Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
KINË- Kina po shënon 75-vjetorin e qeverisjes së Partisë Komuniste, ndërsa vendi vazhdon të përballet me sfidat ekonomike dhe kërcënimet e sigurisë. Nuk pati njoftime për festime të martën, përveç një ceremonie të ngritjes së flamurit në sheshin Tiananmen.
Mediat tërësisht të kontrolluara nga shteti transmetuan raporte të vazhdueshme mbi përparimin ekonomik të Kinës dhe qëndrueshmërinë sociale, pa përmendur sfidat që variojnë nga rënia e lindjeve, deri tek ndërprerja në zinxhirët e furnizimit, që ka dëmtuar ekonominë e orientuar kryesisht nga eksportet.
Përkujtimore u mbajtën gjithashtu në ish-koloninë britanike të Hong Kongut dhe ish territorin e Portugalisë, Makao, që u vunë sërish nën sovranitetin kinez në fund të viteve 1990, si një tregues kyç i vendosmërisë së Pekinit për të kapërcyer atë që e ka konsideruar "Shekull të Poshtërimit".
Përgjatë dekadave të fundit, Kina ka organizuar parada ushtarake dhe shfaqje të fuqisë ekonomike të vendit vetëm në fund të 10-vjeçarëve, si për 60-vjetorin dhe 70-vjetorin.
Ekonomia e dytë më e madhe në botë është përballur me vështirësi për t’u rimëkëmbur pas pandemisë COVID-19.
Rënia e interesit për pronat preku edhe pjesë të tjera të ekonomisë, nga ndërtimi tek shitjet e pajisjeve shtëpiake. Javën e kaluar, Kina njoftoi një sërë masash për të nxitur ekonominë, mes tyre, uljen e normave të interesit dhe zbutjen e kërkesave për të marrë kredi për shtëpi.
Që nga pandemia, udhëheqësi i partisë dhe kreu i shtetit Xi Jinping, kryesisht i ka shmangur udhëtimet jashtë shtetit ndërsa në politikën e brendshme, ka larguar zyrtarët e lartë të konsideruar si jo mjaftueshëm besnikë, ose të dyshuar për korrupsion.
“Rruga përpara nuk do të jetë e qetë, do të ketë vështirësi dhe pengesa dhe ne mund të hasim sprova të mëdha si erërat e forta dhe detet e trazuara, apo edhe dallgët e stuhishme”, paralajmëroi Presidenti Xi gjatë një banketi në prag të përvjetorit.
"Ne duhet të tregojmë vëmendje dhe kujdes të madh në kohë paqeje, të marrim masa dhe të mbështetemi ngushtë tek e gjithë partia, e gjithë ushtria dhe njerëzit e të gjitha grupeve etnike në të gjithë vendin", tha ai, duke shtuar se "asnjë vështirësi nuk mund ta ndalë popullin kinez të ecë përpara”.
Ky përvjetor shënohet një kohë që Kina përballet me mosmarrëveshje në rritje me fqinjët, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut dhe Filipinet për shkak të pretendimeve territoriale dhe marrëdhënieve të tyre të ngushta me rivalin kryesor të Pekinit, Shtetet e Bashkuara.
Komunistët nën drejtimin e Mao Ce Dunit morën pushtetin në vitin 1949 pas një lufte civile me nacionalistët Kuomintang (KMT) të drejtuar nga Chiang Kai-shek, të cilët u larguan dhe e zhvendosën pushtetin ekonomik, politik dhe ushtarak në ishullin të vetëqeverisur të Tajvanit.
Pekini vazhdon të këmbëngulë që Tajvani duhet të aneksohet dhe të jetë nën drejtimin e Partisë Komuniste, me forcë nëse është e nevojshme, ndërsa SHBA-ja ka siguruar armë për të bërë të mundësuar mbrojtjen e tij.
Kina, ndërkohë, është përfshirë në mosmarrëveshje lidhur me pretendimet e saj për pjesën më të madhe të Detit të Kinës Jugore dhe ishujve të pabanuar të kontrolluar nga Japonia, Filipinet, Vietnami dhe vendet e tjera fqinje.
Presidenti Xi e ka kthyer veten praktikisht në udhëheqës të përjetshëm të Kinës, duke i dhënë fund kufijve të mandatit dhe duke zgjeruar pushtetin e tij mbi organet kryesore qeveritare dhe partiake. Kina nuk lejon garë zgjedhore dhe partia ka pothuajse kontroll të plotë mbi mediat që informojnë 1.4 miliardë qytetarët e saj./ VOA
Keir Starmer MBRETËRIA E BASHKUAR- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit me t...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një fjalimi "sulmoi" Izraelin, duke theksuar se pas Libanit, Turqia ...
IRAN- Presidenti i Iranit, Massoud Pezheskian, paralajmëroi se breshëria e raketave sonte kundër Izraelit ishte vetëm një shije ...
vendngjarja SUEDI- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme jashtë ambasadës izraelite në Stokhol...
Donald Trump SHBA -ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe njëkohësisht kandidati republikan ka komentuar sulmin me raketa që Irani nisi nd...
pamje nga sulmet IZRAEL- Ushtria izraelite ka reaguar sërish pas nisjes së sulmit me raketa balistike nga Irani drejt Izraelit. Forcat e Mbrojtje...
GJERMANI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka kërkuar liderëve politikë të Gjermanisë mbështetje në aspiratat e ...
Foto ilustruese SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç së fundmi ka akuzuar Kosovën se po flet për luftë dhe ...
TEL AVIV- Tetë persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në një sulm me armë zjarri në Tel Aviv t&eu...
IZRAEL- Televizioni shtetëror iranian ka pohuar se 80 përqind e rreth 200 raketave të lëshuara në Izrael goditën objektivat...