Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

MALI I ZI- Komisioni Evropian ka paralajmëruar Malin e Zi se rrezikon të marrë fonde nga Plani i Rritjes nëse nuk tërheq vendimet për ndryshimet në regjimin e vizave për vendet e treta deri në fund të këtij muaji. Duke pasur parasysh numrin në rritje të vendeve që nuk janë në përputhje me regjimin e vizave të BE-së, dhe për të përmbushur hapat e Agjendës së Reformës, Mali i Zi duhet të heqë dy vende nga regjimi i tij pa viza deri në fund të shkurtit 2025.
Ky reagim vjen pasi Mali i Zi shtoi një vend të ri, Bahreinin, në regjimin e tij pa viza dhe ndryshoi regjimin pa viza të Arabisë Saudite nga sezonal në të përhershëm.
Lidhur me këtë reagim të Komisionit Evropian Qeveria e Malit të Zi tha se “në rrethanat aktuale globale, qasja në tregje të reja dhe ardhja e lehtësuar e turistëve dhe investitorëve janë çelësi për qëndrueshmërinë e turizmit malazez. Janë pikërisht interesat e qarta ekonomike ato që janë arsyeja kryesore pse Mali i Zi vendosi një regjim pa viza me një numër të caktuar vendesh”.
“Në bashkëpunim me BE-në do të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhjet më të mira, të cilat do të kënaqin njëkohësisht interesat tona kombëtare ekonomike dhe detyrimet që kemi në procesin e anëtarësimit në BE”, theksohet në reagimin e qeverisë malazeze.
Këto veprime opozita malazeze i sheh si kërcënim për të ardhmen evropiane të Malit të zi dhe akuzoi partitë në pushtet për shkatërrimin e institucioneve shtetërore të Malit të Zi.
“Prej vitit 2020 partitë në pushtetin e Malit të Zi po bëjnë garë se kush më shumë po i shkatërrojë institucionet dhe sistemin e sigurisë për të parandaluar integrimin evropian të vendit”, tha kryetari i Partisë Demokratike Socialiste në opozitë, Danijel Zhivkoviç.
Në anën tjetër grupi joformal i studentëve “Kamo Sjutra” (“Kah nesër”) njoftoi të mërkuren se ka ngritur padi për shpifje kundër Partisë Demokratike të Malit të Zi dhe zyrtarëve të saj në qeveri. Sipas këtij grupi, zyrtarët qeveritarë nga kjo parti kanë bërë “akuza të pavërteta për lidhje të organizatorëve të protestës studentore me klane kriminale dhe për korrupsion”, duke rrezikuar, sipas tyre drejtpërdrejt këtë grup.
Ata akuzuan Ministrin e Brendshëm, Danilo Sharanoviç për komentet e bëra në shtyp kur u shpreh se “ka të dhëna operacionale për një vlerësim të tillë”, ndonëse sipas studentëve, ai nuk ka dhënë asnjë provë për to. Sipas grupit studentor, akuzat nga zyrtarët politikë ndaj organizatorëve kanë nxitur gjuhën e urrejtjes, kërcënimet dhe fyerjet në rrjetet sociale ndaj tyre.
Protestat e përditshme kanë vazhduar me bllokimin e rrugëve në Podgoricë dhe qytete tjera që nga fillimi i vitit. Studentët po kërkojnë dorëheqjen e drejtuesve të sektorit të sigurisë për masakrën në Cetinë, në të cilën u vranë 13 persona dhe u plagosën tre të tjerë.
Protestat e studentëve po gjejnë mbështetje edhe tek publiku në Mali të Zi, ku shumë banorë shprehen të zemëruar me ato që i konsiderojnë reforma të ngadalshme të policisë, e cila ka mungesë punonjësish dhe fondesh dhe grindjeve burokratike dhe politike brenda qeverisë./ VOA
GJERMANIA- Kancelari gjerman Olaf Scholz, pasi pranoi humbjen në zgjedhjet e sotme, ka thënë se nuk do të marrë pjesë n&eum...
GJERMANIA- Fituesi i zgjedhjeve gjermane, lideri i CDU-së Friedrich Merz, në një debat televiziv, theksoi se prioriteti i tij kryesor &eum...
VATIKAN- Zyra e Vatikanit ka njoftuar se gjendja e Papa Françeskut vazhdon të mbetet kritike. Sipas njoftimit Papa ka shfaqur një p...
GJERMANIA- Rreth 84% e popullsisë gjermane votuan sot për të zgjedhur qeverinë e re. Kjo është pjesëmarrja m&eum...
GJERMANI- Liderja e Alternativës për Gjermaninë, Alice Weidel i është drejtuar mbështetësve të partisë s&eum...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka mirëpritur rezultatet e para që tregojnë favorite CDU/CSU në zgjedhjet në Gjerman...
GJERMANIA- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pranoi humbjen e SPD-së në zgjedhjet federale. “Ky është një rezultat i hidhur ...
GJERMANIA- Aleanca konservatore e Gjermanisë CDU/CSU, e udhëhequr nga Friedrich Merz, i ka fituar zgjedhjet e së dielës me 28.5 – 29...
ROMË-Një avion i American Airlines, që fluturonte nga Nju Jorku në Delhi, u kthye duke fluturuar mbi Detin Kaspik drejt aeroportit Fiumici...
GJERMANI- Gjermania këtë mbrëmje, ndodhet në një moment vendimtar politik, ndërsa zgjedhjet e fundit tregojnë një rrit...