“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...

KOSOVË-Për shkak të mungesës së kuorumit, të enjten u shty seanca e parlamentit të Kosovës në të cilën pritej diskutimi në lexim të dytë i projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave, që ka nxitur shqetësime e reagime të opozitës, Bashkimit Evropian dhe shoqërisë civile në Kosovë.
Ky projektligj, mes tjerash, parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre nga Komisioni i Pavarur i Mediave dhe dënime me gjoba të rënda për mediat që kryejnë shkelje ligjore.
Projekligji i cili u miratua në lexim të parë në muajin mars iu nënshtrua një vlerësimi të Bashkimit Evropian i cili kërkoi mes tjerash qartësimin e kërkesave për licencim dhe regjistrim të medieve në përputhje me standardet evropiane dhe vendosjen e qartësimin e sanksioneve dhe gjobave ndaj medieve.
Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë shprehu keqardhjen që në projektligj nuk janë përfshirë komentet e bllokut, që, siç thuhet, synojnë përmirësimin dhe sigurimin e pajtueshmërisë me standardet dhe praktikat më të mira evropiane. Opozita bojkotoi seancën e sotme pasi pushteti nuk i mori parasysh kërkesën për heqjen e projektligjit nga rendi i ditës dhe rishqyrtimin e tij.
“Nëse ne synojmë integrimin në Bashkimin Evropian, nëse ne synojmë në organizata tjera ndërkombëtare dhe në anën tjetër sjellim ligje në kundërshtim me atë që e thotë Bashkimi Evropian atëherë mazhoranccë ku po e çoni Kosovën”, tha Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës kërkoi një diskutim të të gjitha partive siç tha në një frymë të përbashkët për të gjetur zgjidhje që trajton shqetësimet e opozitës dhe Bashkimit Evropian.
“Ju thoni që kemi bashkërendim me Bashkimin Evropian në anën tjetër kemi reagim zyrtar nga zyra e BE-së në Prishtinë kundër këtij projektligji. Pra cenimi i lirisë së mediave në vendin tonë është një goditjet më të mëdha që mund t’i bëhet agjendës sonë evropiane por edhe zhvillimit tonë të brendshëm si shoqëri”, tha zoti Tahiri.
Kryesuesi i Komisionit parlamentar për media nga radhët e partisë në pushtet Valon Ramadani, tha se në projektligj janë përfshirë të gjitha rekomandimet përfshirë ato të shoqërisë civile.
“Nuk është e vërtetë që me këtë projektligj cenohet pavarësia e mediave, absolutisht nuk ka cenim të pavarësisë se mediave, ka përafrim të direktivës së Bashkimit Evropian e cila është e vitit 2018 e ne ligjin në fuqi të KPM-së e kemi nga viti 2012. Pra janë shumë me rëndësi këto përafrime të standardizimit te çështjet janë shumë të ndjeshme dhe komplekse sidomos te çështja e mediave”, tha zoti Ramadani.
Qeveria e ka cilësuar projektligjin si një reformë të nevojshme në fushën e medias.
Por, Xhemajl Rexha nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, tha të enjten se projektligji paraqet një përpjekje për të ushtruar kontroll ndaj medias online.
“Kjo është përpjekja më serioze e kësaj qeverie për të goditur mediat, pra për të ngushtuar pluralitetin medial në Kosovë por që do të ketë pasoja afatgjate. Thirrja jonë është që projektligji të tërhiqet dhe të mos miratohet në lexim të dytë dhe që qeveria e Kosovës, lëvizja Vetëvendosje, të marrë parasysh të gjitha vërejtjet që janë dhënë”, tha zoti Rexha.
“Projektligji për KPM-në është ligji më thelbësor dhe si i tillë është dashtë të draftohet me një ndjeshmëri më të lartë për shkak se pasojat e një ligji të keq do të kenë ndikim në pluralizmin e mediave”, tha Flutura Kusari, juriste e medias.
Media online në Kosovë aktualisht vet rregullohet nëpërmjet Këshillit të Mediave të Shkruara duke u mbështetur në Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës./VOA
Radev BULLGARI- Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, nuk do të udhëheqë apo të jetë pjesëmarrës në delegacion...
Takimi BRUKSEL- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar marrëveshje të sigurisë me Bashkimin Evropian, Estoninë dhe...
SERBI- Pas fjalimeve të delegacioneve nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnje e Herzegovina deputetët e Serbisë, të udhëhequra nga z&eu...
TURQI- Dy britanikë shikonin të tmerruar teksa një balonë gjigante e mbushur me turistë u përplas në shkëmbinjtë ...
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump nuk ka njoftuar ende se kush do të jetë kandidati për postin e nënpresidentit në zgjedhjet e kë...
Zveçla KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka publikuar pamjet nga gjetja e kamerave t&e...
SLLOVAKI- Një tren që udhëtonte nga kryeqyteti çek i Pragës për në kryeqytetin hungarez të Budapestit u përplas...
ESTONI- Kryeministrja estoneze Kaja Kallas tha se anëtarësimi i Ukrainës në aleancë është detyrë e të gjitha vend...
Foto ilustruese BOLIVI- Gjendja në Bolivi sot është e qetë pas arrestimit të ish Komandantit të përgjithshëm të...
Kamerat KOSOVË- Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI), tha se ka identifikuar ...