Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHBA- Izraeli e konsideron përgjigjen e Hamasit ndaj propozimit të palës amerikane në lidhje me një armëpushim dhe lirimin e pengjeve si negative, ndërsa Uashingtoni e ka hedhur poshtë duke e cilësuar si "të papranueshme".
Ditën e sotme Hamasi iu përgjigj propozimit të SHBA-së. Pa deklaruar qartë nëse e pranon apo e refuzon atë, grupi kërkoi ndryshime në afatin kohor për dorëzimin e pengjeve (dhe gjithashtu të trupave të disave që nuk janë më gjallë), ndërkohë që u rikthye edhe te kërkesat e përcaktuara për një ndërprerje të plotë të armiqësive, pra armëpushim të përhershëm.
Pavarësisht se zyrtarët palestinezë thanë se iu përgjigjën pozitivisht dhe kërkuan korrigjime në propozimin e Steve Witkoff, Izraeli dhe SHBA-të deklaruan se e hedhin poshtë atë që kërkon Hamasi. Në një reagim fillestar, një zyrtar izraelit u tha gazetarëve në mënyrë anonime se qeveria e Netanyahut e sheh përgjigjen e Hamasit "në thelb si një refuzim".
Megjithatë, pavarësisht njoftimit të Hamasit, një burim i përfshirë në proces i tha Times of Israel se ndërmjetësit ende po punojnë për të zbutur disa nga ndryshimet që ka kërkuar. Ai tha gjithashtu se përgjigja e Hamasit përfshin një kërkesë që e bën më të vështirë për Izraelin të rifillojë luftimet nëse bisedimet për një armëpushim të përhershëm nuk përfundojnë deri në fund të armëpushimit 60-ditor.
Përgjigja e ndërmjetësuesit amerikan ishte se përgjigjja e Hamasit "është plotësisht e papranueshme dhe do të çojë vetëm në tërheqjen tonë".
Hamasi tha se ishte gati të lironte 10 pengje të gjalla dhe të dorëzonte 18 të vdekur. Të gjithë u rrëmbyen gjatë pushtimit të Izraelit jugor më 7 tetor 2023. Në këmbim, Hamasi kërkoi lirimin e një numri të rënë dakord të të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli. Ky propozim, vazhdoi Hamasi, "synon arritjen e një armëpushimi të përhershëm, një tërheqje të plotë nga Rripi i Gazës dhe sigurimin e ofrimit të ndihmës për popullin dhe familjet tona në Rripin e Gazës".
Dje, të premten, Izraeli e paralajmëroi Hamasin të pranonte propozimin amerikan ose "do të shkatërrohej", siç deklaroi në mënyrë karakteristike Ministri i Mbrojtjes, Izrael Katz. Megjithatë, Izraeli ende nuk ka deklaruar shprehimisht nëse e pranon propozimin amerikan.
Çfarë propozoi Hamasi?
Hamasi kërkon që kthimi i pengjeve të bëhet në pesë faza, në vend të dy në javën e parë. Këta janë 10 pengje të gjallë dhe 18 trupa në këmbim të një numri të rënë dakord të të burgosurve palestinezë.
Burime me njohuri për çështjen, thonë se Hamasi dëshiron të lirojë katër pengje të gjallë në ditën e parë të armëpushimit 60-ditor, nga dy në ditën e 10-të dhe të 30-të, dhe në ditën e fundit të marrëveshjes do të lirojë katër pengje të tjera .
Hamasi po ofron gjithashtu të kthejë trupat e pengjeve në ditën e 30-të dhe të 50-të të armëpushimit të propozuar.
Hamasi gjithashtu propozon në propozimin e tij një armëpushim të përhershëm, një tërheqje të plotë nga Rripi i Gazës dhe sigurimin e rrjedhës së ndihmave për palestinezët.
Edhe pse plani i propozuar nga SHBA-të nuk është bërë publik, Reuters raporton se pikat kryesore të tij janë si më poshtë :
- Një armëpushim 60-ditor
- Lirimi i 28 pengjeve izraelite, të gjallë dhe të vdekur, në javën e parë dhe 30 të tjerëve sapo të hyjë në fuqi armëpushimi i përhershëm
- Lirimi i 1,236 të burgosurve palestinezë dhe mbetjeve mortore të 180 palestinezëve të vdekur
- Dërgimi i ndihmës humanitare në Gaza përmes Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera.
SHBA- Pak para se Kimberly Guilfoyle të mbërrinte në Athinë për të marrë detyrën si ambasadore e SHBA-së dhe...
TAJLANDË- Një video e frikshme është publikuar, ku një turist indian sulmohet nga një tigër, ndërs...
foto ilustruese IZRAEL- Udhëheqësi i Hamasit, Mohammed Sinwar, u vra në një sulm ajror izraelit në një tunel...
foto ilustruese SPANJË- Shtatë gra dhe fëmijë migrantë që vdiqën, teksa varka që i transportonte u pë...
foto ilustruese LONDËR- Një vrasje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në jug të Londrës në Britaninë e Madhe. Vi...
SIRI- Ministri i Jashtëm saudit, Faisal bin Farhan, tha sot nga Damasku se vendi i tij do të jetë në vijën e parë për t&eum...
SHBA- Një studim i The Guardin ka zbuluar se më shumë se gjysma e të gjitha videove në TikTok që ofrojnë kës...
kamionet GAZA- Turma civilësh kanë dërguar kamionë me ndihma në Gaza, tha Programi Botëror i Ushqimit (WFP), ndërsa...
SHBA- Një ilaç imunoterapie mund të parandalojë kancerin e kokës dhe qafës dy herë më shumë se trajtimi standar...
BELGJIKË- Një dentist 71-vjeçar në belgjikë akuzohet për dhunë seksuale ndaj dhjetëra grave. Lajmi ka shkaktuar...