të ndjerin Ebrahim Raisi, i cili humbi jetën nga rrëzimi i helikopterit para më shumë së një muaji.
Kandidatët, përfshirë një reformist të vetëm, janë përzgjedhur nga pushteti politik i republikës islamike. Fituesi mund të luajë rol kyç në zgjedhjen e pasuesit të liderit suprem në moshë të shkuar, Ayatollah Ali Khamenei, në një kohë kur zemërimi është i madh në Iran për shkak të mungesës së lirisë, kushteve të këqija të jetës dhe ekonomisë së dobët.
Asnjë kandidat nuk pritet të sigurojë vota të mjaftueshme më 28 qershor për t’u shpallur fitues i garës presidenciale. Një kandidat duhet t’i fitojë së paku 50 për qind të votave për ta fituar garën. Një balotazh i mundshëm është caktuar për 5 korrik.
Analistët e kanë cilësuar këtë si një garë mes tre kandidatëve. Dy konservatorë të krahut të ashpër, ish-negociatori për çështje bërthamore Saeed Jalili, dhe kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Qalibaf. Si dhe reformisti Masoud Pezeshkian, i cili është rreshtuar përkrah atyre që kërkojnë kthimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 më fuqitë botërore.
Përpjekjet në çastet e fundit nga konservatorët për të arritur pajtim për mbështetjen e vetëm një kandidati dështuan një ditë para mbajtjes së votimit, pasi as Qalibaf e as Jalini nuk hoqën dorë për ta mbështetur njërin apo tjetrin.
Konservatorët kanë shprehur shqetësim se mungesa e unitetit mund ta ndajë votën dhe kështu do të përfitonte kandidati reformist Pezeshkian. Zgjedhjet në republikën islamike janë të kontrolluara, pasi kandidatët përzgjidhen paraprakisht nga një trup i pazgjedhur, i cili është i mbizotëruar nga konservatorët e krahut të ashpër.
Sipas vëzhguesve, mungesa e një gare relativisht konkurruese do ta dëmtojë edhe pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje. Në tri palë zgjedhjet e fundit të mëdha në Iran - vend me rreth 88 milionë banorë - kishte pjesëmarrje rekorde të ulët.
Pjesëmarrja zyrtare në zgjedhjet parlamentare të marsit ishte rreth 41 për qind, megjithëse kritikët thanë se numri real ishte edhe më i ulët. Ekspertët thonë se rënia e pjesëmarrjes nënkupton hendek në rritje midis klerikëve në pushtet dhe popullsisë së re të Iranit - pjesa më e madhe e së cilës kërkon liri më të mëdha sociale dhe politike.
“Unë dyshoj se shoqëria do të kthehet në kutitë e votimit. Besoj se trendi i shmangies së tyre do të vazhdojë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Mohammad Mohebi, komentues politik me bazë në Iran./ REL
Lule dhe qirinj të vendosur pranë fotografisë së politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviç KOSOVA- Gjykata Theme...
Donald Trump dhe Joe Biden SHBA- Presidenti demokrat Joe Biden dhe rivali i tij republikan Donald Trump kritikuan ashpër njëri-tjetrin mbi &ccedi...
Foto ilustruese GJERMANIA- Ushtarët gjermanë do të marrin pjesë për një vit tjetër në praninë nd&eum...
Foto ilustruese UASHINGTON- Zyrtarët amerikanë të zbulimit dhe sigurisë po e përqëndrojnë vëmendjen e tyre në ...
Foto ilustruese SHBA- Përmes një vendimi të enjten, Gjykata e Lartë hapi dritën jeshile që spitalet në shtetin Idaho t&e...
RUSI- Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha se sanksionet dhe shënjestrimi i pronave dhe aseteve ruse, të praktikuara nga SHBA dhe aleatët e s...
Takimi KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur ditën e sotme në zyrën e tij analistin dhe profesorin amerikan, Danie...
Foto ilustruese GAZA- Njëzet e një pacientë me kancer u transferuan sot nga Rripi i Gazës në Eg...
Foto ilustruese KINË- Partia Komuniste e Kinës ka përjashtuar dy ish-ministra të mbrojtjes, Li Shangfun dhe paraardhësin e tij, We...
Rohde KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka komentuar ditën e sotme takimin e djeshëm të kryeministri...