Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...

MEKSIKË- Ndërsa disa i janë rikthyer kërcimit në rrugë, jeta e banorëve të tjerë të prekur nga dhuna e karteleve në Kuliakan të Meksikës nuk do të jenë më kurrë e njëjta.
Për shkak të dhunës, është kufizuar edhe orari për varrosjen e të vdekurve. Orkestrat që dikur luanin në festa të mëdha, tani luajnë vetëm nëpër kryqëzime. Nëse dëgjohet ndonjë zhurmë e madhe, fëmijët vrapojnë për t'u fshehur. Kjo është periudha e parë e zgjatur e dhunës që ka prekur banorët e Kuliakanit, sepse në të kaluarën ka patur siguri në dominimin e plotë të kartelit.
“Kuliakani nuk është më ai që ka qenë; janë kaluar limitet. Kurrë më parë nuk kemi parë kaq shumë të vdekur”, thotë Jose Alejandro Corona, i cili lustron këpucë.
Tashmë, shumë banorë janë mirënjohës për trysninë e ushtruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ta detyruar Meksikën t’u kundërvihet karteleve dhe disa janë optimistë se kjo periudhë e vështirë mund të ndryshojë pikëpamjen e mëparshme se karteli ka qenë mbrojtësi i tyre.
Situata u komplikua në shtator, mbi një muaj pasi Ismael "El Mayo" Zambada - udhëheqësi më i vjetër dhe më me përvojë i kartelit Sinaloa – tha se u rrëmbye nga një prej djemve të ish-udhëheqësit Joaquín "El Chapo" Guzmán dhe u dërgua në Shtetet e Bashkuara, ku të dy u arrestuan.
Zëdhënësi i guvernatorit akuzon Shtetet e Bashkuara si shkaktare të dhunës.
“Tensionimi i tanishëm i situatës u fillua nga Shtetet e Bashkuara më 25 korrik, kur u mor një nga drejtuesit e grupeve kriminale të Sinaloas”, thotë Feliciano Castro, nga qeverisja lokale në Sinaloa.
Nga fillimi i luftës për pushtet ndërmjet dy fraksioneve të kartelit, ka patur mbi 900 vrasje që nga shtatori, sipas të dhënave të qeverisë. Mënyra se si autoritetet meksikane po e trajtojnë dhunën ka ndryshuar dukshëm muajin e kaluar dhe vendasit besojnë se arsyeja është Presidenti amerikan Donald Trump, për të cilin shprehin mirënjohje.
“Kemi shumë shpresë se marrëdhënia dypalëshe mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara nën drejtimin e Donald Trump-it dhe trysnia e tij për sa i përket tarifave, po sjell rezultate konkrete, për shkak të arrestimeve të bëra, pa bërë dallim ndër grupet ndërluftuese, po sjellin rezultat befasues për të ulur kapacitetet e tyre”, thotë Miguel Calderon, i zgjedhur në këshillin e sigurisë në Sinaloa.
Ndalja e emigracionit të paligjshëm dhe ndjekja e trafikantëve të drogës ishin ndër premtimet elektorale të Presidentit Trump dhe ai ka kërcënuar me vendosjen e tarifave prej 25%. Presidentja e re e Meksikës ka shprehur gatishmërinë për t’iu kundërvënë karteleve në mënyrë më agresive, në veçanti kartelit Sinaloa, aktiviteti kryesor i të cilit është fentanili. Vetëm në dhjetë ditët e fundit të shkurtit, autoritetet meksikane raportuan të kenë shkatërruar 113 laboratorë të drogës sintetike./VOA
GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është zotuar të përmirësojë hekurudhat e vendit ndërsa qeveria e tij po ...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më 4 mars është urdhëruar nga Gjykata Themelore e Prishtinës që t&eum...
ANGLI- Në një punim të ri të porositur nga OKB-ja, akademikët kryesorë Jean Twenge dhe David Blanchflow...
AFGANISTAN- Afganistani po rrëshqet drejt zisë së bukës, paralajmërojnë punonjësit e ndihmës që veprojnë n&e...
EVROPË- Zyrtari më i lartë në Evropë për të drejtat e njeriut ka thënë se ka prova të dëbimit me forc&e...
IZRAEL- Izraeli bllokoi futjen e kamionëve me ndihmat humanitare në Gazë duke përshkallëzuar tensionet mes ngërçit të...
ursula von der leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se nesër do të informojë vendet a...
GJERMANI- Kryetari i CDU-së Friedrich Merz tha se përplasja midis presidentit të SHBA Donald Trump dhe presidentit ukrainas...
SHBA- Ndërkohë që SHBA po regjistron tashmë një rritje çmimesh për qindra produkte, teksa tregtarët përgatiten ...
ursula von der leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se nesër do të informojë vendet an&eum...