Pas fjalimeve, protestuesit nisin marshimin në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen
Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuad...
Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuad...
Dhjetë vjet pas referendumit të 23 qershorit 2016, Britania ende po llogarit kostot e Brexit-it, jo në mënyrën që kundërshtar...
Zbardhet detaje të reja nga dosja hetimore e prokurorisë së posaçme SPAK, ku emra të njohur të botës së krimit ndë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, te Pallati me Shigjeta. Një burrë që po lëvizte me b...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj sharjeve të Edi Ramës drejtuar mijërave e mijërave shqipta...
Trupi i gjetur disa ditë më parë në Cërrunjë i përket Eglant Koçit. Grupi hetimor ishte i bindur që trupi i p&...
Strategjisti izraelit David Zaikin ka reaguar me tone të forta ndaj Edi Rama, pasi ky i fundit u shpreh gjatë një interviste për Financial...
Sipërmarrësi Johnny Palmer e ka shndërruar ish-avionin e Pablo Escobarit në një akomodim luksoz Airbnb ku një natë kushton ...
Mijëra qytetarë kanë dalë në protesta kundër një projekti turistik luksoz në zonat e mbrojtura të Sazanit dhe Pis...
Ylli Zalla, i shpallur në kërkim për posedim të një arsenali armësh dhe i dyshuar për përfshirje në atentatin e R...

San Francisko, një qytet prej kohësh i lidhur me ide të pazakonta, ka eksperimentuar së fundmi me një nocion radikal, goditjen e hajdutëve të makinave.
Ndryshe nga disa prej aventurave të tjera të qytetit, kjo në fakt po funksionon.
Vjedhjet nga makinat kanë rënë me 85% krahasuar me vitin 2023 dhe me 50% gjatë tre muajve të parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Kjo është një lajm i mirë për banorët dhe turistët, dhe një lajm i keq për servisët e makinave që bënin biznes të mirë me ndërrimin e xhamave të thyer.
Vjedhjet “smash-and-grab” ishin bërë aq të zakonshme në jetën e San Franciskos, sa ishte krijuar edhe një zhargon për to:
Thyerja e makinave quhet “bipping”, ndërsa copëzat e xhamit të mbetura quhen “diamantet e San Franciskos”. Banorët madje vendosnin tabela për të paralajmëruar turistët për vjedhjet e shpeshta — njësoj si tabelat “mos lini radio” që vendoseshin dikur në Nju Jork në vitet e këqija të viteve 1980 dhe 1990 për të frenuar hajdutët.
Suksesi në luftën kundër këtij fenomeni është një shenjë se çrregullimi urban nuk është i pashmangshëm dhe nuk duhet të tolerohet, madje as në një juridiksion të njohur si shumë i majtë.
Rënia më e gjerë e kriminalitetit në San Francisko tregon se qyteti, në fund të fundit, ende ka një instinkt për vetëruajtje.
Në vitin 2023, qyteti nisi një kundërofensivë kundër hajdutëve që përfshinte vendosjen e makinave “karrem” për t’i kapur në flagrancë, përdorimin e kamerave të sigurisë për të identifikuar makinat e arratisjes dhe përdorimin e dronëve për t’i ndjekur pas vjedhjeve, si dhe operacione të synuara kundër grupeve të organizuara.
Votuesit e San Franciskos e mbështetën këtë përpjekje duke miratuar të ashtuquajturën “Propozita E” në mars 2024, e cila i dha policisë më shumë fuqi për të përdorur teknologji të reja kundër krimit.
Rezultati është se rritja e arrestimeve i largon shkelësit e përsëritur nga rrugët dhe krijon një efekt frenuese për të tjerët, duke çuar në më pak krim.
Ky është një mekanizëm i njohur dhe intuitiv prej kohësh, por qyteti e kishte braktisur atë dhe kishte paguar çmimin.
Një nga qytetet më të pasura në botë kishte toleruar rritjen e krimeve ndaj pronës, si dhe nivele të larta të pastrehësisë dhe përdorimit të drogës në publik, që në disa raste e bënin të dukej si Kalkuta.
Hapi i parë drejt kthimit në racionalitet erdhi kur votuesit e San Franciskos në vitin 2022 shkarkuan përmes referendumit prokurorin e distriktit, Chesa Boudin, i cili konsiderohej i butë ndaj krimit.
Më pas, në vitin 2024, kryetarja e bashkisë London Breed humbi rizgjedhjen ndaj reformatorit Daniel Lurie, i cili kritikoi ashpër situatën e çrregullimit.
Lurie nuk është aspak një Rudy Giuliani, por ai flet me sens për çështjet e krimit dhe emëroi një shef policie të mirë.
Ndërkohë, prokurorja e re Brooke Jenkins nuk është aq kundër burgosjes sa ishte Boudin.
Që nga pandemia, kategori të ndryshme të krimit kanë rënë ndjeshëm dhe kanë arritur nivelet më të ulëta në dy dekada. Kjo rënie ka vazhduar edhe këtë vit.
Pjesërisht, San Francisko po ndjek një trend kombëtar të uljes së krimit, por është e qartë se politikat më të ashpra kanë pasur ndikim.
Qyteti ka pastruar gjithashtu kampet e të pastrehëve dhe është tërhequr nga qasja tepër tolerante ndaj përdorimit të drogës në publik, e cila ishte e dëmshme për të varurit dhe shkatërruese për jetën qytetare.
E gjithë kjo është pozitive, por San Francisko ende operon brenda kufijve të një konteksti thellësisht progresist.
Edhe nëse udhëheqja e qytetit është bërë më e përgjegjshme, gjykatësit ende priren të jenë kundër ndëshkimeve të rënda për shkelësit dhe në nivel shtetëror, ligjet e Kalifornisë mbeten tepër të buta.
Përjashtimi nga këto trende pozitive është vrasja. Vitin e kaluar, San Francisko pati numrin më të ulët të vrasjeve që nga viti 1954.
Këtë vit shifrat janë në rritje, megjithëse krimi i dhunshëm nuk ka qenë kurrë problemi kryesor i qytetit dhe numrat mbeten relativisht të ulët (28 vrasje në vitin 2025).
Në fund të fundit, realiteti është faktori më i rëndësishëm në jetën njerëzore, dhe San Francisko e kishte injoruar atë për shumë kohë, duke besuar se ishte mëshirë të tolerohej sjellja e devijuar./Përktheu Piranjat News
Ndërsa Hungaria i afrohet mbylljes së votimeve, përballë Parlamentit në Budapest ka nisur muzika tekno. Në sheshin Kossuth Lajo...
Zgjedhjet parlamentare të 12 prillit janë për Hungarinë më të rëndësishmet që nga fundi i diktaturës në...
Të paktën 21 persona janë vrarë në shtetin Zamfara, në veriperëndim të Nigerisë, pas një përleshjeje t&...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump shprehet se Irani me vetëdije nuk e hapi Ngushticën e Hormuzit, ndonëse e pati premtuar një gj&eum...
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia është e gatshme të kontribuojë në rifillimin e bisedimeve paqësore mes Shteteve t&...
Në një postim të gjatë të ri në Truth Social, Donald Trump thotë se “takimi shkoi mirë, u ra dakord për shumi...
Moment tensioni të forta në një fluturim të Ryanair që ishte nisur nga Katania dhe ishte drejtuar për në Athinë, i det...
Katër astronautët e anijes kozmike Artemis II kanë mbajtur një fjalim në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s, në H...
JD Vance nuk donte që lufta me Iranin të fillonte. Megjithatë, atij i është besuar detyra për ta përfunduar atë. “...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer ka bërë thirrje që Irani dhe Shtetet e Bashkuara të “gjejnë nj...