Zëri më i fortë i Kongresit amerikan, Alexandria Ocasio-Cortez kundër Ramës: Ndalni represionin e dhunshëm ndaj protestuesve
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
LINDJE E MESME- Ndihmat humanitare filluan të hyjnë në Gazë përmes portit të përkohshëm të ndërtuar nga Shtetet e Bashkuara, sipas zyrtarëve amerikanë.
“Ndihmat po hyjnë,” deklaroi të mërkurën Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan nga Shtëpia e Bardhë. “Jo në sasinë që do të dëshironim, ngaqë gjithmonë duam më shumë.”
Departamenti i Mbrojtjes llogariti që deri në mbrëmjen e së mërkurës, mbi 800 tonë ndihma do të kenë hyrë në port. Sipas zyrtarit të marinës amerikane Brad Cooper, Shtetet e Bashkuara shpresojnë të shpërndajnë rreth 500 tonë ndihma në ditë përmes portit të përkohshëm, apo rreth 90 kamionë në ditë, sipas rrjetit televiziv CNN. Ndihmat po hyjnë në Gazë në një kohë kur sipas njoftimeve pjesa dërmuese e banorëve në këtë territor janë në prag urisë. Disa zyrtarë të ndihmave thonë se në disa pjesë të Rripit të Gazës njerëzit tashmë po vuajnë nga uria.
Ndihmat u zbarkuan në port javën e kaluar dhe pastaj u ngarkuan në kamionë, por turma njerëzish u dyndën drejt autokolonës. Një person humbi jetën gjatë këtij incidenti. Organizatat e ndihmave po bashkërendohen për të gjetur rrugë të sigurta për autokolonat për të shmangur incidente. Ndërkohë, tanket izraelite të mërkurën mbrëma avancuan në brendësi të qytetit të Rafahut, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Operacionit ushtarak i parapriu një bombardim i fuqishëm i Rafahut, duke detyruar qindra mijëra njerëz që të kërkojnë strehim.
“Goditjet nga Izraeli me dronë, helikopterë, aeroplanë luftarakë dhe tanke nuk janë ndalur gjatë gjithë natës,” i tha agjencisë Reuters një banor i Rafahut. “Tanket bënë një lëvizje të kufizuar në pjesën juglindore, por megjithatë ata avancuan përmes sulmeve gjatë tërë natës.”
Izraeli thonë se nuk ka alternativë tjetër veçse të godasë disa zona në Gazë, ku beson se po fshihen pjesëtarët e Hamasit, megjithëse aty ndodhen civilë palestinezë. Gati gjysma e popullatës 2.3 milionëshe të Gazës është strehuar në Rafah së fundmi. Që kur Izraeli filloi operacionin ushtarak në Rafah, rreth 800,000 palestinezë janë detyruar të largohen sërish. Lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit filloi në tetor, kur grupi militant sulmoi vendbanimet në pjesën jugore të Izraelit duke vrarë 1,200 njerëz dhe marrë peng 250 të tjerë. Kundërpërgjigja e Izraelit ka lënë të vrarë 35,000 palestinezë, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gazë, që drejtohet nga Hamasi./ VOA
pamje nga ngjarja BRITANI E MADHE- Ky është momenti tronditës ku një kalë i Gardës së Mbretit Charles kafshon nj&eu...
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova MOSKË- Zëdhënësja e Ministrisë së Jasht...
Foto ilustruese PEJË- Është arrestuar 21 vjeçari, Agron Gashi i cili ishte shpallur në kërkim pasi është i dyshua...
Maria Zakharova RUSIA- Moska do të hakmerret ndaj caqeve të Britanisë së Madhe, nëse armët britanike përdoren nga Ukrain...
flamingo ANGLI- Një flamingo që u përshkrua si "e pafat në dashuri" ka bërë vezën e saj të parë në ...
Kuvendi i Kosovës KOSOVA- Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar të enjten një marrëveshje për t’ia lëshuar me qira Dan...
Poster BOSNJE-HERCEGOVINA- Me rastin e seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku sot do të votohet pë...
Masakra e Srebrenicës BOSNJË HERCEGOVINË- Ndërsa sot pritet të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të...
Foto ilustruese KOSOVË- Një nga tre të plagosurit pas të shtënave të regjistruara mbrëmjn e djeshme mësohet se &eum...
Ana Bërnabiç SERBIA- Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se propozimi i një rezolute për gjenoci...