
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio deklaroi se një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin mund të arrihet shumë shpejt, madje “që sot”.
Duke folur nga New Delhi para largimit nga India, Rubio u shpreh se kishte pritshmëri për zhvillime të rëndësishme në orët e fundit.
“Menduam se mund të kishim disa lajme mbrëmë, ndoshta sot, por nuk do t’i jepja shumë rëndësi”, tha ai para gazetarëve gjatë vizitës së tij zyrtare.
Kreu i diplomacisë amerikane theksoi gjithashtu se Izrael do të ruajë gjithmonë të drejtën për vetëmbrojtje, pavarësisht çdo marrëveshjeje të mundshme mes Shtetet e Bashkuara dhe Iranit.
“Izraeli gjithmonë ka të drejtë të mbrojë veten. Çdo vend në botë e ka këtë të drejtë”, deklaroi Rubio, duke iu referuar edhe kërcënimeve të mundshme nga Hezbollah.
Ai shtoi se nëse Hezbollah përgatit ose kryen sulme me raketa ndaj Izraelit, atëherë Izraeli ka të drejtën të kundërpërgjigjet.
Deklaratat e Rubios vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa përpjekjet diplomatike për një marrëveshje mes Uashingtonit dhe Teheranit po ndiqen me vëmendje nga komuniteti ndërkombëtar.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
25 Maj07:25
Rubio: Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës me Iranin mund të arrihet që sot
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Iranin mund të...
BOTA
25 Maj00:03
Marko Rubio: Çështja bërthamore iraniane nuk zgjidhet brenda “72 orëve”! Ka shumë kompleksitet
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se një marrëveshje për programin bërthamor të Iran nuk mund të arrihet brend...
BOTA
25 Maj00:01
Rubio: Hezbollah po përpiqet ta zhysë sërish Libanin në kaos! Epoka e tyre po merr fund
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dënoi deklaratat e liderit të Hezbollah, i cili bëri thirrje për rrëzimin e qeverisë ...
BOTA
25 Maj00:00
Sulmi rus në Kiev goditi edhe zyrën e OBSH-së, rëndohet bilanci nga goditja me dronë dhe raketa
Sulmi rus gjatë natës së mbrëmshme në Kiev ka dëmtuar edhe zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetë...
BOTA
24 Maj23:26
Alarm në Kaliforni/ Evakuohen 40 mijë persona nga frika e një shpërthimi masiv kimik
Mbi 40 mijë persona janë evakuuar në California pas alarmit për një shpërthim të mundshëm kimik në një fabri...
BOTA
24 Maj23:13
“Përshkallëzim i pamatur”/ Evropa dënon përdorimin e raketës ‘Oreshnik’ nga Rusia
Përdorimi nga Rusia i raketës balistike me rreze të mesme veprimi “Oreshnik” ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtar...
BOTA
24 Maj23:03
E rëndë/ 30-vjeçari vret babain me kaçavidë pas një sherri
Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Selanik të Greqisë, ku një 67-vjeçar është vrarë nga djali i tij 30 vj...
BOTA
24 Maj22:57
“Kupola e nxehtësisë” sjell temperatura ekstreme, termometri drejt 40 gradëve
Shërbimi meteorologjik Severe Weather Europe ka paralajmëruar se mbi pjesën më të madhe të Evropës po formohet një fen...
BOTA
24 Maj22:30
Izraeli mohon akuzat për abuzim ndaj aktivistëve të Flotiljes “Sumud”: Gjithçka u krye sipas ligjit ndërkombëtar
Ushtria izraelite ka hedhur poshtë akuzat për abuzime ndaj aktivistëve të ndaluar nga Flotilja Globale Sumud gjatë operacioneve detar...
BOTA
24 Maj22:00
Rritet bilanci i viktimave në Liban, mbi 3 mijë të vrarë nga sulmet izraelite
Numri i viktimave nga sulmet izraelite në Liban ka arritur në 3,151 persona, ndërsa 9,571 të tjerë janë plagosur që nga 2 m...