BOTA

Konflikti me Iranin, 7 arsyet pse SHBA-ja nuk e “fitoi” luftën

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Qershor 2026, 17:50
Konflikti me Iranin, 7 arsyet pse SHBA-ja nuk e “fitoi” luftën

Negociatat në Gjirin Persik kanë mbetur në vendnumëro, ashtu si edhe konflikti. Irani nuk mund të konsiderohet fitues, sepse nuk arriti të dëbojë trupat amerikane nga rreth 20 bazat ushtarake të shpërndara nga Iraku deri në Emiratet e Bashkuara Arabe, një zinxhir fortifikimesh përgjatë rrugëve strategjike të naftës.

Por as Shtetet e Bashkuara nuk mund të shpallin fitore. E njëjta rrugë strategjike vazhdon të kërcënohet nga raketat, dronët dhe mjetet e shpejta detare të Gardës Revolucionare Iraniane (Pasdaranëve). Bazat amerikane kanë pësuar dëme të konsiderueshme dhe vazhdojnë të jenë objekt i sulmeve sporadike. Sipas kësaj analize, ato nuk janë më plotësisht të mbrojtshme.

Objektivat fillestare të SHBA-së rrëzimi i regjimit iranian, neutralizimi i arsenalit raketor dhe shpërbërja e milicive shiite aleate të Teheranit duken tashmë si plane të parealizuara.

Ka të paktën shtatë arsye pse Shtetet e Bashkuara nuk e kanë arritur fitoren e synuar.

1. Vrasja e Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei

Në vend që të shkaktonte kaos dhe përçarje, eliminimi i Ali Khameneit solli një konsolidim të regjimit. Ai gjithashtu legjitimoi procesin e pasardhjes nga djali i tij, Mojtaba Khamenei, një skenar që deri atëherë ishte kundërshtuar nga shumë qarqe politike dhe konsiderohej si një trashëgimi familjare e papranueshme.


2. Vrasja e Ali Larijanit

Ali Larijani ishte një figurë me peshë që kishte mosmarrëveshje të forta me krahun më radikal të establishmentit iranian, të udhëhequr nga Mohammad Bagher Ghalibaf. Pas eliminimit të Larijanit, kundërpeshat e brendshme u dobësuan dhe u krijua një bllok më i unifikuar i linjës së ashpër.

3. Lufta dymbëdhjetëditore e vitit 2025

Efekti i befasisë, mbi të cilin mbështetej strategjia për të destabilizuar regjimin, ishte zbehur ndjeshëm nga konflikti i vitit 2025. Pas atij përballimi, Pasdaranët u përgatitën për një skenar të ri lufte. Urdhri i tyre ishte i qartë: ngushtica e Hormuzit duhej të bllokohej sapo të identifikohej raketa e parë armike. Sipas kësaj analize, pikërisht kështu ndodhi.

4. Besimi se strategjia “Shock and Awe” do të funksiononte

Uashingtoni llogariti se strategjia e goditjeve masive dhe tronditëse, e përdorur kundër regjimit të Saddam Husseinit në Irak, mund të jepte rezultate të ngjashme edhe ndaj Iranit.

Megjithatë, Republika Islamike kishte studiuar për dy dekada rrëzimin e Irakut dhe ishte përgatitur pikërisht për t’u përballur me një model të tillë sulmi.

5. Përdorimi i raketave dhe bombave të kushtueshme për të shkatërruar arsenalin iranian

Për të goditur infrastrukturën raketore iraniane, SHBA-ja përdori raketa dhe bomba planuese me kosto të lartë dhe me ritëm të kufizuar prodhimi. Veçanërisht rezervat e raketave JASSM u reduktuan brenda pak javësh nën nivelet e konsideruara të sigurta.

Kjo e bëri më të vështirë vazhdimin e operacioneve me të njëjtin intensitet.

6. Konsumimi i sistemeve të avancuara mbrojtëse

Për të ndalur kundërpërgjigjet iraniane, SHBA-ja përdori në masë interceptorë të sofistikuar dhe shumë të kushtueshëm.

Sipas vlerësimeve të përmendura në analizë, gjatë 38 ditëve të konfliktit me intensitet të lartë, Pentagoni konsumoi rreth 60 për qind të raketave Patriot dhe më shumë se gjysmën e interceptorëve THAAD. Me ritmet aktuale të prodhimit, rikthimi i këtyre rezervave mund të kërkojë nga një deri në tre vjet.

7. Sulmet ndaj hyrjeve të komplekseve raketore nëntokësore

Një pjesë e madhe e municioneve të avancuara, përfshirë raketat JASSM dhe armë të tjera edhe më të kufizuara në numër, u përdorën për të goditur hyrjet e bazave raketore nëntokësore iraniane.

Megjithatë, sipas analizës, këto sulme prodhuan rezultate të kufizuara. Hyrjet e dëmtuara riparoheshin zakonisht brenda dy ose tre ditësh dhe aktiviteti i lëshimit të raketave rifillonte me ritëm të qëndrueshëm.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?