Telashe të tjera për Ron Yeffet, kërkohet hapja e llogarive të tij bankare në SHBA
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...

Me temperaturat që po rriten ndjeshëm në mbarë Europën, drejtori rajonal i OBSH-së për Europën, Hans Kluge, u ka bërë thirrje qeverive ta njohin vapën ekstreme si një krizë shëndetësore dhe të forcojnë gatishmërinë e sistemeve shëndetësore.
Vala e të nxehtit, e cila ka marrë mijëra jetë në mbarë Europën, ka nxjerrë në pah nevojën që sistemet shëndetësore të përgatiten më mirë për temperaturat ekstreme.
Ndërsa temperaturat kanë kaluar 40°C në disa pjesë të kontinentit, numri i thirrjeve për urgjencë është rritur, spitalet kanë trajtuar më shumë pacientë me sëmundje të lidhura me të nxehtin, ndërsa të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike janë përballur me rreziqe më të larta.
“Njiheni vapën ekstreme si një krizë shëndetësore dhe veproni përpara se temperaturat të arrijnë kulmin”, shkroi Kluge në një postim në X.
“Përgatitja për të përballuar vapën duhet të jetë operative: të lirohen shtretërit, të mbrohen pacientët me rrezik të lartë, të sigurohen ambiente të freskëta, të kontrollohen burimet rezervë të energjisë elektrike dhe të mbështeten punonjësit e shëndetësisë”, shtoi ai.
Vapa ka vënë tashmë nën presion shërbimet shëndetësore në disa vende. Në Francë, repartet e urgjencës kanë raportuar një rritje katërfish të rasteve të lidhura me vapën, si goditja nga vapa, dehidratimi dhe hiponatremia.
Në Mbretërinë e Bashkuar, Shërbimi i Ambulancës së Londrës tha se vapa ekstreme kontribuoi në ditën më të ngarkuar në historinë e tij, duke iu përgjigjur 8,869 thirrjeve të urgjencës të premten e kaluar.
Disa spitale të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor britanik (NHS) shpallën gjithashtu gjendje kritike pasi defektet në sistemet e ftohjes penguan funksionimin e pajisjeve mjekësore, sallave të operacionit dhe pavijoneve, duke shtuar presionin mbi shërbimet që tashmë po përballeshin me raste të goditjes nga vapa, dehidratimit dhe pacientëve të moshuar në gjendje delikate./Monitor.al
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën më 24 qershor ka arritur në 1,943 të vdekur, nd...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar forcat e armatosura izraelite të shkatërrojnë plotësisht infrastrukturë...
Kur Komisioni Evropian paraqiti te vendet anëtare propozimet e tij për paketën e re të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusis&e...
Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhë...
Kina i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Iranit që të ruajnë vrullin e bisedimeve dhe dialogut, duke theksuar se “bi...
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur se shtetet mund të ndalojnë gratë transgjinore të garojnë në ekipet sport...
Një ulje emergjente në Palma de Mallorca detyroi një nga aeroportet më të ngarkuara të Evropës gjatë muajve të ver&...
Një nxënës shkolle pothuajse humbi këmbën pasi e preu duke u hedhur në një liqen dhe më pas u infektua me një s&e...
Një djalë 3-vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat e një ndërtese në Karakas, 6 ditë pasi dy tërmete shkatë...
"Vajza, ka ardhur ora e seksit"; "Largohu, ajo është radha e atyre që kanë gjoks, ndërsa ti nuk ke"; "Je shëndoshur". Këto ja...