BOTA

"Kërkohet një mendësi sipërmarrësish!" DW: Gjermania, kombi i kulturës pa para për kulturën?

M.B. Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2024, 09:09

"Kërkohet një mendësi sipërmarrësish!" DW:

GJERMANIA- Kultura është e rëndësishme në Gjermani - shumë do të ishin dakord me këtë. Por kjo bindje u luhatet atyre, që shohin këto ditë në Berlin debate të zjarrta për financimin e teatrove dhe orkestrave, kinemasë, baletit dhe eventeve letrare: buxhetet pritet të tkurret deri në dymbëdhjetë për qind. Kjo prek si institucionet tradicionale ashtu edhe skenën e pavarur. Arsyeja: Landi i Berlinit duhet të kursejë. "Kohët e arta të kulturës kanë mbaruar”, konstaton Këshilli Kulturor Gjerman, organizata ombrellë e shoqatave kulturore gjermane.

Lart e poshtë vendit e njëjta pamje: gjithnjë e më shumë komuna, qarqe dhe lande përballen me vështirësi financiare. Edhe federata, si një financuese e rëndësishme, duhet të tregojë kujdes. Pas shpërbërjes së qeverisë, të përbërë nga SPD, të Gjelbrit dhe FDP, federata mbetet pa buxhet për vitin 2025. Kohë të pasigurta për kulturën: çfarë duhet të presin menaxherët e kulturës?

Paratë nga federata po pakësohen

Në Gjermani financimi i kulturës bëhet kryesisht nga fondet e shtetit – ndryshe nga për shembull Britania e Madhe apo SHBA, ku një pjesë e madhe financohet nga manjatët, donatorët dhe sponsorët.

Deri vonë financimi i kulturës në Gjermani shkonte mirë. Sipas raportit për vitin 2022 të Entit Federal të Statistikave për financimin e kulturës, shpenzimet publike për kulturën në dhjetë vitet e fundit njihnin vetëm një drejtim: ngjitje. Ato u ngritën nga 9.3 miliardë euro në 2010 në 14.5 miliardë euro në vitin 2020. Por ato kohë kanë marrë fund.

"Berlini është i varfër, por seksi" - slogani i ish-kryebashkiakut të Berlinit Klaus Wowereit tingëllon sot si përqeshje në veshët e shumë krijuesve: Senati, i udhëhequr nga kristiandemokratët, po shkurton buxhetin me tre miliardë euro dhe vetëm shpenzimet për kulturën ulen me 130 milionë euro. Po skena kulturore? Ajo reagon e tmerruar: Kritikët flasin për "shkurtime të ashpra” deri në "qethjen zero”. Bota kulturore është në ofensivë kundër këtyre vendimeve.

Sektorët dhe institucionet kulturore preken në mënyra të ndryshme. Teatri Berliner Schaubühne, për shembull, që është një GmbH (shkurtimi 1.8 milionë euro, pa kompensim për rritjen e tarifave) ka frikë se do të falimentojë në 2025. Teatri Berliner Ansamble, një nga teatrot më të njohur të Berlinit, ( shkurtimi 1.75 milionë euro ) detyrohet të reduktojë shfaqjet. Volksbühne (shkurtimi 2 milionë) ka druan se do humbasë mundësinë për të shfaqur teatër, po ashtu teatri rinor Grips (300.000 euro), teatri për fëmijë dhe të rinj, Teatri an der Parkaue (800.000 euro) dhe Deutsches Theater (me një shkurtim prej tre milionësh).

Gjithashtu në listën e shkurtimeve janë Konzerthaus në Gendarmenmarkt (1.8 milionë euro), Friedrichstadt-Palast (1.6 milion euro), kinematë e Berlinit (3.5 milion euro), shtëpitë letrare të Berlinit (450.000 euro) dhe shumë të tjera. Senati po ndërpret gjithashtu restaurimin e Operës Komike (shkurtimi: 10 milionë euro).

Kërkohet një mendësi sipërmarrësish

A po humbet Berlini kështu karizmën e tij ndërkombëtare? A do të kthehet qyteti, dikur i ndarë, pastaj i ribashkuar, siç pyeti publikisht një drejtore teatri, në një "xhuxh kulturor" apo në një "metropol pa shpirt dhe të tharë"? Për shkak të situatës ekonomike dhe financiare dhe - si rrjedhojë – rënies së investimeve për kulturën, Dorothea Gregor, eksperte për kulturën në fondacionin Liz Mohn, e sheh teatrin dhe peizazhin kulturor gjerman përballë "një ndryshimi të madh strukturor".

Megjithatë shumë teatro "e presin si të vetëkuptueshme, që paratë të vazhdojnë të derdhen si deri tani". Drejtorët artistikë nuk mendojnë sa duhet: "Si mund ta drejtoj teatrin tim me më efikasitet dhe të vazhdoj të ofroj cilësi të lartë?" Për të hapur mundësi të reja financimi, kërkohet një shpirt sipërmarrës, thotë Gregor për DW.

Vend ku bashkohet shoqëria: Teatri nuk janë vetëm skenat

Nga ana tjetër, Lutz Hillmann, drejtor i Teatrit Popullor Gjermano-Sorb në Bautzen në landin e Saksonisë, njëkohësisht edhe kryetar i Shoqatës Skenike Gjermane të këtij landi, e ndjek me dëshpërim debatin e shkurtimeve në Berlin. Edhe nëlandin e Saksonisë, ku kultura financohet me të ashtuquajturat "hapësira kulturore" përmes një takse, situata buxhetore në shumë vende është kritike - me pasoja të rënda për peizazhin kulturor të muzeve, teatrove dhe orkestrave. Sipas Hillmann, teatrot në Zwickau, Freiberg, Annaberg-Buchholz, Gërlitz/Zittau dhe madje edhe në Chemnitz frikësohen për ekzistencën e tyre.

"Çfarë rëndësie kanë arti dhe kultura?” pyet Hillmann. "Nëse politikanët vendosin që kultura nuk është aq e rëndësishme në kontekstin e të gjitha detyrave të federatës, të landeve, qyteteve dhe komunave, atëherë kjo do të ketë ndikimin e vet." Teatrot dhe orkestrat, për shembull, nuk përmbushin më vetëm detyrat e tyre tradicionale, si shfaqjet në një vend të përhershëm.

"Ne jemi vendtakimesh sociale, bëjmë punë me fëmijët dhe rininë, dalim në terren, krijojmë rrjete”. Sepse pikërisht në zonat rurale ofertat kulturore janë tejet të rëndësishme. "Nëse nuk e mbajmë këtë parasysh”, paralajmëron Hillmann, "do të kemi rezultate edhe më katastrofike në zgjedhje, sepse njerëzit bëhen gjithnjë e më të pakënaqur”.

Të njëjtin mendim ka edhe Olaf Zimmermann, drejtor menaxhues i Këshillit Kulturor Gjerman. "Pikërisht tani ekziston nevoja urgjente për mjedise kulturore, për të trajtuar çështjet aktuale, për të ofruar platforma për diskursin demokratik, për të stimuluar reflektimin ose thjesht për të krijuar kohezion”, shkruan Zimmermann në numrin aktual të botimit të shoqatës "Kultura dhe Politika”.

"Shkurtimet në institucione do të kenë ndikim edhe në skenën e pavarur dhe në industrinë kulturore dhe krijuese”, paralajmëron shoqata. Qoftë në Këln apo në Drezden, në shumë vende ekziston rreziku i shkurtimit të buxhetit për kulturën, që shkon deri në palcë. Por megjithë buxhetet e shkurtuara nuk duhet të lihen mënjanë projektet e rëndësishme, si tarifa minimale për artistët, digjitalizimi apo edhe qëndrueshmëria e sektorit të kulturës." 

Distancim i kulturës dhe politikës

Dorothea Gregor nga Fondacioni Liz Mohn konstaton deficite komunikimi mes institucioneve kulturore dhe donatorëve të tyre, madje një "largim” të vërtetë. Sidomos tani është e rëndësishme, që të dyja palët të ulen në tryezë dhe të diskutojnë si të barabartë hapat e ardhshëm. "Ne gjendemi në të njëjtën varkë - thotë Gregor, - nuk ka njeri, as në Berlin, që të thotë se nuk kemi më nevojë për kulturë".

Dhe çfarë presin njerëzit nga kultura? Sipas "Culture Relevance Monitor” nga Qendra Liz Mohn e Fondacionit Bertelsmann, një shumicë e madhe (91 përqind) e njerëzve në Gjermani duan që ofertat kulturore në teatro, për shembull, të ruhen për brezat e ardhshëm, sepse ato janë pjesë e identitetit e tyre kulturor (82 për qind). Tre të katërtat e të anketuarve janë të mendimit se ofertat kulturore duhet të vazhdojnë të mbështeten me fonde publike. Askund në botë, thotë Dorothea Gregor, nuk gjen më shumë teatro, orkestra dhe opera për frymë se në Gjermani. Kjo ka arsye historike. "Kur shkoj në teatër”, thotë ajo, "është mënyra më e mirë, për të parë përsëri paratë e taksave, që kam paguar”./ DW

gjermania

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan