Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
IZRAEL- Institucionet akademike në Izrael thonë se po bëjnë plane për të mirëpritur studentët që duan të largohen nga universitetet amerikane. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein, kjo vjen si rezultat i protestave në universitetet amerikane kundër luftës së Izraelit në Gazë, që bëjnë shumë studentë hebrenj të thonë se ndihen të pasigurt.
Protestat pro-palestineze, anti-izraelite në universitetet amerikane po bëjnë që disa studentë hebrenj të ndihen të pasigurt në universitetet e tyre.
Maya Resnick është studente në një program bashkëpunimi mes Universitetit të Tel Avivit dhe Universitetit ‘Columbia’ në Nju Jork. Pjesën e studimeve në Nju Jork ajo do ta fillojë gjatë këtij viti.
Por pas protestave anti-izraelite, ajo është e shqetësuar.
“Më duket shqetësuese dhe pak e frikshme të shkoj pasi ka shumë bashkëmoshatarë të mi që bëjnë thirrje që programi të hiqet. Ndjej se nuk jam aq e mirëpritur”, thotë studentja Maya Resnick.
Disa studentë hebrenj në ‘Columbia’ që kanë demonstruar duke kërkuar lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi në Gazë, thonë se janë sulmuar.
“Unë dhe hebrenj të tjerë u sulmuam. Një person më bërtiste, më quante zioniste dhe vrasëse. Ne mendojmë se universiteti është përfshirë nga një ideologji ekstreme. Kjo është e trishtueshme, sepse shumë prej nesh vërtet përkrahin një Palestinë të lirë”, thotë studentja Melissa Saidak.
Disa akademikë izraelitë thonë se studentët pro-palestinezë në universitete nuk e kuptojnë si duhet konfliktin izraelito-palestinez.
“Ajo që duhet të bëjë shteti dhe universitetet izraelite, është të ofrojmë një vend ku mund të zhvillohet një diskutim i gjithanshëm mbi Izraelin dhe konfliktin izraelito-palestinez”, thotë David Barak-Gorodetsky, udhëheqës i programit për Studimet Amerikano-Hebraike në Universitetin e Haifës.
Disa universitete izraelite po u ofrojnë studentëve hebrenj amerikanë mundësinë për t'u transferuar në institucionet akademike izraelite, përkohësisht, ose përgjithmonë.
Instituti prestigjioz i Teknologjisë ‘Technion’ po përshpejton planet për një program njëvjeçar për studentët amerikanë që do të përfshijë edhe hebraishten si lëndë përveç studimeve teknologjike. ‘Technion’ ka marrë tashmë dhjetëra kërkesa për informacion në lidhje me këtë program.
“Ne do t’iu ofrojmë mundësinë që të studiojnë këtu. Ata mund të integrohen lehtësisht në studimet tona, veçanërisht në shkollën pasuniversitare. Ata mund t'u bashkohen studimeve këtu, të sjellin kërkimet e tyre, të bashkëpunojnë me fakultetin tonë”, tha Uri Sivan, President i Institutit të Teknologjisë ‘Technion’.
Ndërsa studentët shkojnë në shtëpi për pushimet e verës, kampet me tenda të protestuesve anti-izraelitë mund të hiqen. Por edhe nëse arrihet një armëpushim në Gazë, disa studentë hebrenj shqetësohen se qëndrimet anti-izraelite mund të vazhdojnë./VOA
foto ilustruese ZVICËR- Një burrë me thikë sulmoi kalimtarët në qytetin zviceran të Zoffingen të mërkur&e...
foto ilustruese RUSI- Autoritetet në rajonin Tatarstan të Rusisë i mbyllën për disa orë dy aeroporte të mëdha t&eum...
Vladimir Putin SLLOVAKI- Presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi tentativën për vrasjen e kryeministrit sllovak ...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar në lidhje me atentatin që ju bë homologut të tij sllov...
pamje nga ngjarja SLLOVAKI- Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico u qëllua ditën e sotme më armë zjarri dhe ndodhet në g...
Joe Biden SHBA- Presidenti i ShBA-së Joe Biden ka reaguar nëpërmjet faqes zyrtare të webit të Shtëpisë së Bard...
foto ilustruese GAZA- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se nuk ka krizë humanitare në qytetin Rafah në Rripin jugor të G...
foto ilustruese KOSOVË- Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, e cilësoi si të dështuar takimin në Bruksel për dinar...
foto ilustruese KROACI- Një zjarr në Kroacinë veriperëndimore të mërkurën herët shkatërroi 22 varka dhe shkakt...
pamje nga ngjarja SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico pësoi lëndime të rënda për jetën pasi u qëllua dhe u p...