
Në dy intervista të ndara për ABC News dhe Al Jazeera, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Shtetet e Bashkuara po bëjnë përparim të shpejtë në degradimin e aftësive ushtarake të Iranit dhe Uashingtoni pret të arrijë objektivat e tij “brenda javësh, jo muajsh”. Ai theksoi se udhëheqësi amerikan, Donald Trump, “parapëlqen diplomacinë”.
“Ne do të shkatërrojmë bazën e tyre të industrisë së mbrojtjes, që do të thotë aftësinë e tyre për të prodhuar raketa të reja dhe dronë të rinj në të ardhmen, sepse këta paraqesin kërcënim të madh për rajonin. Ky Iran që shihni tani, ky është Irani në pikën e tij më të dobët”, tha Rubio për ABC News më 30 mars.
“Ne jemi në një ritëm dhe në fakt para planifikimeve”, tha ai, duke shtuar se SHBA-ja “do t’i arrijë të gjitha këto gjëra brenda javësh, e jo brenda muajsh”.
“Besoj që pika e parë që thekson presidenti është që ai parapëlqen diplomacinë”, tha Rubio. “Siç e kam thënë, këto përpjekje janë ende në fazat fillestare. Po përcillen mesazhe të ndërsjella dhe po zhvillohen disa bisedime, përfshirë përmes ndërmjetësve”.
Duke komentuar kërcënimet e Iranit për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit “në mënyrë të përhershme” dhe për të vendosur një sistem pagese, Rubio tha se Uashingtoni nuk do ta lejojë që kjo të ndodhë.
“Jo vetëm që sovraniteti mbi Ngushticën e Hormuzit nuk është i pranueshëm për ne, por nuk do të jetë i pranueshëm as për botën”, tha ai. “Presidenti ka një sërë opsionesh në dispozicion, nëse zgjedh, për të parandaluar që kjo të ndodhë”.
Ai theksoi se sovraniteti i Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit është “i papranueshëm” për SHBA-në.
Ndërkaq, duke folur për Mojtaba Khamenein, udhëheqësin e ri suprem të Iranit, Rubio tha: “Së pari, ne nuk e dimë nëse ai është në pushtet”.
“E di që thonë se ai është në pushtet. Askush nuk e ka parë, askush nuk ka dëgjuar prej tij. Tani është shumë e paqartë. Nuk është fare e qartë se si po merren vendimet brenda Iranit”, i tha Rubio Al Jazeeras më 30 mars.
Duke u përgjigjur për një pyetje nëse beson se vendet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s e tradhtuan Shtetet e Bashkuara në këtë moment kritik, për shkak se disa vende evropiane refuzuan të mbështesin konfliktin me Iranin, Rubio tha se “ishte shumë zhgënjyese”.
“Pa SHBA-në nuk ka NATO”, paralajmëroi ai aleatët evropianë, duke shtuar se “nëse ne vendosim nesër që do të tërheqim trupat nga Evropa, ky do të ishte fundi i NATO-s. Ata e dinë këtë”, tha Rubio.
Teksa lufta e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, që ka nisur më 28 shkurt, po vazhdon, Teherani një ditë më parë tha se ka pranuar, e ka shqyrtuar dhe e ka refuzuar planin amerikan për paqe prej 15 pikash, që iu dërgua Republikës Islamike përmes ndërmjetësve pakistanezë.
Irani e ka quajtur planin “jorealist, të palogjikshëm dhe të tepruar”, teksa ka kryer sulme të reja me dronë dhe raketa kundër Izraelit.
Trump ka vendosur afat deri më 6 prill që Irani të hapë Ngushticën e Hormuzit dhe të pranojë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës ose do të përballet me sulme amerikane ndaj centraleve energjetike.
Më 29 mars, Trump lavdëroi përparimet në bisedimet me Iranin, duke thënë se ato po zhvilloheshin drejtpërdrejt dhe tërthorazi me udhëheqës “të arsyeshëm” dhe theksoi se Teherani po hapte pjesërisht Ngushticën e Hormuzit, rrugën ujore përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e furnizimeve botërore të naftës dhe gazit natyror.
Por ,ai ende nuk ka dhënë detaje për atë që e quajti bisedime të drejtpërdrejta me Iranin, udhëheqësit e të cilit mohojnë se po zhvillohen negociata./REL
Artikuj te sugjeruar
BOTA
31 Mars11:17
Skandali ‘Epstein’ vjen në ekran, serial i ri televiziv me Laura Dern në rolin kryesor
Historia e bujshme e Jeffrey Epstein do të sjellë së shpejti një adaptim televiziv, përmes një mini-seriali të ri të b...
BOTA
31 Mars11:13
Kriza globale e energjisë, Putin zgjat kontratën e gazit me Serbinë
Presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord të zgjasë kontratën e furnizimit me gaz për Serbinë, mes përkeqësimi...
BOTA
31 Mars10:59
U shiti myslimanëve mish derri duke mashtruar se ishte viçi, zbulohet pas tre vitesh hileja e kasapit
Në Zyrih të Zvicrës, një kasap me origjinë pakistaneze ka shitur rreth 3.1 ton mish derri duke e etiketuar si mish viçi &ldquo...
BOTA
31 Mars10:20
Me kamion drejt Britanisë, kapen dy ‘gangsterët’ shqiptarë, si u pikasën nga policia
Dy shtetas shqiptarë të dyshuar si të përfshirë në botën e krimit janë arrestuar nga policia franceze në Calais, ...
Nga Xhuljan Ferzaj
BOTA
31 Mars09:37
BBC: Si arriti Pakistani të fitonte besimin e Trump për tu bërë ndërmjetës në luftën me Iranin?
Roli i Pakistanit si ndërmjetës në këtë konflikt i zuri shumë njerëz në befasi, shkruan BBC, raporton Piranja News.
K...
BOTA
31 Mars09:08
Rubio: Ngushtica e Hormuzit do të hapet ose me pëlqimin e Iranit ose me një aleancë ushtarake ndërkombëtare
Shtetet e Bashkuara preferojnë të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre me Iranin në mënyrë paqësore, por duhet të jenë...
BOTA
31 Mars08:37
Associated Press: Aleatët e Trump në Gjirin Persik po e nxisin që të vazhdojë luftën derisa Irani të “kapitullojë”
Aleatët e SHBA-së në Gjirin Persik, të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, po i kërkojnë Donald Tr...
BOTA
31 Mars08:31
Parlamenti izraelit miraton dënimin me vdekje për terroristët, de facto preken vetëm palestinezët
Megjithë apelet e aktivistëve të drejtave të njeriut dhe të disa ministrave të Jashtëm evropianë, Kneseti miratoi nj&e...
BOTA
31 Mars08:14
Netanyahu: Lufta me Iranin ka shkuar përtej mundësive! Nuk ka datë përfundimi
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shmangur dhënien e një afati konkret për përfundimin e konfliktit me Iran, duke deklaruar ...
BOTA
31 Mars08:09
NATO përgënjeshtron Rusinë për militarizimin e Ballkanit Perëndimor! Çfarë përfshin Marrëveshja për kontrollin e armëve?
Teksa Moska pretendon se Aleanca ushtarake perëndimore po militarizon Ballkanin Perëndimor me qëllim përballjen me Rusinë dhe se Per&...