Shtyhet sërish gjyqi Meta-Kryemadhi
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
SUEDI- Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, tha se është i hapur që të lejojë dislokimin e armëve bërthamore në tokën suedeze në kohë lufte, teksa kritikët i kanë bërë thirrje anëtares së re të NATO-s që të ndalojë një dislokim të tillë.
Parlamenti i Suedisë pritet që në qershor të votojë për Marrëveshjen për bashkëpunim të mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara, që do t’i mundësojë Uashingtonit qasje në bazat ushtarake në Suedi dhe do të lejojë ruajtjen e pajisjeve ushtarake dhe armëve në shtetin skandinav. Suedia iu bashkua aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s në mars të këtij viti.
Në javët e fundit janë rritur thirrjet nga Shoqata suedeze për Paqe dhe Arbitrazhit dhe të tjerë, që Qeveria të përfshijë në Marrëveshjen për bashkëpunim të mbrojtjes me SHBA-në se Suedia nuk do të lejojë armë bërthamore në tokën e saj.
Qeveria suedeze vazhdimisht ka insistuar se nuk ka nevojë që ta ketë në këtë shkruar këtë ndalesë, duke u thirrur “në konsensusin e gjerë” në Suedi sa i përket armëve bërthamore, por edhe në vendimet e Parlamentit që ndalon armët bërthamore në Suedi edhe në kohë paqeje. Por, Kristersson tha të hënën se kur bëhet fjalë për kohë lufte, është diçka tjetër.
“Lufta është një çështje krejt tjetër, do të varej krejtësisht nga çfarë do të ndodhte”, tha ai për radion publike suedeze.
“Në skenarin më të keq, shtetet demokratike në pjesën tonë të botës duhet të jenë në gjendje të mbrojnë veten kundër shteteve që na kërcënojnë ne me armë bërthamore”.
Ai insistoi se çdo vendim për dislokimin e armëve bërthamore në Suedi do të merret nga Suedia, e jo SHBA-ja.
“Suedia vendos për territorin suedez”, tha ai. Por, ai theksoi se “i gjithë qëllimi i anëtarësimit tonë në NATO dhe i mbrojtjes sonë është që të sigurohemi që të mos kemi një situatë të tillë”. Nëse Ukraina do të ishte anëtare e NATO-s, “nuk do të sulmohej nga Rusia”, tha ai.
Partia Social Demokrate e Suedisë, që ishte në pushtet kur Suedia aplikoi për anëtarësim në NATO në maj të vitit 2022, atëbotë deklaroi se do të punonte për të shprehur “rezervat tona kundër dislokimit të armëve bërthamore dhe bazave të përhershme në territorin suedez”.
Shtetet fqinje nordike, Danimarka dhe Norvegjia që janë anëtare të NATO-s, kanë refuzuar që të lejojnë shtetet e huaja të kenë baza të përhershme ushtarake në territoret e tyre apo të dislokojnë armë bërthamore në kohë paqeje.
Marrë nga REL
Dinari KOSOVË- Duke nisur nga sot, euro do të jetë valuta e vetme për transaksione në Kosovë, pasi periudha tranzitore e...
Vuçiç SERBI- Profesori në pension i Fakultetit Filozofik të Nishit, Drashko Bjelica është shprehur së fundmi se pres...
Kurti KOSOVË- Plani 10-pikësh i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për zbatimin e Rregullores për Operacione me Para t&eum...
Sergei Lavrov MOSKË- Ministri në detyrë i Jashtëm rus Sergei Lavrov, deklaroi sot se nëse Perëndimi dëshiron të...
Vjosa Osmani KOSOVË - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar këtë të hënë 25-vjetorin e Masakrës s&e...
Foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT- Pas zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut qeveria e re do të marrë në dorë situa...
Foto ilustruese KOSOVA- Komuna e Dragashit javën e kaluar ka bërë kërkesë që procesi i regjistrimit të popullsisë &...
Përmbytjet INDONEZI- Ekipet e shpëtimit gjetën më shumë trupa të hënën pas përmbytjeve në ishullin ...
Buenos Aires BUENOS AIRES - Aktivistët e komuniteti LGBTI+ kanë reaguar ashpër pas vrasjes së tre grave fundjavën e kaluar n&...
Protesta GJEROGJIA- Policia gjeorgjiane përdori forcë mëngjesin e 13 majit për të shpërndarë mijëra protestues q&eu...