Rusia nuk ka ndërmend të luftojë me vendet evropiane, por nëse Evropa fillon një luftë, Rusia është "gati tani", tha Vladimir Putin, duke shtuar se në një rast të tillë, Moska nuk do të kishte "askënd me të cilin të negociojë".
Në një seri deklaratash të profilit të lartë për gazetarët në margjinat e një forumi investimesh dhe pak para takimit të tij me të dërguarit e Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Kremlin, një takim për të cilin ai ishte rreth një orë me vonesë, Putin akuzoi qeveritë evropiane për minimin e procesit të paqes dhe deklaroi se "kërkesat e Evropës janë të papranueshme për Rusinë".
"Evropa po e pengon administratën amerikane të arrijë paqe për Ukrainën", tha ai. Megjithatë, ai nuk dha detaje mbi kërkesat që i konsideron të papranueshme. Analistët besojnë se qëllimi i deklaratave të tij është të shkaktojë përçarje midis kryeqyteteve amerikane dhe evropiane, të cilat e kanë mbështetur qartë Kievin në propozimin e tij për të rishikuar planin 28-pikësh të Donald Trump, i cili ishte në avantazh të Moskës.
Udhëheqësi rus kërcënoi gjithashtu me hakmarrje kundër porteve dhe anijeve ukrainase, pasi Kievi sulmoi disa anije të të ashtuquajturës "flotë të errët" të Rusisë në Detin e Zi ditët e fundit. Rusia , paralajmëroi ai, do të "intensifikojë sulmet ndaj porteve ukrainase dhe çdo anijeje që hyn në to" në hakmarrje për sulmet ndaj anijeve cisternë ruse, të cilat ai i përshkroi si "pirateri".
Skenarët për takimin e të dërguarve amerikanë me zyrtarët ukrainas
Në të njëjtën kohë, një burim i lartë ukrainas tha se pas bisedimeve të sotme, një delegacion nga Kievi mund të takohet me delegacionin amerikan të Witkoff dhe Kushner të mërkurën. "Pala ukrainase (...) nuk e përjashton dhe është gati" për një takim të tillë, i tha zyrtari AFP-së, duke folur në kushte anonimiteti. Sipas këtij burimi, takimi mund të zhvillohet në Bruksel, ku ministrat e jashtëm të NATO-s do të takohen të mërkurën.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
2 Dhjetor17:14
Hajdutët hynë për të vjedhur në shtëpinë e ish-presidentit francez, njëri harron cigaren elektrike dhe kur kthehet e pëson
Dy burra janë arrestuar në Francë dhe janë akuzuar për vjedhjen e shtëpisë së ish-presidentit François Holl...
BOTA
2 Dhjetor15:48
Kina dhe Japonia përplasen në det/ Palët flasin për shkelje të hapësirës së tyre territoriale
Pekini dhe Tokio janë përplasur në Detin Lindor të Kinës, pasi secila thotë se i është cënuar sovraniteti territo...
BOTA
2 Dhjetor15:01
E rëndë në Angli/ 14-vjeçari humb jetën pasi përplaset nga treni, hekurudha mbyllet për 21 ditë
Një tragjedi ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Burton Joyce, Nottinghamshire, Angli, kur një 14-vjeçar u godit nga nj...
BOTA
2 Dhjetor14:43
Mjet spiunimi? Qeveria indiane detyron përdoruesit e celularëve të instalojnë një aplikacion kundër sulmeve kibernetike
India ka urdhëruar të gjithë prodhuesit e telefonave inteligjentë që të pajisin modelet e reja me një aplikacion kibernetik...
BOTA
2 Dhjetor14:23
Dënohet me burg ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë në Malin e Zi Vesna Medenica u dënua me një vit e nëntë muaj burg në shkall&eum...
BOTA
2 Dhjetor14:07
Bisedimet për paqe në Ukrainë/ Takimi me Putin, i dërguari i Trump mbërrin në Moskë
I dërguari special i Donald Trump, Steve Witkoff, ka mbërritur në Moskë për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa v...
BOTA
2 Dhjetor13:29
Policia belge bastis zyrat e BE-së në Bruksel/ Arrestohen 3 zyrtarë, mes tyre dhe Federica Mogherini
Policia belge bastisi shërbimin diplomatik të BE-së në Bruksel të martën, së bashku me Kolegjin e Evropës në Brug...
BOTA
2 Dhjetor12:19
Inteligjenca ruse: Franca kërkon përfshirje të drejtpërdrejtë në konfliktin në Ukrainë
Franca vazhdon të kërkojë mundësi për përfshirje të drejtpërdrejtë në konfliktin ukrainas, tha sot Shër...
BOTA
2 Dhjetor12:06
Kremlini: Evropa po tenton të vjedh paratë ruse për të financuar makinerinë e luftës
Evropianët thjesht duan të vjedhin asetet e ngrira ruse dhe t’i shpenzojnë ato për të mbështetur “makinën e luf...
BOTA
2 Dhjetor10:31
Kush dëbohet më së shumti nga Zvicra? Shqiptarët zënë vendin e dytë
Zvicra ka publikuar për herë të dytë statistikat zyrtare mbi numrin e të huajve që kanë shkelur ligjin dhe janë dë...