Çarja e tubacionit të ujit, UKT njofton kufizime në disa zona të Tiranës
Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka reaguar në lidhje me çarjen e tubacionit të ujit mëngjesin e kësaj të enjte n&e...
Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka reaguar në lidhje me çarjen e tubacionit të ujit mëngjesin e kësaj të enjte n&e...
Në ditën më të nxehtë të vitit, Tirana u rrethua nga zjarret. Nga Dajti, ku flakët u shfaqën pranë fabrikës ...
Situata e zjarreve në Krujë vijon të jetë alarmante, ndërsa flakët janë afruar pranë banesave dhe rrezikojnë drej...
Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Vodicë në Poliçan, në vendin e quajtur “Çesma e Thatë...
Një situatë e vështirë me zjarret vijon në rrethin e Mallakastrës, ku dhjetëra efektivë zjarrfikës dhe punonj&eum...
Për gazetaren e Top Channel, Rudina Muça, Gjoni shprehet situata ka qenë e vështirë për shkak të terrenit dhe kushteve at...
Situata me zjarrin në Priskën e Madhe vijon të jetë problematike, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe...
Emri i ish-futbollistit Igli Tare del për të dytën herë në dosjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Pas marrjes nën hetim...
Kryetari i PD në Krujë, Aulon Kalaja, ka ngritur alarmin mbi situatën e rënduar nga zjarret, që prej gjashtë ditësh vijojn&...
Banorët e Rrugës Ali Asllani, në zonën Kodër Kamëz (Njësia Bashkiake 11), kanë denoncuar pranë redaksisë s&e...

Analistët e CIA-s shprehën dyshime ndaj administratës së Donald Trump për informacionet e inteligjencës izraelite lidhur me një komplot të dyshuar iranian për vrasjen e presidentit amerikan.
Sipas një raportimi të The Washington Post, ky informacion ishte arsyeja që Trump u largua në mënyrë të fshehtë nga Turqia me një avion ushtarak, pasi ndërroi avion në aeroportin e Ankarasë muajin e kaluar.
Sipas zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarëve amerikanë të cituar nga gazeta, Izraeli kishte informuar CIA-n për kërcënimin, por analistët amerikanë nuk e konsideruan informacionin bindës. Një prej tyre e përshkroi atë si informacion “të ardhur nga Izraeli, jo të gjeneruar nga SHBA-të” dhe me nivel të ulët besueshmërie.
Megjithatë, një tjetër zyrtar tha se Shërbimi Sekret nuk mund të merrte rreziqe, duke theksuar se presidenti kishte përjetuar disa raste të afërta me rrezikun.
“Ata bënë atë që duhej të bënin”, tha ai.
Sipas raportimit, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ishte informuar për kërcënimin, por vendosi të udhëtonte me avionin që dyshohej se mund të ishte në shënjestër, çka mund të tregojë se ai kishte një nivel të caktuar besimi se avioni ishte i sigurt.
Shtëpia e Bardhë nuk komentoi drejtpërdrejt raportimin, ndërsa një zyrtar amerikan tha se Trump ka përballuar “kërcënime të shumta” ndaj jetës së tij, përfshirë edhe nga Irani, dhe se merren të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së presidentit.
Trump ndodhej në Ankara për samitin e NATO-s kur u vendos që të largohej fshehurazi nga Air Force One dhe të hipte në një avion ushtarak. Sipas raportimeve të Wall Street Journal dhe New York Times, inteligjenca amerikane kishte marrë informacion se Irani mund të përdorte raketa tokë-ajër, përfshirë raketa të lëshuara nga krahu, për të goditur avionin presidencial.
Madje, sipas burimeve amerikane, autoritetet iraniane dyshohet se kishin identifikuar vendndodhjen e saktë të Trump në Ankara, deri në katin e hotelit ku qëndronte.
Kërcënimet ndaj Trump vijnë në një kohë kur tensionet SHBA-Iran mbeten të larta. Regjimi iranian ka kërcënuar publikisht me vrasjen e presidentit amerikan që prej vitit 2020, pas eliminimit të gjeneralit iranian Qassem Soleimani nga SHBA-të.
Raportimet e fundit shtojnë një tjetër element në shqetësimet e autoriteteve amerikane për sigurinë e Trump, i cili ka qenë objekt i disa kërcënimeve dhe planeve të dyshuara për atentat.
Një drejtues motori pa tmerrin me sytë e tij kur, ndërsa po lëvizte normalisht në korsinë e duhur në një rrugë prov...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kontroll të plotë mbi Ngushticën strategjike të ...
Polonia është përballur me një prej incidenteve më të mëdha kibernetike të regjistruara në vend, ku të dhë...
SHBA i ka kërkuar Ukrainës të kufizojë sulmet me dronë ndaj cisternave të naftës në Detin e Zi, pranë një term...
Kanë kaluar 16 vjet që kur tre persona u ekzekutuan në të njëjtën ditë në SHBA, por të enjten, tre burra të d&...
Presidenti amerikan Donald Trump i është përgjigjur gazetarëve për mundësinë e kandidimit për një mandat të tr...
Një grua i bëri homazhe qenit të saj “të dashur” XL Bully, pasi ai kafshoi për vdekje babanë e të dashurit të...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për Ngushticën e Hormuzit janë përshkallëzuar sërish, pasi presidenti amerikan...
Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se Rusia do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë nëse ve...
Sa vlen një institucion? Përgjigja për Los Angeles Lakers, një prej skuadrave më ikonike jo vetëm në NBA, por në të...